Një diskutim në ‘Opinion’, ose më saktë mënyra e komunikimit mes drejtuesve të dy fondacioneve bamirëse, ishte gati i pështirë.
Asgjë më shumë; ishte një lloj gare për vëmendje dhe protagonizëm: Kush ka bërë më shumë për shqiptarët e varfër?
Me këtë rast, doja të ndalesha në një fenomen që po e degjeneron edhe humanizmin si virtut njerëzor.
Së pari: A janë bamirës këto fondacione? Unë them që jo.
Sepse drejtuesit e tyre nuk kanë dhuruar asgjë nga vetja. Këta janë vetëm menaxherë të ndihmave që japin të tjerët. Fondacione të drejtuara si të ishin kompani private, ato janë shndërruar gati-gati në biznese që ‘shesin’ bamirësinë e të tjerëve.
Ato kanë krijuar infrastruktura si të ishin kompani të mëdha tregtare, dhe padyshim që nuk i japin askujt llogari për mënyrën e menaxhimit të këtij humanizmi që u vetëofrohet si mëshirë për mjerimin.
Përtej kësaj, etja për mediatizimin, e ka bërë bamirësinë në Shqipëri të pështirë. Djem e vajza me qese me ushqime në duar vihen në rresht për të hyrë në shtëpinë e njerëzve të mundur nga mjerimi. Foto e filmime pa fund.
Qeset me oriz e miell iu plasen në prehër të varfërve, ndërsa salçiçet ua varin në qafë, për tu bërë fotografi. Fëmijë të paushqyer e të zhveshur vihen në rresht për të bërë foto me shpëtimtarin, bamirësin e madh. I filmojnë mbarë e prapë. Kujdesen të fiksohet çdo rraqe e shtëpisë, çdo këmbë e zbathur, çdo bluzë e shqyer, çdo pjatë dhe tenxhere e palarë dhe e zbrazur...
Përse? Cili është qëllimi? Që të tregohet se janë të varfër? Nuk ka nevojë për kaq shumë detaje.
Mjerimi të shvesh nga çdo lloj ndjeje njerëzore, të bën të ulësh kokën e të thuash vetëm ‘faleminderit’. Por jo deri këtu!
Etja për protagonizëm, për heroizëm dhe shenjtëri i bën këta ‘bamirës’ që tu marrin të varfërve çdo lloj dinjiteti. Mendoni pak, pas disa vitesh kur ai fëmijë të rritet e të shkojë në shkollë, në rrjetet sociale do të jenë akoma videot kur atij i dhurohet një copë bukë në dorë dhe kur i duhet të bëjë si i lumtur kur të dalë në fotografi me atë ‘xhaxhin’ që ia dhuroi.
Nuk ka nevojë t’ia varësh trastën e ushqimeve të dhuruara në qafë e tia tregosh gjithë botës. Bamirësia nuk bëhet për famë, por për shpirt.
© SYRI.net
Ata te pakten po garojne per mire,po dokum,entojne punen e tyre. PO ju h-analistet per cfare po garoni? Apo garoni vetem te flliqni cdo gje qe behet? Le te flasi Arbri e naci si te duan,rendimenti tyre ska te krahasur me lehjet tuaja. Ata ndoshta sdin te flasin,por te pakten nuk flasin vetem vrer.
o mentor katunari,
Mentor bithq...godet perseri
@juristi: shko mer kok k.. viktime komuniste
i mrekullueshem artikulli,bravo.
I cnderuar Mentor kikia
Asnje surprize nga juve qe Te hiqni hallken e qenit Dhe te leshohesh mbi keto shoqata bamiresie qe ceshte e verteta kane bere aq shume per te varferit Dhe ne nevoje shume me shume nga cka bere pushteti I pushteve qe Ti mbron me fanatizem. Madje kane ndihmuar ata njerez qe kryeministri Jot ka futur ne burg, ju prere ndihmat, ju ka shembur shtepite etj. Mund te kritikosh keto njerez protagonist qe I quan Ti, sepse dolen Dhe u bene pale me pushtin tend. Ti ke nje mellef Dhe nje nxitje kunder fese islame. Duke pare qe keto kane tejkaluar cdo parashikim Dhe Po pasqyrojne vertetesine e humanizmit te karakterizuar nga feja islame. Ti e ke shprehur urrejtjen tende kunder fese islame qe sipas marrezise tende na u dashka reformuar edhe kurani, pra ta shkruajne Dhe ya manipulojne sic kane bere me biblen. Ti therret e cirresh per reformim Kur vete qe qenie e pa reformuar por I deformuar. Ti mendon se I shpall lufte Te Gjithfuqishmit por gabohesh Dhe je I humbur
Po ty o mentor, spo ta var kush qe duhet te shkruash dicka sa per te terhequr vemendje,
Po ti cfar po ben per ti ndihmuar apo po mba shkopin.
po pse e k... mos i ke nigju noj her ti kto re thone qe po japim nga pasunia jon
Kontributin e par e dhuroj vet Elvis Naçi né emisionin e par ne Kosov 10 000$ prandaj mos ja fut kot.
O mentor komunisti po si nk e kupton nje gje te vogel. Nk te ka dhene ndonje koc ta lepish, shoku rama? E po kshtu doni ju komunistat e qelbun me investu ne shtet se ndoshta ju hedhin ndonje koc per te lepire. Kete populli e ka kuptu shum mir, per ket pun jeni lshu ne njerzit e mir, si bisha
Shkrim qe shspreh gjithcka po behet ne Shqiperi,per turp e efaqe te zeze,por nuk shohim asnje koment.A thua se vertete nuk ka komente per kete shkrim?
Shkrim qe shspreh gjithcka po behet ne Shqiperi,per turp e efaqe te zeze,por nuk shohim asnje koment.A thua se vertete nuk ka komente per kete shkrim? Po as ndonje falenderim per konstatimet reale?
BRAVO, BRAVO,BRAVO
Analize shume e sakte ,nder me te mirat qe trajton kete fenomen .
kikia me kete shkrim,i ke ul pike vetes.qofte Arbri i fundjava ndryshe qofte Elvisi kontribojn pwr shqiptaret duke ndertuar shtepi dhe duke ushqyer disa qindra familje.merr informacion mire here tjeter se sa lek ka dhuruar Elvisi dhe Arbri nga te ardhurat e tyre meqe e preke dhe kete pjese,dhe doja te dija se cfar ti po kontribon per shqiptaret?asgje me sa di un.je shume per te ardhur keq,madje me dukesh si nje gazetar amator me keto shkrime per pak click.rritu pak profesionalisht
Ne kendveshtrimin tim fondacionet ne nje te ardhme te afert (brenda 5 viteve) do te jene subjekt i hetimit penal, per administrimin e fondeve dhe perdorimin e tyre. Besoj se shkrimi eshte pasqyrim real dhe me pasoja konkrete negative ne shoqerine shqiptare. Kjo vjen dhe si pasoje e mos pasjes se nje shteti funksional. Uroj qe syri te administroje ne arkive situatat aktuale sepse do jemi deshmitare te situatave te pakendshme per te gjithe.
Pune te mbare!