‘Gabimet’ e opozitës përballë ‘fuqisë’ së qeverisë?

‘Gabimet’ e opozitës përballë ‘fuqisë’ së qeverisë?

Nga Doan Gjyzeli - 22/12/2019

E vështirë t’i përgjigjesh sot pyetjes: Përse kjo opozitë nuk e mund, nuk e rrëzon dot një qeveri kaq të kontestuar? Ideja për të sulmuar opozitën si të paaftë, në pamje të parë, ngjan me një lajm pozitiv për një shoqëri demokratike, pasi një shqetësim i tillë lidhet me shqetësimet e qytetarëve për të parë një forcë që i jep shpresë për një qeveri më të mirë në të ardhmen. Megjithatë, kur kthen kokën pas dhe numëron akuzat e opozitës ndaj kësaj qeverie, të cilat koha i ka vërtetuar, si për të inkriminuarit, drogën, blerjen e votave apo korrupsionin masiv, sheh se opozita i ka thënë të vërtetat që kanë ndodhur në këto gjashtë vjet qeverisjeje të Ramës.

Por, atëherë, çfarë kërkojnë qytetarët më shumë nga një opozitë: një opozitë që denoncon krimin dhe korrupsionin, apo një opozitë që ndërton alternativa? Ndoshta duhen koordinuar të dyja qëndrimet. Opozita e sotme, pavarësisht se ka deklaruar se me ardhjen e saj ne pushtet do të ketë ndryshime në ekonomi me anullimin e PPP-ve, me rritjen e pensioneve dhe asistencës, me zvogëlimin e kabinetit qeverisës dhe uljen e normës së tatim-fitimit dhe taksave të tjera, sërish ajo është gjendur sërish nën disa akuza se është e paaftë të largojë nga skena një qeveri të korruptuar. E çuditshme është se një pjesë të këtyre akuzave i ka dirigjuar mazhoranca, madje vetë Rama, i cili nuk e ka patur problem të mbjellë në publik një shprehje reklamash që dikur e kishin një firme moblijesh: “ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk keni parë!”. Pra, thënë hapur, kryeministri, që ka shuar thuajse çdo institucion tjetër, duke e identifikuar veten me legjislativin, me ekzekutivin, me gjyqësorin, madje edhe me vetë median, nuk e ka më problem të paraqitet si njëri që “gabon, por gjithnjë më pak se ata që mund të vijnë në pushtet!”.

Të thuash se opozitën aktuale e kanë ndëshkuar qytetarët për shkak të bojkotimit që i bëri Kuvendit, do të duhej të besonim sërish se vetëdija qytetare në Shqipëri është në atë pikë sa nuk lejon devijimin e demokracisë e as braktisjen e institucioneve. Mirëpo, nëse do të ishte kështu, bashkë me opozitën, do të duhej të ishte ndëshkuar edhe kryeministri, i cili ka pushtuar çdo institucion, duke degraduar çdo marrëdhënie të qytetarëve me institucionet, duke lënë vendin pa institucionet e drejtësisë, ç’ka i hap rrugën një gjysmë-diktature, pasi ai është kryeministri, kryeshërbëtori, mekaniku, kryemamia, inxhinieri, falësi, ndëshkuesi, kryebamirësi, gjyqtari, etj., etj. Domethënë, të gjithë gabojnë, përveç tij!!!

Por në një shoqëri, kur për zullumet e qeverisë fajësohet paaftësia e opozitës dhe nuk ka asnjë reagim popullor të qartë për shkeljet e dinjitetit, të ligjit, të pronës dhe ku kryeministri e konsideron alternativë normale braktisjen e atdheut, do të thotë se kemi të bëjmë vetëm me një dirigjim politik qëmundohet t’i orientojë njerëzit në zemërim. Po pse në zemërim? Sepse në zemërim njerëzit flasim nën pushtetin emocional, ç’ka i bën ata të besojnë se fajtori nuk është ai që bën të keqen (sepse ai nuk bën dot ndryshe dhe nuk fshihet prej kësaj), por ai apo ata që nuk mund të largojnë të keqen nga skena. 

Gazetari italian Giorgio Gandola, editor i gazetës “La Verità”, shprehej në një shkrim të tij mbi “shoqëritë e gënjeshtërta” se kolona zanore e shumë qeverive është mbështetja te zëri ulëritës i turmës, dhe për këtë kolonë zanore përdoren shumë “gazetarë të improvizuar” të cilët mbajnë lart këtë frymë të “denoncimit të atyre që mund të jenë alternativë”. Nuk ka gjykime për qeverinë, por alternativa e vetme është: Përse nuk duhet votuar kundërshtari që është i dobët!

Ndodh që shumë nga ata që debatojnë sot në emisione politike, ta nisin argumentimin me një kërkesë logjike se “në një vend ku mbiu gjysma e popullsisë kërkon të largohet, qeveria duhet të ikë sa më parë nga skena”. Por menjhëehre pas këtij argumenti ndërhyjnë “gazetarët e improvizuar”, të cilët “shqetësohen” për një problem me tepër rëndësi: Po kush do të vijë pastaj? Më pas i gjithë debati e kalon fokusin te gabimet e opozitës, duke i faturuar gjithçka të së shkuarës, pavarësisht se ka gjashtë vite që opozita nuk ka asgjë në dorë, ndërkohë që në pjesën më të madhe të këtij viti Rama ka patur në dispozicion edhe kartona të shumë prej atyre që hynë nga listat e opozitës dhe u bënë më të flaktët e projekteve të mazhorancës, me shumë pak përjashjtime.

Por a ka gabime opozita? Padyshim që nëse i hyn analizës, mund t’i numërosh gabime. Së pari, vendimi i papeshuar i lënies së mandatave, jo për faktin se lanë atë sallë, por më shumë për faktin se nuk parashikuan tradhëtinë e pasuesve në lista, me njerëz anonimë, që nuk shfaqin asnjë turp e aq më pak përgjegjësi ne atë që flasin apo votojnë. Madje duketsikur krenohen edhe me injorancën e tyre kur flasin në podiumin e Kuvendit. Ka ndodhur që jo pak kanë qeshur me performancën e tyre, duke harruar se këto të qeshura nuk janë për ta, por për liderët e opozitës që nuk e kishin llogaritur se listat nuk bëhen me numra, por me individë dinjitozë(Imagjinoni pak sikur të fitonte pushtetin opozita e sotme, ku pjesa më e madhe e tyre, në listën jofituese, do të ishin drejtues institucionesh!!!).

Një tjetër fakt më i rëndësishëm se listat e ikura, është mungesa e sotme e guximit nga opozita për të paraqitur një ekip që nesër do të udhëheqë qeverisjen, pra një ekip që do të debatojë sot me këdo përfaqësues të qeverisë, e që nuk mbart me vete gjynahet e së shkuarës. Qytetarët kanë jo vetëm nevojë por edhe të drejtë të njohin personalisht ata që nesër do t’i drejtojnë, që ta bëjnë më qartë dallimin.

Por, sado ne të gjejmë gabime te opozita, asgjë nuk mund ta justifikojë këtë dyndje të madhe publike për t’i kërkuar llogari opozitës. Aq më pak kanë të drejtë ata që në kurriz të PD-së u bënë dikur zyrtarë (e me pas edhe ish zyrtarë të pasur e me prona), pasi kushdo që ka qenë pjesë e asaj qeverisjeje, që së paku ka heshtur për korrupsionin e asaj kohe, duhet të mbyllë gojën dhe të heqë dorë nga të qenurit moralizuesi i së nesërmes politike. Ne si shoqëri duhet të mësojmë të kthejmë sytë nga qeveria, t’i kërkojmë asaj llogari, e jo të bëhemi pjesë e ankthit publik e të ushqehemi me spektaklin e një njeriu që kërkon të shesë modën e tij si pjesë të kënaqësisë së gjithë shoqërisë. Ky ankth publik, që shpesh merret me qillotat apo bautat e kryeministrit, veçe ushqen spektaklin që i nevojitet Ramës për të hutuar publikun, ndërkohë që jeta jonë vetëm sa shënon rrokullima gjithnjë e më të mëdha, mbi të gjithë te dëshira për ta projektuar jetën këtu, në këtë vend. 

Sindroma e kritikave ndaj opozitës, që ushqen dhe ushqehet nga qeveria, ka rrokur prej kohësh shumë nga ata që ndërtojnë opinione, të cilët janë bërë pjesë e shoqërisë së gënjeshtërt, jo me lajme të rreme, por me krijimin e ankthit përmes dyshimit për ata që mund të vijnë nesër në pushtet. “Mendjet e një gjenerate të tërë janë deformuar nga televizioni, duke e transformuar publikun në një tribù që beson vetëm në atë që i pëshpëritet në vesh”, thoshte shumë vite më parë profesori i komunikimit Marshall McLuhan. Ai parashikoi një demokraci iluzive të turmës, që komenton dhe nuk arrin kurrë në thelbin e asaj që duhet të kundërshtojë realisht, pasi qeveria i jep idenë se zëri i turmës dëgjohet. Një gënjeshtër që në Shqipëri ndoshta rrok një nga kulmet më të mëdha, përmes një kryeministri që qëllimin e vetëm ka të mashtrojë dhe të tallet me popullin e tij. Ahengu i ankthit është në kulm, ndaj klithma jonë për ta përballur duhet të jetë jo thjesht e madhe, por mbi të gjitha e vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jak NDOCI24/12/2019 13:39

"AJO" ME super trondite:Duke te lexuar TY kujtoj " kurven" bregu budallaqen topalli shkerdhaten patosi etj etj.. Per te shpjeguar arsyet lipset nje roman i tere por i bindur qe ju i kuptoni te tera madje dhe me tej Ju duhet te jeni njera nga ato qe meritojne ish vendin e tyre Te gjitha analizat e komentusve jane te sakta Por te gjith bashke eperkehdelni OPOZITEN;;;E djathta ku bejme pjese dhe NE KA SEMUNDJE me teTHELLE QE ti trajtoj ato lipset nje roman;;;KRYSORJA ne nuk kemi gjetur vetveten Nese ed rama eshte psikopat kuptoje ti moter e idealeve se ba,,, eshte i POSHTER Ndersa berisha eshte themel i kesaj monstre,,,berisha pas dhjet vjetesh do te thote se dhe me ba,,, kam gabuar. E kupton "ajo" qe kemi kaq fushe per te levruar saqe duhet nje roman !
dua te shohe me shume te shkruash !
Jak Ndoci

E verteta23/12/2019 00:37

Thojeni troc ne shqiptaret nuk jemi fort te zgjuar. Shihni historine tone si komb. Ishim te fundit qe u pavaresuam nga otomanet me sakte nuk po e braktismin anijen qe po mbytej shko me tej me 50 vjet komunizem ku per te ardhur kaq por duhet pranuar vetem ata qe u burgosen ishin kunder kujtoni vdekjen e kryekatilit te kuq Po vertet me vin keq por ata qe thone se shqiptaret nuk jane ne gjendje te bejne shtet Kane te drejte

Ajo22/12/2019 18:52

Z. Gjyzeli,
Ne analizen tuaj mundoheni te na mbushni mendjen se ata qe jane kritike ndaj opozites jane ne sherbim te Rames, ju rendisni si te tille gazetare te blere nga Rama apo pjese te administrates shteterore, apo ish funksionare te larte te PD qe “ kane rene nga fiku”. Ju gjithashtu pretendoni se te tjeret jane thjesht plebej qe ju eshte shpelare truri nga propoganda e qeverise. Gaboheni rende! Ka edhe nje kategori tjeter. Une personalisht, por besoj edhe shume te tjere si une, nuk hyj fare ne asnje nga kategorite e siper permendura.
Une jam nje qytetare ( qe prej me shume se nje dekade nuk jetoj ne Shqiperi) e shkolluar, pra e afte te ndaj propoganden nga realiteti, e pa parti, por votuese e PD sepse jam me pikepamje te djathta dhe tejet dyshuese ndaj politikave te majta, atdhetare ne kuptimin qe do pranoja ate force politike qe do sillte perparimin e vendit, pavaresisht nese ideologjia e saj perputhet me timenapo jo dhe mbi te gjitha kritikuese e asaj force politike qe preferoj nese shoh se ajo ne strategjine e saj po gabon, apo aksionet dhe mos aksionet e saj sjellin pasojate renda per vendin dhe popullin dhe do te duheshin ndoshta dekada te riparoheshin.
Por ky popull boll ka pritur dhe humbur kohe! Te
Te kritikosh PD, e cila qe prej 8 Qershorit 2019, jo vetem qe nuk ka perparuar ne aksionin e saj politik, por ka humbur shume terren, nuk do te thote se kerkon ti zgjatesh jeten sundimit te Rames me arsyetimin se nuk ka me te mire se ai. Perkundrazi, mefshtesia e PD ( kishte momentin ideal te cilin e la ti shpetonte nga duart!) ne si qytetare te angazhuar, por jo militante fanatike te PD, na tmerron se vendi do mbetet ne duart e nje sharlatani i cili jo vetem shkaterroi endrren e miliona shqiptareve per tu bere pjese e Europes, por me keq akoma shkaterroi te ardhmen e shqiptareve kudo ne Ballkan. Rama i ka sjelle nje dem kaq te madh Kosoves, saqe une nuk jam e sigurt nese ndonjehere do te riparohet apo jo, qofte edhe sikur te zhdukim SOT Ramen nga vendimmarrja politike.
Ju zoteri, shume cektesisht pranoni se opozita ka gabuar, por nuk jepni asnje rruge se si ajo do te rikuperoje gabimet e saj. Mos u merrni me kritiket dashamire. Me mire tregoni konkretisht se cfare do beni, se me demaskime dhe pamflete Facebook-u Ramen dhe ramaistet do ti kemi ende mbi krye sot e mot!

t22/12/2019 11:43

Kush deklaroi qe ruçi nuk behet kryetar kuvendi pa kaluar me pare ne trupim tim?
Kush deklaroi se xhafa nuk behet min.i brend.po nuk kaloi mbi trupin tim?
Kush i ngriti njerezit me mijera e mijera ne proteste nga shkurti deri ne korrik duke deklaru se rama ka rënë,rama ra
dhe rames nuk i hyri gjemb ne kembe e jo me te rrezohej nga pushteti?
Nqs basha e berisha paskan qene miop per pasojat e lenies se mandateve,po ata juriste qe ka pd edhe ata miope ishin qe nuk
parashikuan opozitaret e rinj qe i zevendesuan?
Çfare gabimesh ka pranuar basha dhe i ka riparuar?
Ka plot gabime te tjera qe rendojne mbi bashen te cilat kane bere qe ai mos te shihet si i besueshem .
Pse ka dale nevoja qe berisha,megjithese edhe ai ka plot mekate,te kthehet ne krye te pd?Pse megjithe kete zhgenjim total nga kjo qeverisje antipopullore,basha e pd nuk po e rrisin besimin ne popull si elite qe do beje kthesen,por perkundrazi sikur po shtojne dozen e zhgenjimit per permbysjen e kesaj qeverisje skëterrë.Fatkeqesia natyrore,termeti,e shtoi akoma me shume kete zhgenjim.
Jemi ne kaos total dhe njerzve u duhet kthyer shpresa,por jo me menyren si ka vepruar lidershipi i pd.
Protesta e banoreve te unazes qe mund te ishte piknisja e nje revolte popullore,u tradhtua nga pd.
pd

asgje ne kembe

Askushi22/12/2019 11:23

Kam friken qe Opozita e Bashes, bene lojen e Rames.
Mendoj se pavarsisht se munde te mos kemi besim tek opozita, nje qeverri e korruptuar, mafjoze, anti shqiptare, narkotike atj, duhet rrezuar. Edhe nese opozita vjene ne pushtet dhe edhte e paafte, duhet rrezuar, e keshtu shpejt do te kemi forca politike me serioze e me te besueshme.

Shto koment

Denonco