Një vit SYRI.net në Kosovë

Një vit SYRI.net në Kosovë

Nga Syri.net Kosova - 18/12/2019

Çdo sipërmarrje mediatike, është e çmuar, kur objektivi mbetet e vërteta. Shtrirja e Syri.net në dhjetorin e vitit të kaluar, në terrenin e Kosovës, u dëshmua si e tillë.

Me një staf profesionist, gazetarë, redaktorë me përvojë, Syri.net Kosova, u bë shpejt pjesë e tregut medial të populluar me shumëllojshmëri portalesh.

Të bëje dallimin në këtë rast, dukej mision i vështirë, megjithatë duke qenë pjesë e një kompanie mediale të konsoliduar tashmë në Shqipëri, ecja përpara lehtësohej.

Të pavarur nga politika e të varur nga informacioni i saktë, depërtimi në një mjedis shpesh të ashpër ndaj autonomisë së medias, për Syrin e Kosovës,  rezultoi sfidues, por i suksesshëm që në vitin e parë.

Ky bilanc, është motivues për konsolidimin, zgjerimin dhe shtrirjen e ndikimit në opinionin publik kosovar.

Në rrethana kur mbijetesa e plot zërave medialë, është e kushtëzuar në forma të ndryshme, adresa syri.net Kosova, pa dyshim është një dritare e madhe e lirisë së shprehjes dhe informimit objektiv.

Viti i dytë i Syrit në Kosovë, është edhe më sfidues se i pari. Ambicjet profesionale janë të forta, dëshira për të bërë gjëra të reja e madhe dhe përkushtimi në rritje.

Në hapësirën e pafund të internetit, oferta jonë informative, do të pasurohet gjithnjë e më shumë, duke ruajtur identitetin që na dallon prej të tjerëve.

Zhvillimi i kompanisë drejt një televizioni modern-Syri TV, përfshin edhe Kosovën, në një ndërmarrje shumë serioze dhe konkurruese, duke e pasuruar ofertën e përgjithshme për publikun.

Të përshtatur në vazhdimësi me trendin teknologjik, u qëndrojmë besnik parimeve të një gazetarie profesionale dhe të guximshme.

Nuk është misioni i lehtë, por kur beson në qëllimin e mirë, të zhvillimit të medias, demokratizimit të shoqërisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, denoncimit të së keqes, përhapjes së vlerave, caku është i prekshëm.

Për Syrin e Kosovës, një përvojë e jashtëzakonshme që në vitin e parë të funksionimit.

Një motivim i fuqishëm dhe një ecje e re, na pret në vitin e ardhshëm. Të udhëhequr  vetëm nga e vërteta, ky rrugëtim i bën balle çdo sfide.

Syri vazhdon t’ju shohë  me realizëm e sinqeritet, me kritikë e vlerësim, paanshëm dhe i balancuar.

Do të jemi gjatë bashkë! Sigurisht!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco