I paska vrarë shteti, jo tërmeti siç thotë Edi Rama

I paska vrarë shteti, jo tërmeti siç thotë Edi Rama

Nga SYRI.net - 14/12/2019

Kur një banore e Durrësit i preu rrugën kryeministrit Edi Rama dhe i kërkoi llogari se kush është përgjegjës për shembjen e pallatit të saj të ri, kryeministri i bishtnoi dhe i tha se përgjegjës është tërmeti.

Gruaja nuk pati mundësi ta pyeste më gjatë, por me siguri do i thoshte që tërmeti nuk kishte fuqinë që të shkatërronte pallatin e saj. Atë e shkatërroi korrupsioni.

Të shtunën policia dhe prokuroria e Durrësit provuan se godinat nuk i ka shembur tërmeti, por babëzia. Për më tepër, strukturat shtetërore janë përgjegjëse për vdekje njerëzish.

Pra nuk ka vrarë tërmeti siç pretendon Edi Rama, por ka vrarë korrupsioni shtetëror.

Nëse Shqipëria do kishte shtet, sot në burg do ishin përgjegjësit në majë të piramidës së këtij krimi shtetëror, nga Durrësi në Krujë e deri në Tiranë.

Nëse do kishim shtet, sot kryepërgjegjësi i kësaj masakre nuk do kishte guximin të dilte në publik, aq më tepër të transmetonte live varrimet e viktimave të strukturës kriminale që ka ngritur dhe drejton vetë.

Mos u gënjeni nga pretendimet se nuk ju mbron shteti nëse doni të jetoni rrezikshëm sepse ky është një nga misionet i tij kryesor, ndryshe do ishim në anarki dhe kaos.

Atëherë si shpjegohet se në shtetet më funksionale në botë, jeta është më e shtrenjtë, kurse në shtetet më të korruptuara është më e lirë?

Meqë shtet nuk kemi, të paktën mbani shënim vetë dhe bëni atë që bën çdo qytetar normal në botë: flakeni në koshin e historisë me votë.

Mos e lejoni më të vijë si një korb i zi nëpër vaki. Kuptojeni se me të në krye, vetëm zi do kemi.

Bëjeni jo vetëm për ndëshkim, por edhe sepse kjo makrostrukturë kriminale nuk përjashton askënd.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco