Edi Rama, Geron Xhafa dhe Ligji i Shpifjes

Edi Rama, Geron Xhafa dhe Ligji i Shpifjes

Nga Erl Kodra - 19/12/2019

Kur Geron Xhafa, vëllai i ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, u kap gafil në një regjistrim audio, duke kryer trafik ndërkomëtar droge, Kryeministri Edi Rama mashtronte publikisht se ai kishte bërë analizën e zërit të Geron Xhafës, dhe se kjo ishte një shpifje e ulët e Partisë Demokratike.

Unë kam prova se Kryeministri Edi Rama ka mashtruar publikisht, dhe ka kryer një shpifje të ulët kundër gazetarit Jermir Olldashi, kundër shtetasit Albert Veliu, kundër ish deputetit Ervin Salianji, dhe kundër Partisë Demokratike. Edi Rama mashtroi publikisht të gjithë opinionin publik, duke marrë në mbrojtje një trafikant të mirënjohur droge, duke kryer kështu, me vetëdije të plotë, qëllimisht, një krim kundër interesave të sigurisë kombëtare.

Zhvillimet e mëvonshme për këtë çeshtje që tronditi opinionin publik tregojnë qartë se Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë kurrfarë ekspertize të zërit, në asnjë labarator në planetin Tokë. Në të vërtetë, për koiçidencë, këto ditë po zhvillohet finalja e kësaj historie turpi të shtetit shqiptar, me një farsë ligjore që po zhvillohet në Gjykatë, me dëshmitarë të sajuar me urdhër të Kryeministrit. Kjo histori e ka ndyrë përfundimisht të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit si SHISH dhe dhe Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Gjykatat.

Në të vërtetë, kjo histori është turpi dhe faqja e zezë e shqiptarëve, dhe jo vetëm.

E solla rastin me Geron Xhafën, si shembulli më tipik i turpit tonë. Fakte të tjera, të jashtëzakonshme, që nuk mund t'i rrokë arsyeja njerëzore, gjenden në zyrat e Shtetit Shqiptar. Krimet e Edi Ramës kundër jetës, interesave dhe pasurisë së shtetasëve shqiptarë janë evidente.

Në të vërtetë, kjo është vetëm maja e krimeve direkte dhe indirekte që ka kryer ky Kryeministër kundër interesave kombëtare. Nuk ka fushë të veprimtarisë njerëzore që ky individ nuk ka kryer nga një ose disa krime, direkte dhe indirekte, me mjete dhe forma që dënohen nga Kodi Penal i Republikës.

Megjithatë, Edi Rama po "qeveris" për shtatë palë qejfe.

Sepse jemi një popull frikacak, nursëz dhe pa dinjitet.

Në të vërtetë, Edi Rama është turpi ynë, faqja jonë e zezë. Sepse, Edi Rama është njëkohësisht gjithçka tjetër çka atij ia ka ënda dhe i pëlqen të jetë.

Tashmë është tepër vonë, sepse, në këto rrethana, Edi Ramën nuk mund t'a shkulësh me mjete demokratike. Madje, Edi Rama nuk shkulet edhe me mjete pak më të ashpra, domethënë me protesta të fuqishme demokratike.

Tashmë Edi Rama mund të shkulet vetëm me kryengritje. Madje të armatosur.

Sot Edi Rama do t'ua presë koqet edhe nëse guxoni të bëni atë që bëri Babalja. Me ligjin e shpifjes që po miraton sot.

Sinqerisht, më vjen turp që jam shtetas shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Krist06/06/2020 22:44

Asnjehere dhe per asgje,nuk eshte vone,pra kurre nuk eshte vone,per te korrigjuar fillimisht vehten tende,e pastaj dhe shoqerine,Por duhet t'a dini,se" gozhda,nxirret,vetem me gozhde" dhe mos e harroni,dhe menjehere filloni.....

Krist06/06/2020 22:44

Asnjehere dhe per asgje,nuk eshte vone,pra kurre nuk eshte vone,per te korrigjuar fillimisht vehten tende,e pastaj dhe shoqerine,Por duhet t'a dini,se" gozhda,nxirret,vetem me gozhde" dhe mos e harroni,dhe menjehere filloni.....

Skrapari05/06/2020 18:56

E kam thene mese njehere qe ky funderine largohet vetem me kryengritje te armatosur. Me rruge paqesore harojeni se mund ta largoni. Llogaria eshte e thjeshte: Me miliardat e eurove te fituara nga droga, korupsioni,PPP-te e ku te di une, ai sfidon edhe Z. Tramp nese do te konkuroje me te. Lul Basha dhe Mona i bien kot fyellit. Po te ishte ne krye te PD-se i nderuari Z. Berisha e kishte palosur me kohe. Fatkeqisht Ai u largua nga drejtimi i partise qe ketij populli te quravesur, pis, injorant i solli lirine.

krasasi tp19/12/2019 20:44

Une nuk kam per turp qe jam shqiptar.Per te gjithe te dekurajuaret, po sjell ne vemendje se:
jemi nje popull i vogel.
jemi ne krahun e duhur dhe mbeshtetemi ne nje koalicion vlerash.
jemi ne piken e vdekjes se poshtme dhe tash fillon ngjitja.
fajin nuk mund ta leme ne mes te rruges dhe as t'ja varim( ta perdorim) kryeministrin si kremastar, ngaqe nder te gjithe Ne, Ai eshte me i gjati.Do kemi kosto te gjithe,te natyrave te ndryshme, por mbi te gjithe, do paguajne administratoret e pushtetit.

Sjo19/12/2019 13:35

Zoteri... Ai, ju edhe une po themi te njejten gje: gazetaret pothuajse gjithmone jo vetem qe nuk perkrahen opoziten, por u reshtuan se shumti ne krah te qeverise. Por kjo nuk do te thote qe opozita dje “ te hakmerrej” ndaj gazetareve qe me ne fund iu erdhi radha qe jo vetem te tallen dhe percmohen nga Rama, por edhe te denohen, rregjohen ekonomikisht ose edhe te zhduken fare prej tregut te mediave. Opozita ka synimet dhe taktikat e saj dhe duhej te mbeshtete dhe te vihet ne balle te cdo aksioni dhe proteste qytetare, qofte edhe atehere gjate gjithe kesaj kohe protagonistet e protestes i ka patur kunder sepse eshte ne interesin publik. Nese dje Tirana do oshetinte nga mijera e mijera protestues( gje te cilen e ben te mundur vetem opozita ne nje vend si Shqiperia me ndergjegjesim per te drejtat civile shume te ulet), me beso Edi Rama duke patur mbi shpine kundershtine e KiE dhe gjithe organizatave nderkombetare te medias audio- vizive, nuk do mundej kurre te guxonte ta kalonte ate ligj qe i vuri vulen instalimit te diktatures. Zoteri mos kujto se kam hallin te mbroj qeverine, perkundrazi jam shume e revoltuar me qendrimin as mish as peshk te opozites. Ne qe jemi larg Shqiperise, mbase e shohim me qarte se ju atje qe me shume se sa e verteta e hidhur iu intereson perkatesia partiake.

Skrapari19/12/2019 13:30

Jam plotesisht dakord me ju z. Kodra. Ai mund te shkulet nga pushteti vetem me kryengritje te armatosur. Por ju bukur arsyetoni se ky mender popull eshte frikacak, nursez, pa dinjitet. Une do te shtoja eshte dhe popull bytheq... Athere kush do ta beje kryengritjen e armatosur? Mbetet qe qe ky mut te mbreteroje gjate.

Ai19/12/2019 11:19

O Ajo, harrove se sa protesta u lane ne balte gazetaret. Nuk pasqyronin dhe i fshihnin ato, qe nga protesta e teatrit e deri te ato lokale. Shume protesta deshtuan edhe nga deshperimi qytetar, se nuk gjenin asnje perkrahje apo pasqyrim mediatik. Mirpo te vjen radha. Kete nuk kuptuan gazetaret, ose memire e kuptuan tani qe po protestojne dhe u braktisen nga qytetaret. Ndaj mos u qurravitni, jo na braktisi ky, jo opozita, jo syte qe te te pelcasin... Behuni zot i vehtes. Filloni nje greve urie kunder ligjit para ambasades se OSBE. Pra beni nje aksion serioz, qe t`ju marrin seriozisht.

Shqiptari19/12/2019 09:33

Ne kohen e kooperativave ne zonen e myzeqese llazi kishte nje brigat me femra ,ne pushim te drekes pasi hanin ate cop buke me dhalle qe kishin, llazi i detyronte grate tja merrni kenges,si krye solist ja fillonte kenges llazi,kenga ,te plepi me shtate vrima, dhe ja kthenin te tera grate ne kor,shtyma re llazi shtyma se mu tha peshtyma,tere jeten na e kane shtyre dhe ne zndihemi

Ajo19/12/2019 09:11

Edhe mua me vjen turp te jem shqiptare.
Popull skllav, ta gezosh diktaturen!
Opozite “ trime”, urime qe lejove Edi Ramen te behet realisht Zot i vertete i Shqiperise! Vazhdoni luftojeni tani me fjale duke u trimeruar pas ndonje statusi ne Facebook. Ju lumte qe i late ne balte gazetaret dje ne protesten e tyre ( ne fakt edhe ata ju kishin lene juve ne balte kaq here )kur duhej te kishit mbushur sheshet dhe te mos largoheshit prej andej derisa qeveria e hajduteve dhe perverseve te jepte doreheqjen!
Tani eshte vone, oh sa vone!
Me vjen keq vecse per politikanin e ri dhe trim, Salianjin, qe u la ne balte nga partia e tij dhe demokratet ne mbare vendin.

Shto koment

Denonco