7 minutat brenda kubit, që tronditën sistemin

7 minutat brenda kubit, që tronditën sistemin

Nga Sonila Meço - 14/12/2019

Adi Krasta u rikthye në media siç ai di, fuqishëm. Që mbrëmë, me shfaqjen e tij në Prishtinë, monologu hyrës është shpërndarë në një trajtë virale duke thyer çdo rekord shqiptar publikimi e rishpërndarjeje.

Pa sponsor, pa makineri PR-i, pa salltanete studiosh gjigande, pa infrastrukture të sofistikuar mediatike, pa teknika të përsosura marketingu.

Nga një kub pak metra katrorë, i një televizioni të thjeshtë, nga Prishtina, në 7 minuta, i vetëm përballë makinerisë së shfrenuar të PR-it të regjimit, të shfaqjes 24 orëshe në ekranin e televizionit personal të liderit, që përdor çdo teknikë marketingu në “studiot” e veta gjigjande nga Shqipëria në Itali, në programin më të ndjekur atje, nga Rai në Turqi, mes liderësh e sheikësh të një prej Konferencave më të pasura në botë, shoqëruar nga sponsor që qarkullojnë miliarda...dhe Adi Krasta fiton një betejë, që as nuk e ka menduar e kërkuar. Përkundrazi, ia kanë shpallur që në vitin 2014. Ndërsa ai ka bërë gazetarin, qytetarin e angazhuar, një mega industri politike e mediatike e ka parë si “armik”.

Por Adi nuk ka fituar vetëm betejën e njeriut që në 7 minuta ka bërë media, portale, analistë, njerëz të thjeshtë t’u hyjnë analizave, të bëjnë editoriale, të bëjnë meaculpa, t’u ngjallen neurone, të marrin lupa gjigande për ta kqyrur deri në gërmë, për ta sulmuar....Adi ka fituar edhe një rekord me veten. Sepse nuk është hera e parë, që i vetëm del përballe publikut për të diskretituar një regjim.

Para 7 vitesh, iu desh një Pallat Kongresesh, disa të ftuar klasi dhe një infrastrukturë e angazhuar mediatike. Dhe bëri zhurmë, tronditi mentalitetin dhe elitat. Por jo sa mbrëmë ku në 7 minuta, i vetëm, në një studio minimaliste, ku asnjë prezantues i përmasës së Adit nuk do ndihej komod për një shfaqje të madhe, do shkundte më shumë se herën e parë mendjet, frikërat, bindjet, alibitë dhe broçkullat e sistemit.

Sado lupa t’i vendosen sot, sado të perceptohet si betejë kokë më kokë e një lideri jo demkoratik me një udhëheqës shpirtëror, mos harroni, Adi nuk ka kërkuar e nuk kërkon vota, nuk është në fushatë, nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve e nuk po lyp vëmendje me çdo kusht. Ndaj llogari i jep vetëm familjes së tij.

Tjetërkujt i duhet vënë lupa me kërkesë llogarie për çdo hap hedh e çdo fjalë thotë.

Sot në historinë e shkurtër të medias shqiptare u shkrua një ndër paragrafët më domethënës të saj: 7 minutat që shpartalluan rrjetin dhe sistemin nga një kub.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Koko21/12/2019 20:17

Kasasi-saktë! Përqindja më e madhe e mediave shqiptare, on or off line, kanë ushqyer këtë situatë që kalon vendi prej mos them 30 vitesh. Tash grushti i diktatit po i bie mbi krye dhe kur të djeg nën vithe normalisht çdo kush do të trazohen prej rehatisë. Këta kanë patur fuqinë të edukojnë dhe të drejtojnë popullin me brezat e ardhmërisë drejt krijimit të një shteti symbol per gjith botën. Se kanë bërë, dhe tash po lundrojnë në të njëjtat urja që e gjithë shoqëria shqiptare lundroj prej vitesh. Ç'të them...!?

krasasi tp15/12/2019 18:49

Paska ber namin Z.Krasta ne Prishtine.Kush nuk e ka konsideruar nje "termet"monologun e Z.Krasta,kjo mikja e tij e televizionit Agon ,amplifikon 'oshtimen'.Na kujton te kemi kujdes, e te lexojme me laps ne dore ,duke kuptuar mire mesazhet e te merguarit ne Prishtine.Kur televizioni Agon ishte ne krye te detyres,shkova te takoja ,e te bisedoja me njerin nga gazetaret e elites te Agon, te jepja nje ide, te beja nje denoncim.Jo vetem nuk me priten, por edhe pas lenies se numurit te telefonit,dhe vajtjes per here te dyte per nje takim te mundshem, nuk ma vari kush.Tashti kerkojne me shume vemendje,rithemelim te shtetit,dhe leshohen pas gurit qe ju hedh Kryeministri.

N15/12/2019 09:41

Bravo Krasta njerez si ti gazetar i talentuar i duhen kombit

Ana15/12/2019 08:40

Adi krasta gazetar i madh! Eshte i paarritshem! Ka shume kundershtar te pa aft qe kane ber karier! Suksese krasta ne rrugen tende te veshtir!

Ana15/12/2019 08:37

Adi krasta i madh i paarritshem!

Ana15/12/2019 08:36

suksesit j

Idi15/12/2019 04:49

Bravo e madhe per Adi Krasten.

Daj Jaku14/12/2019 23:56

Edhe "mësuesi i madh" i të majtës botërore, krimineli patollogjik Lenini e ka mbështetur tezën se kur pakica ose edhe thjeshtë individi ka të drejtë, shumica duhet ta pranojë, madje edhe ti bindet. Kjo "teori" e Leninit, mbas "revolucionit të tetorit" u hodh për të konsoliduar rolin udhëheqës të li-derrit (Orwellian). Por sot Adi Krasta përsëriti teorinë e të drejtës të individit edhe pse nga një studio modeste, mbi makinerinë gjigande të një multimiliarderi (krijuar me paratë e vjedhura popullit më të varfër të Globit gjatë 25 vjetësh qeverisje), duke e hedhur knock out, duke e shtrirë përdhe në baltë e në pluhur. Hapi sytë o pupull, ngreje fytyrën lart, nuk je i kategorisë së fundit, mos e lër veten të të përdhosin, të tallin, të vjedhin. Adi Krasta nuk është politikan, që të akuzohet se është njësoj si të tjerët nga makineria propagandistike e sulltan halldupit.

Shto koment

Denonco