E keqja shkon deri në pafundësi nëse askush nuk përpiqet ta ndalë

E keqja shkon deri në pafundësi nëse askush nuk përpiqet ta ndalë

Nga Pano Soko - 16/12/2019

Në fillim bleu pronarët e mediave. Iu dha tendera, konçesione, leje ndërtimi, iu hapi traun e doganës e çdo gjë me lekë publike.

Pastaj zaptoi emisionet e lajmeve në mediat kombëtare. Në aktivitetet shtetërore nuk lejoheshin gazetarët, ato përgatiteshin në kaseta dhe iu dërgoheshin redaksive të lajmeve që i jepnin shabllon, pa kurrfarë retushi gazetaresk. Edicionet e lajmeve u kthyen në "Revista Televizive" të kohës së merhumit, ku propaganda dhe opiumi servireshin në një dozë.

Pastaj me bllokimin e zërave kundër në mediat kombëtare. Çdo emision në TV kombëtare duhet të kishte doza oponence të kontrolluara. Asgjë jashtë skemës. Në pamje të parë ruhej fasada e lejimit të fjalës së lirë, por përmbajtja e oponencës duhet të ishte e miratuar nga lart. Që të deformohej e vërteta mjaftueshëm që mos shkaktohej dëm.

Pastaj makineria e propagandës. U blenë gazetarë të mëdhenj e të vegjël, kronistë, opinionistë, analistë, editorialistë që duhej t'i shërbenin propagandës. Iu dha fuqi e pamatë mediatike. Dilnin çdo natë. Dhe misioni i tyre ishte i qartë. Të krijonin një realitet të rremë duke krijuar një "të vërtetë" false në sytë e publikut. E nëse s'mund ta bënin dot këtë, të mundoheshin të shtrembëronin realitetin duke shtrembëruar të vërtetën. E nëse s'mund ta bënin dot as këtë, të kundërshtonin, të bënin zhurmuesin me qëllim që publiku të ishte i paqartë se kush ishte e vërteta.

Pastaj erdhi "veshja e djallit me Prada". U blenë show man dhe show women publikë. Pothuajse të ghithë. Emisione emocionale që e nxirrte udhëheqjen si bamirëse, si njerëzit e dhimbshur. Nuk u kursye asgjë. As fëmijët. Madje, sidomos fëmijët. Panteone publikë që ngriheshin në pikun e audiencës dhe tregonin sesa të dhimbshur ishin udhëheqesit, sa të ndjeshëm, hyj që kishin marrë formë njeriu. Kështu publiku do të harronte taksat, vjedhjet, koncesionet, liritë që i mungonin, praktikisht çdo gjë që kishte vlerë. Do të harronin të vërtetën.

Më pas u vazhdua me teorinë e kaosit. Nëse ndodhte një skandal me peshë, shkaktoheshin dhe 3-4 skandale të tjerë që sponsorizoheshin nga media, enkas për të shpërndarë vëmendjen. Ministri i Brendshëm akuzohej për lidhje me krimin - në të njëjtën kohë media sponsorizonte atletet e bardha në takimin e NATOs, yamamotot në varrezat e dëshmorëve etj.. Me qëllim që publiku të harronte të vërtetën e madhe.

Dhe kur mbaroi së strukturuari televizionet publike, pastaj filloi t'i shante, t'i quante kazan. Gjoja ishte i mërzitur. Kështu askush nuk mund ta akuzonte se i kishte kapur..se ja ai po i shante. "Nëse do t'i kishte kapur, nuk do t'i shante"- është ajo që do të mendonte publiku.

Dhe kur mbaroi me Televizionet, iu fut rrjetit.

Krijoi një TV të vetin ku detyroi çdo punonjës shtetëror të "pëlqenin" dhe "shpërndanin" çdo postim, kështu do të krijonte imazhin sikur mbështetja ndaj udhëheqësit ishte më e madhe sesa kundërshtimi.

Në kulmin e patetizmit dhe legenizmit profesional, televizionet publike filluan të trasmetojnë aktivitetet e qeverisë jo nëpërmjet gazetarëve të vet, por nëpërmjet sinjalit të ERTV. Dhe si për ta çuar legenizimin deri në fund, i detyronte të mbanin dhe logon e ERTV.
Sepse e vërteta duhet të shkonte tek publiku e filtruar.

Më pas filloi sulmin ndaj kundërshtarëve. Krijoi Accromaxin, një kompani kriminale që ka për qëllim të mbyllë çdo gojë kundërshtare që mund të mbyllë. Nisma Thurje, Brryli, JOQ, Lolita, Genc Sejko, Erion Kristo, AMT etj., ose u kërcënuan me mbyllje, ose u mbyllën krejt nga kjo vegël kriminale. Kur të gjithë ishin të përqëndruar tek tërmeti dhe pasojat, ai shfrytëzoi gjendjen e emergjencës për të shuar zëra kundërshtarë. Që të vriste të vërtetën.

Dhe hapi i rradhës janë këto projekt-ligje për vendosjen e kontrollit të të vërtetës nën tutelën e punonjësve të qeverisë. Që e vërtetë të jetë vetëm ajo që qeveria do që të jetë e vërtetë.

Por më besoni, ky nuk është fundi. Nëse mundet, ai do të vazhdojë. Pse jo dhe të bllokojë fare internetin. Nëse ne i lëmë hapësirë, do ta bëjë dhe s'i vjen hiç turp.

Nëse mendojmë se e keqja ka një fund, atëherë s'kemi kuptuar asgjë. Nëse ka një gjë të vërtetë gjithë këtë kohë, është postulati "Ne s'kemi parë asgjë akoma"

E keqja shkon deri në pafundësi nëse askush nuk përpiqet ta ndalë.

Unë të mërkurën do të dal. Do të mundohem ta ndal. Vetë s'ka për t'u ndalur asnjëherë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Alfons Malo17/12/2019 12:22

Ku jane gazetaret qe u shkelet e drejta ? Po pse nuk ngrihen keta ? Pse jane shitur te gjithe? Na çau bythen Ben Blushi me "partine " libra dhe tani eshte bere byth e kok me ramen.Kush?? mero baze qe nuk shkruan nje fjale te keqe per qeverine qe e nxori lakuriq me me gjethe figu e tani eshte futur ne poturet e rames ,qeros per qeros hesapi.Pse çfare ka marre? Na çau bythen ne gazeten tema ,ka nje vit qe nuk le dite pa shkruar Jari keshtu e jari ashtu A e ka censuruar njeri kete kok zbathurin qe merret me te?
Pse u bete koqe koqe ju si shoqate gazetaresh? Pse e late vendin te kthehet prap ne diktature? Pse i bindeni çdo gje qe thote ky budallai.
Pse rri ne gjume opozita? Perse i dogji mandatet per bere qef vete dhe ta leje qeverine te bej si te doje kari?Pse sheh enderra me sy hapur :Kur te vime ne pushtet do te anullojme çdo gje.Po Kostoja ku eshte ?Kush i paguan kostot e gjyqeve?Me keto kemi 30 vjet ,vjen njeri anullon te parin dhe anasjelltas.Opozita te ngrej ne kembe popullin opozitar ,tja bej te qarte te metat e kesaj qeverie ,qe nga buka qe ka ngrene qente e Erjon Velise e deri ne qindarken e fundit qe eshte shpenzuar pa kriter.BOLL PRITET DUKE BERE MUHABET NEPER KAFE!.DERI TANI OPOZITA ESHTE JASHTE FUNKSIONI.THERRISNI MENDJES E MOS E LINI VENDIN TE KATANDISET SI PARA VITI 1990.DEL RAMA ME VIDEO PER TERMETIN .DEL BASHA PER VIZAT E NATON.KETO I DIME I SHIKOJME.ÇFARE DO BENI TE DALIM NGA BATAKU KU JEMI FUTUR.MOS VALLE MARRVESHJA E 17 MAJIT ESHTE LENE PER RROTACION NE 2021.E POPULLI HA MUT KOT

Cikli17/12/2019 10:30

Eshte nje cikel qe permbyllet. Dhe pastaj hapet. Dhe me tej mbyllet qe perseri te hapet.
E keqja.

ktvut17/12/2019 09:31

ja ! kete gje ben sorosi...

Selman Dervishi-Mani,USA.poet17/12/2019 07:20

KAH VITET 1960 TA,KUR PËR HERË TË PARË DERGONIN PUNËTORË N'GJERMANI PËR
TË PUNUAR;DREJTORIT T'ENTIT PËR PUNËSIM,I SHKON NJË MIK TEK SHTËPIA DHE,E
PYET SI MUNDET ME DËRGUAR NË GJERMANI PËR PUNË;AI THOT:SHITE LOPËN LARË
PËR NJËZET KUALË T'KUQ;MERR UDHËZIM PËR PUNË N'GJERMANI,T'FITOJË SHUMË
LOPË LARA T'KUQE,SI GJAKU;AI,I NGRATI;SHITI LOPËN E QUMSHTIT PËR FËMIJË;DHE, SHKON TEK ENTI I PUNËSIMIT;POR,NGA RRESHTI I NJERËZVE,NUK ARRINTE DOT TË
HYJË MBRENDA;DETYROHEJ TA THËRRET:OU,THUAJ DREJTORIT,T'SHANË NJË NJERI
NËNËN,ME NJËZET KUALË T'KUQË!";DREJTORI URDHËRON POLOCINË QË TA SJELLIN
MBRENDË,ATË QË SHJATI ME 20 KUALË TË KUQË;GJITHË MENDUAN QË E PATË PUNA
E TIJ;AI HYRI MBRENDA,MUAR UDHZIMIN PËR PUNË NË GJERMANI;QE VËRTET NXORI
PARA E PASURI T'MAJME;KAMOFLOHEJ HORRUKCIONI,DAKORDOHEJ KORRUPCIONI!"
TË FALA MANI,USA.

Shto koment

Denonco