Pamje më të rënda se edhe vetë pamjet shkatërrimtare të gërmadhave që la pas tërmeti, janë pamjet e këtyre ditëve të shumë qytetarëve në mjerim, që garojnë për t’i puthur dorën ‘kryeshërbëtorit’, ndërkohë që ky i fundit gati i përlotur, në delir të plotë impostohet si ‘padroni’ i tyre, madje jo vetëm i kësaj bote, por edhe i botës tjetër.
Një imazh, që në fakt nuk është dhe aq i panjohur për popullin tonë, përkundrazi është një imazh i ngulitur thellë në psikën e tij, sepse na rikujton imazhin e diktatorit Enver Hoxha , i cili me kalimin e viteve kishte marrë dhe atributet e vetë Zotit.
Një imazh primitiv, që tenton me djallëzi ta veshë liderin me atribute gati hyjnore. Një imazh, që të kujton imazhin e zotave, që me madhështi zbresin me shenjtërinë e tyre nga Olimpi, ulen këmbëkryq me popullin dhe dëgjojnë me lotë në sy hallet e tyre, duke tundur kokën e tyre të trashë.
Kjo jo vetëm që është një pamje e pështirë, që na sposton pas në kohë, por reflekton hapur neverinë dhe përbuzjen, që ndjen ky kryeministër për popullin e tij.
Sigurisht, që kjo nuk bëhet krejt ashtu kot, krejt pa qëllim, sepse nëpërmjet kësaj strategjie, ai e ka të qartë që mund të heqë përgjegjësinë nga vetja dhe të sulmojë dhe asgjësojë këdo.
Mjafton të kujtojmë që udhëheqësi i tij shpirtëror, diktatori komunist Enver Hoxha, nëpërmjet kësaj strategjie, asgjësoi elitën më europianiste shqiptare për t’u bërë më pas zot absolut i vendit.
Duke dalë mbi institucionet, madje duke i sulmuar hapur ato, ai tenton ta identifikojë veten me viktimat, kësisoj ai e zhvesh veten nga përgjegjësia dhe ndëshkon fajtorët.
Nuk është hera e parë që ai djallëzisht e vendos veten në rolin e udhëheqësit të ndershëm, të cfilitur që nuk di gjë se ç’ bëjnë vartësit e tij, ama kur merr vesh ndonjë të pabërë të vartësve të tij, shndërrohet në xhelat të tyre.
Gjatë gjithë qeverisjes, ai është përpjekur ta ndërtojë mitin e udhëheqësit ‘shpëtimtar’, mitin e ‘zotit’ që është padron i gjithçkaje dhe i gjithkujt, por këto ditë ky mit po del në pah si asnjëherë tjetër.
Në çdo vend normal të botës, (përjashto Korenë e Veriut), përfaqësuesit e popullit ose i shikojmë me mëngë të përveshura krah për krah tyre me çizme në baltë, duke ndihmuar viktimat e katastrofës, ose i shikojmë në zyrë duke marrë vendime strukturore për të zgjidhur situatën e krijuar në terren. Ky imazh, jo vetëm i shton vlerë një shtetari të përgjegjshëm, por gjeneron kohezion shoqëror me viktimat dhe familjet e tyre duke rikthyer shpresën.
As që mund të përfytyrohet ndonjë lider perëndimor në foto të tilla gati perverse, ku qytetarët të gjunjëzuar nga mjerimi i puthin duart udhëheqësit . As që mund të imagjinohet që kjo të ndodhë në ndonjë shtet serioz, me një hierarki të qartë, me institucione të pavarura dhe pushtete të ndara.
Per?ndimi është shkëputur prej kohësh nga ky soj i neveritshëm udhëheqësish primitivë. Duke trashëguar konceptet e shtetit romak, shtetet perëndimore e kanë lënë pas kultin e individit me kohë. Ata kanë marrë prej kohësh një kah zhvillimi të bazuar mbi burokracinë shtetërore të strukturuar vertikalisht, me konceptet e ndarjes së pushteteve, me institucione të pavarura e kështu me radhë.
E pra e parë nga ky këndvështrim, kuptohet se sa e tronditëse, është kjo pamja e ‘profetit’ të Republikës, që pretendon t’i zgjidhë hallet e popullit duke shkuar si ‘turist’ në rrënojat e papërgjegjshmërisë së vet.
© SYRI.net
Mbaj mend se kam shkruajtur që në vitet e para të përmbysjes së diktaturës kriminale enveriste, se e keqja më e madhe e saj, që do të jetë më e vështirë të ndreqet për një kohë të shkurtër, nuk është ekonomia e dalja nga varfëria ekonomike, por dalja nga varfëria shpirtërore.
Dalja nga mentaliteti i skllavit që rrënjosi për pesë dekada diktatori Hoxha, me kultin e tij të "mbinjeriut" tek i ashtuauajturi "njeri i ri"
Për hir të së vërtetës duhet pranuar se edhe me korrupsionin e krimin në rritje si pasojë e abuzimit me liritë demokratike, i marë realiteti në tërësi, do të ishte naive të thuhej se shqiptarët jetojnë më keq ekonomikisht se para vitit 1991.
Veçanërisht këtë ndryshim të madh të nivelit të jetesës në Shqipëri, në këto 3 dekada, e shohim ne emigrantët që u larguam në fillim vitet 90-ë.
Ne jemi ata që pamë kontrastin e madh të nivelit mizerabël të jetesës në fund vitet 80-ë, me vendet ku emigruam, e ne jemi që shohim me sytë tanë se çfarë ndryshimesh radikale ka në nivelin e familjeve që i lamë në mizerje e që në mos ti barazojmë me perëndimin, i janë afruar goxha atij..
Paradoksi i zhvillimit kaotik ekonomik në Shqipëri, është fakti se pikërisht ata që e luftonin me tërbim sistemin e kapitalizmit demokratik, sot rahin gjoksin me grushta si ndërtues të kapitalizmit mafioz.
Janë po këta që abuzuan me ketë popull për gati 5 dekada për ta konsideruar si bagëti , që tashmë me forcën jo vetëm të pushtetit por edhe të parasë së pistë, të shiten si barijtë bamirës të shoqërisë.
Lexoj shpesh në mediat shqiptare që për këtë gjendje të akuzohet populli që qenka sipas tyre i tëri i korruptuar e që "i puth duartë" diktatorëve, duke haruar se ky popull me mentalitetin e skllavit, është produkt i propogandës diktatoriale komuniste, pra është një viktimë.
Është e padrejtë më duket që të akuzosh ndonjë shqiptar apo shqiptare të nivelit të ulët ekonomik e intelektual, që të lebetitur e të pa shpresë për të siguruar jetën e fëmijve të tyre, ti puthin dorën Edi Ramës.
Ai që duhet demaskuar me forcë është Rama që shfrytëzon fatkeqësinë e tyre për ti mashtruar ata se shpëtimi do tju vijë prej tij.
Përse ndodhi që në 5 dekadat e diktaturës, qindra mijëra shqiptarë brohorisni emrin e diktatorit ?
Sepse ishin tërësisht të izoluar nga bota e një pjesëe madhe e tyre e besonin vërtetë se jetonin më mirë se popujt e perëndimit.
Përse po bën çmos Edi Rama për të gllabëruar veç gjithë pushteteve, edhe pushtetin e katërt të medias.
Pikërisht që njerëzit të shohin tek ai mbinjeriun që ka në dorë gjithshka..
Por a mund ta realizojë Edveri ate që bëri Enveri ?
Krejtësisht e pa mundur në kushtet e kohës së internetit.
Ajo që më bënte më shumë përshtypje në protestat masive kundër qeverisë Rama, nuk ishin thirrjet e mijra zërave "Rama ik", por mijra dritat e celularëve të ndezur si simbol i daljes nga erësira në dritë.
Shqiptarët e analistët kanë haruar që deri në fillim vitet 2000, jo më në fshatra, por edhe në qytete kishin telefona stabël në shtëpi, vetëm një numur i vogël funksionarësh politik e qeveritar e interneti apo celularët nuk njiheshin fare.
Sado të përpiqet Rama me pronarët e mediave të shumta që janë njëkohësisht edhe biznesmenë ndërtimi të lidhur me te, të çensurojë armatën e madhe të gazetarëve, e ka të pamundur ta bëjë këtë, aq më tepër të kontrollojë informacionet që vijnë në internet nga cilido qytetar që e përdor ate.
Edi Rama kurrë nuk ka qenë e nuk do të jetë ashtu siç e përshkruani ju gazetarët.
Edi Rama është thjesht një Lapangjoz me pushtet, pushtet të cilin në fakt ia dhanë pseudo intelektualët që gënjeheshin nga fjalët e zgjedhura dhe jo nga punët e tij.
Sot mendoj se me Edi Ramën është e kotë të merremi.
Sot duhet të mendojnë të gjithë vetëm një gjë: Shporrjen e tij, dhe për këtë ka vetëm një rrugë Rëzimi me dhunë.
Ose nqs Opozita nuk ka fuqi për ta bërë këtë le të mos na bëjë sikur është e aftë më shumë se rilindja, se nqs ajo nuk është e aftë sot për ta rrëzuar Ramën, me çdo kusht e çmim, pasi është emergjencë kombëtare e humanitare rrëzimi i tij, nesër në pushtet do të jetë njëlloj e paaftë për të mirëqeverisur.
Z. Varaku,
Nuk kemi asnje iluzion apo befasi nga menyra si sillet Rama vetem e vetem qe te ruaje pushtetin e tij dhe te mos pergjigjet per asnje krim dhe vjedhje qe ka kryer qe kur i hyri politikes aktive. Ajo qe nuk kuptoj une eshte se perse na duhen shkrime si ky i yti, te perseritur deri ne merzi, kur ne nuk kemi nevoje me per “ ndricimin” tuaj?
Ajo qe do vlente do ishte nje kunderpergjigje atje, ne terren, ndaj sjelljes makaber te Rames duke shfrytezuar ne maksimum injorancen dhe varferine e tejskajshme te nje pjese te popullit, kombinuar me hallin e madh qe i ka lene kete dimer ne qiell te hapur.
Ku jane demokratet? Pse nuk jane aty dhe ti cjerrin masken Rames? Pse ne shohim vetem njerez te ngazellyer teksa lumturohen sikur qofte te prekin pak citjanet e tij te shemtuara, apo te degjojne “ shakate” e tij te pacipa, qe nje njeriu qe ka respekt ndaj vetes dhe qenies njerezore ne pergjithesi, do ti vinte turp ti shihte apo degjonte?
A nuk e kuptoni qe ky eshte gabim total i PD dhe opozites ( ato partite e vogla gjoja opozitare) qe i la dhe vazhdon ti lere fushe te plote veprimi Rames te rifitoje terren te cilin pothuaj e kish humbur, te pakten ne sy te popullit? Edi Rames nuk duhej ti zinin kembet dhe nese PD do bente punen e saj si opozite, ne vend te behej furnizuesja me ide ( qe Rama i perveteson me shume deshire) per ta ndihmuar Ramen dhe PS- ne qe ta kaloje edhe kete situate qe nuk eshte me skandaloze dhe abuzive, por kriminale. Nuk e di, por me apo pa deshire opozita u be alibia e krimit shteteror. Disa tifoze neper stadiume teksa therrasin “ Rama ik!” nuk tregojne asgje, biles tingellon si tallje se ku ka katandisur aksioni opozitar. Sikur njerezit te reagonin fort dhe me guximin e se vertetes sa here Rama nxjerr ate fytyra te shemtuar dhe te percunduar neper qytetet e renuara nga termeti, me besoni fuqia shkaterruese e 26 Nentorit do te ishte e paperfillshme krahasuar me fuqine e nje populli te mashtruar, vjedhur, poshteruar dhe vrare si insekt pa asnje vlere poshte gerrmadhave te krimit shteteror.