Lajmi i fundit

VIDEO e SKANDALIT/ Nuk i pëlqeu pyetja, Rama shtyn gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta

'I dashur demokrat, çka pret?!' - Një letër motivuese për mikun tim

'I dashur demokrat, çka pret?!' - Një letër motivuese për mikun tim

Nga Erl Kodra - 12/12/2019

I dashur demokrat!

(Letër motivuese për mikun tim.)

Unë e di se ti gjendesh në një situatë të çuditshme, disi të pashpresë, duke pritur nëse do të ndryshojë diçka nga politika e lartë e Partisë Demokratike. Mos prit!

Ti mund të shpëtosh edhe Partinë Demokratike. Dhe ja se si.

Çudia nuk qëndron thjeshtë në faktin se në krye të vendit është ai që është; një i çmendur i çertifikuar si i tillë, por në pamundësinë tënde për të ndryshuar këtë realitet të çmendur.

Unë e di se ti i bën njëqind pyetje vetes dhe për të njëqindtat ke nga një përgjigje, por asnjë nuk është aq adekuate, e mjaftueshme për të shpjeguar pafuqinë tënde për të ndalur çmendurinë e përbindëshit Edi Rama.

Unë e di se ti gjendesh mes njëqind hallesh ekzistenciale, siç është për shembull, buka e përditshme për familjen tënde, megjithatë, bash këtu duhet ta gjesh forcën për të ndryshuar. Po, për të ndryshuar realitetin tënd, të familjes tënde, të qytetit tënd, të vendit tënd!

Unë e di se organizimi politik i vendit, niveli ekonomik dhe politik i shoqërisë, por edhe e kaluara e errët nën diktaturë të këpusin krahët e shpresës. Por arsyeja jote për të imponuar ndryshimin është superiore, superiore në moral dhe në argumente.

A ka argument më të madh se sa kërkesa e panegociueshme, për jetë dinjitoze dhe pa frikë?!

Rrethanat ndonjëherë bëhen komplekse dhe të ndërlidhura me njëra tjetrën, duke u kthyer në një rrjet fjalësh të rrejshme, që shumëfishohen nga propaganda e pafre e përbindëshit.

Mercenarët e Kryeministrit gjenden në të gjitha pikat e komunikimit publik dhe botën tënde e kthejnë përmbys.

Çfarë mbetet për ty, demokrati i shkretë?!

Të mbyllesh në zhguallin tënd shpresë humbur?!

Pa provojeni njëherë të shikoni gjërat ndryshe! Domethënë, të përpiqeni të identifikoni pikat prej nga mund të fillohet.

Të mendoni intensivisht, pa ndërprerje se çka mund të ndryshoni në veten tuaj, në sjelljen tuaj ndaj dhunës verbale, ndaj dhunës fizike, ndaj agresionit permanent të përversit Edi Rama; të gjeni brenda vetes përgjigjet shembullore që mund t'ia përplasni në fytyrë mediave të mëdha që ju përçmojnë, diplomatëve që ju fyejnë, politikanëve që ju vjedhin dhe mashtrojnë.

Mblidhu me demokratët e tjerë në grupe të vogla dhe ndizni zjarre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pa lider, pa parti politike!

Mos u tundni vendit, derisa Angela Merkel dhe Mike Pompeo të flasin me ju, nominalisht!

Konfirmoje faktin se Shqipëria është Atdheu yt! Pa mëdyshje!

Kur të mos gjendesh vetëm, botën rreth teje do ta shohësh ndryshe.

Shpesh njeriu nuk e di se çfarë ka brenda vetes.

Provojeni njëherë të bëni atë që ju thotë shpirti, të bëni saktësisht atë që ndjeni brenda vetes!

Fundja, çfarë do humbisni përveç urisë, skamjes, mjerimit dhe poshtërimit?!

E di se ke arsye të mjafta për pesimizmin tënd.

E di se çka mendon rreth politikës, liderëve, partive politike. Por ti je demokrat, ke gjenet më të mira të kombit tënd dhe mund t'ia djegësh skenarët çdokujt.

Fundja e fundit, çka pret?! Të vijë pranvera, të mbij bar e bari të rritet, të digjet e të thahet përsëri?!

Askujt nuk i bëhet vonë për ty, nëse ti nuk e konfirmon ekzistencën tënde. Përndryshe, prej këtij momenti fillo e mendo se qysh mund ta ndryshosh realitetin tënd ekzistencial.

Dil nga udhëkryqi dhe jepi kuptim jetës tënde!

Ti je demokrat!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ai14/12/2019 19:47

Ajo !
Edhe unë do të bahkohesha me ju në kritikën e opozitës, nëse do të shihja se Basha me shokë do të bënin "solidaritet" me këtë qeveri të korruptuar, në rastin e kësaj tragjedie.
Po ku e shihni ju këtë "solidaritet" ?
Emocionalisht, ,çdo shqiptar i ndershëm e demokrat, revoltohet kur sheh një kryeministër karagjoz që paturpësisht aktron "bamirësin" për viktimat e tij duke vazhduar me batutat e tij provokuese primitive ndaj të gjithëve.
Por pikërishtë këtë mënyrë reagimi nuk do ja këshilloja opozitës, që duke mos pasur asnjë pushtet e asgjë në dorë veç fjalës, në kushtet e zisë kombëtare e panikut që i ka zënë dhjetra mijë shqiptarë që mes këtij dimri nuk dijnë se ku do të fusin kokën, ti nxisë këta për "revolucion".
Me ngarkesën emocionale që ka shkaktuar tërmeti, nga paniku i madh, duhet ta pranojmë realitetin se një popull i mësuar qe tek qeveria të shikojë shpëtimtarin, nëse opozita do të bënte veprime të nxituara agresive ndaj kësaj qeverie, edhe ata që e kanë mbështetur me forcë ate, do ti ktheheshin kundër.
Opozita zgjodhi rrugën më të drejtë e më të mënçur.
Solidaritet me njerëzit në hall, e veç kritikës ndaj qeverisë e veprimeve skandaloze të kryeministrit, dha edhe ajo alternativat e saj për zgjidhjen e problemeve të emergjencës, pa pranuar që Rama ta përdorë si fasadë.për tu ulur formalisht me te në tryezë..
Më pëlqeu përcaktimi që i bëri Dashamir Shehi detyrave të opozitës lidhur me tërmetin.
Sapo të kalojë faza e emergjencës , - tha ai, - opozitës veç luftës që do të bëjë me këtë keqqeverisje që Bundestagu gjerman i ka shtjelluar kjartë në 9 pikat e tij, i është shtuar edhe pika e dhjetë, tërmeti që e zbuloi tërësisht kriminalitetin e qeverisjes.
Fakteve të shumta të keqqeverisjes në këto 7 vite, ju shtuan edhe këto pasoja tragjike të tërmetit, ku kjartazi , shqiptarët, pasi të kenë dalë nga emocionet e panikut, do të jenë në gjendje që me qetësi e realizëm të ndërgjegjesohen se nuk mund të presin shpëtimin nga karagjozi Rama.
Një gjë tashmë është tërësisht e kjartë për cilindo shqiptar që ka një nivel normal intelekti.
Qevera nuk mund të drejtohet vetëm nga një njeri e aq më keq me batutat e tij e veprimet e një karagjozi.
Ai tashmë e ka humbur fare toruan e nuk po e kupton se edhe ata palo "ndërkombëtarë" që i pati si mbështetje, do të jenë të detyruar që të dalin hapur kundër marrëzive të tij të kapjes flagrante të të gjitha institucioneve të shtetit, politikës agresive diktatoriale ndaj mendimit të lirëe mediave, e burgosjes së opozitës për fajin e "madh" të denoncimeve, e këmbënguljes për të mos hequr dorë nga zhvatja e parave të taksapaguesve . nëpërmjet atyre oligarkëve, një pjesë e madhe e të cilëve janë edhe shkaktarë të vrasjes së 51 njerëzve e rrezikimit të jetës të qindra e mijra të tjerëve.
Do zoti e "ndërkombëtarët" do të ndërgjegjesohen edhe ata, me ate çfarë ndodhi me shkrimtarin , poetin e publiçistin e shquar Agron Tufa që u detyrua të kërkojë azil politik, që rrënjet e thella të krimit në Shqipëri, janë kriminelët e ish sigurimit enverist që gëlojnë akoma në parlamentin e administratën shtetërore shqiptare.

Ajo12/12/2019 13:32

Faleminderit Z. Kodra!
Sapo pata mundesi te lexoj pamfletin tuaj te shpreses!
Dje une bera nje koment teper te ashper per PD dhe nuk pendohem! Sot dikush i quajtur Krist me akuzoi per dike qe shan opoziten per nje vend pune apo per dicka tjeter te turpshme. Krist ka shume mundesi qe une te jem moshatare me nenen tuaj prandaj frenoje pak fantazine se PD nik ka nevoje per mbrojtes te verber, por per dashamire kritike kur ajo gabon.Turp per njerez qe gjykojne te tjeret pa tru ne koke!
Vertet sot ka ardhur koha qe demokratet e thjeshte te marin situaten vete ne dore. Te dalin ne rruge dhe mos largohen deri ne rrezimin e qeverise se tmerrit! Te bejne padi ndaj qeverise per mashtrimin qe i beri popullit se situata ishte nen kontroll dhe gati per cdo emergjence civile. Nese PD fle gjume dhe perpiqet te ndihmoje qeverine ne kete dite te zeze, eshte pune per te. Demokratet e vertete duhet te veprojne. A nuk e pate se si Rama iu “ versul” atij burrit qe ankohej se ata demokratet qelbesira ia kishin hequr nga puna nje pjestar te familjes? Imagjinoni sikur kjo situate te kish ndodhur te pakten nje dite para termetit! Cfare gallate do bente Rama ne kurriz te opozotes! Por sot jo, hiqet si burre i mire dhe i shtrin doren e” paqes” opozites dhe Bashes sepse nese kjo opozite do bente punen e vet, ky do ishte fundi i Rames! Ai eshte shume i lumtur me kete PD solidare.

Qytetari Dixhital12/12/2019 11:36

Nje thirrje deshpr'use e realitetit te deshtume e mashtrues politik e social shqiptar.
Shumica e atyne qe kane aftesine me u çu e organizu ne menyre te pamvarun prej rrufjanave politikane, kane ike e e kane lane ate vend tashma, pjesa qe kan mbete, e kane kuptu se mafia politike, ka arrite nje shkalle sofistikimi, ku njeriu i thjeshte nuk asht asgja ma shume se nje viktime e atij ingranazhi kriminal.
Shumica e shqiptarve jane indoktrinu ne nje nivel sub-njerzor, te atille qe, kur t'ju mbaroj buka do hane bar, kur te mbarohet bari do vdesin te qetë, se kanë ba ma sublimen per idealin e partise.
At Zef Pllumi, Drite Paste, e ka njofte e kuptu psikozun ehe mentalitetin e popullit, kur ka thane se asht fatkeq'si e madhe, se si nje vend kaq i vogel si vendi i jem, me nxjerr kaq shume hora. Kjo i përmbledh të gjitha.

Skrapari12/12/2019 09:17

I dashur Z. Kodra! E ke qare kete shkrim. Koplimente.

Antirilindas12/12/2019 08:47

Ata që e ndjejnë dhe kuptojnë atë çfarë ti ndjen dhe kërkon nga të ngjashmit me ty janë pak, pamjaftueshëm për të ndryshuar gjërat, përveç se me veprimet e tyre mund tia vështirësojnë edhe më shumë jetën vetes e familjes së tyre. Nuk mund të dalësh ashtu si thua ti sepse jo shteti, por individë mendjelehtë e pa dinjitet do të të tallin e shpërfillin, por edhe jemi të lodhur duke u zhgënjyer ose më mirë zhgënjim ka qenë çdo hap i jetës sonë që kur kemi lindur.

Shto koment

Denonco