Nuk është ky populli im!

Nuk është ky populli im!

Nga Artan Fuga - 13/12/2019

Dëmi më i madh i disa videove dhe bisedave a gjysëm bisedave në rrugë a nëpër shtëpi të cilat transmetohen pastaj në televizione ose në ndonjë portal, është se ata i paraqesin shqiptarët e zgjuar, të mënçur, dhe kritikë, na paraqesin neve pra si një popull servil, hipokrit, të paditur, të pakulturuar, të nënshtruar, gjysëm debila, madje që nuk dimë as edhe të formulojmë dot as mendime logjike!

Katastrofë e mjerueshme televizive që na ve përpara surratit pasqyrën që na shtrembëron veten tonë. Sikur e meritojmë Piramidën mbi kokën tonë. Sa më të rrënuar skllevërit aq më e lartë maja e Piramidës. Me vjen keq për këtë pamje të llahtarëshme që e shoh për ditë me zë dhe figurë! Nuk është ky populli im!

Unë e di që ata luajnë teatër, bëj kuvendin sipas vendit, shkëmbejnë pesë lajka me një çadër dimrore!

Tregti e detyruar!

Fake News i llahtarshëm! Ndaleni këtë regji se nuk na ka hije! Lutem! Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri! Nuk ka nevojë t'a shtojmë edhe më!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shkodran13/12/2019 12:17

o zot ca tkena ba.

t13/12/2019 08:12

Sigurisht qe e meritojme kete piramide mbi koken tone,o profesor,se vete po e mbajme mbi koken tone ,perderisa nuk po e shembim

Shto koment

Denonco