Lajmi i fundit

VIDEO e SKANDALIT/ Nuk i pëlqeu pyetja, Rama shtyn gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta

Tërmeti që shembi Ramën

Tërmeti që shembi Ramën

Nga Red Varaku - 12/12/2019

Katastrofat humanitare janë fusha të minuara për të gjitha qeveritë, madje edhe për ato më të suksesshmet , sepse ato lidhen me çështje që kanë ndjeshmëri të lartë.

Nëse ato menaxhohen me sukses kjo nuk i shton asnjë pikë qeverisjes në sytë e opinionit publik, sepse menaxhimi i krizave të tilla konsiderohet si detyrë normale për qeverinë, por nëse ato menaxhohen keq , ato rrezikojnë të hedhin në erë të gjithë punën e qeverisë.

Momentet e katastrofave natyrore në asnjë rast nuk kanë shërbyer si mundësi për të shpëtuar fytyrën e qeverive. Përkundrazi, nëse gjatë qeverisjes ka pasur probleme, ato probleme dalin më në pah në rast krize, duke lëkundur seriozisht pozitat e qeverisë.

Dhe në fakt, problemet e kësaj qeverie dolën menjëherë në pah pas tërmetit. Situata në terren ishte fare jashtë kontrollit. Prania e institucioneve ishte inegzistente. Strukturat e shtetit kishin mungesa serioze mjetesh dhe fondesh, aq sa edhe viktimat transportoheshin me kamionçina, për shkak të mungesës së ambulancave.

Gjithsesi, solidarizimi i madh i shqiptarëve arriti që ta mbulojë fillimisht këtë mjerim të madh të institucioneve shqiptare. Por pasi kaloi vala e parë e emergjencës, pasi të dëmtuarit u kompletuan nëpër spitale ndërsa të pastrehët nëpër çadra me pesë yje, të gjithë po e shohin fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila përveç cirkut nuk ofron asgjë tjetër.

Në më shumë se dy javë që nga dita e tërmetit, familje të tëra nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë, edhe në rastet kur kanë qënë me fat, u është dashur të presin me orë të tëra apo të sorollaten nëpër zyra.

Në shumë raste, shpërndarja e ndihmave bëhet në mënyrë selektive dhe me preferenca partiake. Nese nuk do të ishte ndihma e vullnetarëve, mjaft familje nuk do të kishin as buke për fëmijët e tyre.

Shumë familje janë jashtë dhe pa asnjë ndihmë në këtë të ftohtë. Nuk ka asnjë transparencë, se kur do të nisë rikonstruksioni i banesave të dëmtuara , si do të bëhet, fondet e akorduara, etj. Banorët jetojnë me ankth për jetën, por dhe për fatin e shtëpive të tyre.

Por, edhe pse situata po shkon drejt një krize humanitare, kryeministri ynë i papërgjegjshëm refuzon të rishikojë buxhetin dhe të anulojë konçesionet e oligarkëve, për të nxjerrë vendin nga kriza.

Shto kësaj edhe mungesën e donacioneve për shkak të kredibilitetit të kësaj qeverie. Solidariteti i Turqisë dhe i BE ka qenë i madh në dukje, por llogaritë bankare ende janë bosh. Me ç’duket është shumë e vështirë të binden donatorët, që paratë e tyre nuk do të vidhen dhe shpërdorohen nga kryeministri i provuar si hajdut.

Ndërkohë, sipas ekspertëve, nga pikëpamja ekonomike Shqipëria ndodhet buzë greminës, sepse inflacioni ka kapur pikën më të ulët 1.4, por për këtë nuk flet njeri. Vendi rrezikon të shkojë në deflacion, që do të thotë drejt një ‘tërmeti’ ekonomik që do të rrezikonte të na zinte të gjithëve përfund.

Pas kësaj katastrofe e ardhmja duket edhe më e zymtë. Tërmeti i 26 nëntorit nxorri në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër dhe të vjedhur, nxorri në pah paaftësinë dhe abuzimet e qeverisë.

Përpjekjet e kryeministrit për ta shndërruar këtë në një mundësi rimëkëmbjeje dhe për të pastruar imazhin e rrënuar të kësaj qeverie duket se sa vijnë dhe po veniten. Çdo ditë e më shumë , përballë kësaj katastrofe, ai ngjason me Nastradinin, i cili përveç tesbiheve dhe gallatës, nuk ka se ç’ti ofrojë tjetër popullit të tij.

Me ç’duket ky tërmet ishte goditja finale, që shembi përtokë përfundimisht jo vetëm këtë shtet kartoni, por i dha fund edhe shpresës së fundit të këtij kryeministri për tu ringritur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari13/12/2019 09:44

Redi! Juve u lumte goja per titullin e shkrimit, por shenjat nuk jane te mira. Duhet opozita te jete ne lartesine e detyres qe ka, boll me solidaritet, ate le ta beje kur te vije ne pushtet. Mundesite per ti zgjidhur hallet miletit jane kur ke pushtet jo ne opozite. Luli tani ka kohen te ngreje popullin dhe me cdo cmim, mjet, menyre te largoje kete bastard te neveritshem, qe kur del ne ekran na shkakton vec te vjella. Eshte bere teper i neveritshem ne cdo gje, qe nga pamja e jashtme e deri tek llomotitja 24 ore ne 24. Habitem me fatkeqet qe arrijne ta pranojne ti ngushelloje ky njeri qe ska asgje njerezore.

Shto koment

Denonco