Mbrëmë te vila kryeministrore në Surrel janë parë disa trajlera. Në to u vendosën gjithë mobiliet e pajisjet që ishin brenda.
U vu re dhe Edi Rama duke ngarkuar një tavolinë dhe dy kolltukë. Në fytyrë i lexoheshin dhimbjet e hernies diskale, po mësuam se ai ndihmoi deri në fund.
Nuk u tërhoq.
Sa mbaroi boshatisja erdhën makina të shumta ushtrie që shkarkuan dhjetëra krevate portativë.
Zonja Rama atë çast mbajti një fjalë të shkurtër:
-Nga sot familja kryeministrore do të banojë te çadrat e tërmetit në Thumanë. Ndërsa populli i dëmtuar i Thumanës do të jetojë te vila jonë në Surrel. Kështu si ne do të zhvendosen dhe ministrat e deputetët.
Nga sot e tutje qeveria do të quhet Qeveri e Çadrave.
Nuk pranuan të lironin shtëpitë e tyre veç Ilir Meta dhe Lulzim Basha. Tashmë populli po e kupton se kush i do dhe kush i përbuz.
Më vonë pasi u nisën makinat me plaçkat e familjes kryeministrore, Edi Rama dhe zonja e tij ia morën më këmbë nëpër shi e nëpër baltë.
Deri në Thumanë 13 orë ecën duke u lutur për të mirën e popullit shqiptar.
Me dhimbje e lot në sy. Duke u lutur e duke shqiptuar fjalë të shenjta...
(Kështu do të shkruajmë pasi të miratohet ligji i censurës në media.)
© SYRI.net
Ai !? Jo per replike po me duhet te te sqaroj se ne mbeshtetje te sarkazmes se zotit Xhafka une po shkoj me tej duke ironizuar se si mund te shkruaje nje njeri nen diktaturen qe po instalon Edi Rama .Ndjese per mos kuptimin nga ana juaj dhe respekt per te gjith komentuesit e Syri. net
Nardi !
Nuk e ke kuptuar mesa duket sarkazmën e këtij shkrimi ku z.Xhafka tallet hapur me këtë qeveri.
Duke vazhduar në linjën e shkrimit të tij, vërej se në foton e bunkerit të madh të Surelit, një kullë rrethore në qendër të kompleksit banues të kryeministrit, duket kjartazi e anuar si kulla e Pizës. A mos vallë edhe kryeministrit ja ka deformuar tërmeti bunkerin e tij banues, që po "detyrohet" ta lëshojëate për të shukuar "familjarisht të strehohet në çadra" ?
Nuk përmbyset Rilindja me alegorira! Populli i shtypur shqiptar prej narkotrafikantëve duhet të ushqehet me analiza cilësore dhe ti ofrohet “pak e saktë se sa shumë e për lumë”! Duhet marrë shumë seriozisht lufta me Rilindjen.
Rrofte diktatura e proletariatit , rrofte Partija jone Socialiste me ne krye udheheqesin tone te dashur shokun Edver Rama .
NUK ËSHTË NORMALE EDRAMA TE JETË KAQ I LIRË TË BËJË SI I DON QEJFI E TI BËJË KAQ KEQ SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE ...NE NJE SHTET TJETER KETE LLOJ MOSTRE DO TA KISHIN ZHDUKUR ME KOHË KURSE NE SHQIPËRI AI KOMANDON ME DIKTATUREN DHE DHUNEN E TIJ ...