Turqia i hypën Europës dhe Europa, Afrikës?! Jepnani more, shpjegime shkencore

Turqia i hypën Europës dhe Europa, Afrikës?! Jepnani more, shpjegime shkencore

Nga Artan Fuga - 11/12/2019

Të gjithë dëshirojmë shumë që njerëzit e dëmtuar të jenë në vend të sigurt, dëmet të riparohen sa më shpejt dhe urojmë që kurrë mos përsëriten të tilla drama kombëtare!

Ndërkohë njeriu nuk ka si të mos dojë të dijë se përse u shkaktua ky tërmet, në një zonë kaq të ngushtë me kaq shumë lëkundje, kaq i rëndë, me një vazhdimësi kaq të zgjatur?

Mirë na thonë që tërmeti nuk parashikohet, por pasi ndodh, a mund të dihen shkaqet konkrete se përse ndodhi? Mbase po, mbase jo! Nuk e di sepse nuk e njoh fare këtë shkencë. Por nuk kam si të mos pyes: Po tru kanë disa që na japin shpjegime gati ideologjike? Që në vend të shpjegimeve sizmologjike na japin shpjegime mitologjike.

Pa asnjë provë! Pa asnjë observim! Pa asnjë argument! Dhe në vend të këtyre na venë titullin "inxhinjer", kështu e ashtu! Po kthehemi në kohën përpara Bekonit ku autoriteti, statusi, i dikujt ishte prova dhe argumenti që ato që ai thoshte duhej të merreshin si të vërteta. Unë jam Biri i Zotit! Unë jam Mesia! Unë jam Skënderbeu! Unë jam Don Kishoti i Sanço Pançes!

Mjaft o mjaft se na u hap barku! Në keni shpjegime shkencore thuajini, nëse nuk keni, rrini mo pa folur se nuk ua kërkon njeri pa i ditur t'i shpikni! Nuk e pret këtë njeri nga ju!

Institutet rrinë. Qendrat shkencore heshtin! Akademia nuk ndihet! Mendimi nxin!

Dashke shpjegime ti?! Dikush na thotë që pllaka afrikane dhe pllaka europiane që nis andej nga Turqia, kalon në Shqipëri e mbaron në Itali e Spanjë u fërkokan, i hipkan njera tjetrës dhe ja, prandaj tërmeti i 26 nëntorit!

Mirë pllakat që u fërkokan, por këtu nën Hamallaj a poshtë Kurbinit e gjetën të shfryjnë, e gjetën t'i hypin njera tjetrës?!!! Çfarë shpjegim leshi është ky?

Unë pyes se përse në këto tridhjet km katrorë ka pasur lëkundje kaq të mëdha, ai më thotë jo Afrika, jo Spanja, jo Turqia!!! Turqia i hypën Europës dhe Europa i hipën Afrikës përsipër!

Eshtë si t'i them se përse më zuri gripi, dhe dikush të më thotë se gripi ka ardhur nga Madakaskari!!! Unë kërkoj konkreten, ai na flet për universalen!!! Ngrehu nga varri Aristotel. Mirë sizmikën që e qajmë, por bazat e llogjikës i dimë apo jo?! Çfarë sizmologjike? Logjiken shkurt fare a e kemi?

Merr frymë toka - thotë dikush tjetër shkencëtar - letrar! O po mirë, një njëmijë vjet më parë shpjegohej tërmeti me atë që toka ishte mbi kurrizin e një breshke dhe sa herë breshka krruante kurrizin, toka dridhej dhe shkaktoheshin tërmetet.

Ne kërkojmë sizmologji, ai na bën letërsi! Llafollogji! Po rri ore rri! Se ka tre goditje thonë këta shkencëtarrucat. Një, dy, treeeee. O pika që nuk na bieeee! Mirë i tha njeri: Ore po këtu ka pasur qindra lëkundjeeeee! Dhe shkencëtari që shpjegon gjithçka u përgjigj : Tre lëkundje qe ndjen opinioni publik! Këtu thashë: Më ra tavani në kokë pa tërmet! Ku e di tërmeti se çfarë ndjejmë ne njerëzit! Tërmeti vazhdoka derisa ne njerëzit ta ndjejmë tre herë!!! Tre herë!!! Cili tërmet? Pse tre dhe jo dy!

Mirë sizmikë nuk kemi si duket, përqasje sizmologjike nuk kemi, po logjikë a nuk kemi të drejtë të kemi! Se pastaj na ndodh si ai shkencëtari tjetër që na tha se nuk e matëm dot sa zgjati tërmeti se na u fikën dritat në observator!!! Aman bre po as një gjenerator nga ato të kafeneve nuk keni patur?

Hajde pastaj mos puth qenin! Hajde pastaj mos dekoro qenin! Hajde pastaj mos bërtit: Rroftë qeni! Qeni ka më shumë dije, më shumë logjikë, më shumë informacion se ne . Nuhatje as nuk diskutohet! Ndofta edhe ndershmëri!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Zeqi Neja11/12/2019 12:55

O Prof. Fuga, a e pe se c'bere? Kerkove shpjegim shkencor me te detajuar (hajt, po e pranojme qe une - me formim shkencor po te tjeter dege - e ti - me formim filozofik - mund ta kuptonim ate lloj shpjegimi) dhe lirove nga zinxhiret mitomanet.

ilmi gjeta11/12/2019 09:28

Çfare jane apo pasqyrojne termet?!
Termetet jane fenomene gjeodinamike qe lindin, zhvillohen, shuhen, rigjenerohen dhe perhapen ne thellesi te kores se tokes si rezultat i lirimit te nje sasie apo me sakte mase energjie shume te kosidrueshme; efektet e nderveprimit te te cilave shkatojne lekundje (termete) qe ndjehen deri dhe ne siperfaqe te tokes. Amplitudat e lekundjeve varen nga veprimi apo nderveprimi i menjehershem energjive te masave apo i nje rivendosje ekuilibri brenda se njetes mase, me formimet gjeologjike rrethuese, dhe me tej, me perberje dhe veti te ndryshme strukturore e teksturore ne lidhje me thithjen dhe perçimin e kesaj energjie te liruar. Intensititi i lekundjeve percakton shkallen e tij. Nje termet me amplitude 1 te shkalles Rihter, do te thote qe nje qind kilometra nga nga qendra e bazes se konit siperaqesor , pra rreze baze koni (kon me baze ne siperfaqe dhe kulm ne qendren e aktivizimit te fenomenit apo epiqender), ne siperfaqe te krijohet nje e çare 1 mikron.
"Shkencetaret" e panumurt qe po mbushin editoriale dhe po “garojne” me keto aksioma te ngelura te “dera”, dhe o burra hap “deren” e futi mrena e dil e shiti sikur malli jot, me shpjegime shkencore gjeodinamike te formimit dhe aktivizimit te tyre te pavertetuara deri me tani, dhe qe po behen aq te bezdishem per oren qe u ka ngel te shpiksi i koncepti te pllakave tektonike; vetepermbahuni. Mos shkoni ma tutje duke treguar se keni nje bazament te dobet gjitheperfshires shkencore, mbi te cilin jeni “ngritur”, lereni token te lekundet e perkundet, ajo do ta beje kete pune, sekretin e se ciles e mbart atje ku eshte; po frenoni lekundjet e mendjes tuaj. Vilni financiarisht ato çkeni “arritur” dhe se si e dini vete. Teoria e levizjes se pllakave eshte e njejti fati me teorine se Darvinit. Menyra e renies se termeteve ne kohe dhe hapsire, duke marre ne perceptim dhe konceptim, nje deduksion paraprak pergjithesues te çdo elementi deri me te imet, te dergon ne te kunderten e asaj qe deri tani eshte pranuar, pra nuk jane levizjet e pllakave qe shkaktojne termetet, por jane termetet qe shaktojne levizje pjesore dhe teresore lokale dhe me gjere te formimeve gjeologjike strukturore-teksturore qe perfaqesojne dhe perbejene koren e tokes; dhe sipas njesive perfaqesuese morfofizike te daljes se tyre ne siperfaqe jane pranuar te emertohen pllaka tektonike. Per ilustrim, intruzionet ultrabazike (nese do pranojme shpjegimet teorike te deri tanishme) jane efekt lirimi energjie te jashtemendueshme nga grumbullimi kufi i saj ne thellesi te litosferes. Vullkani perfaqeson nje shperthim, energjia e te cilit lirohet ne formen e nje krateri ne siperfaqe; madhesia dhe permasat e te cilit pasqyrohen nga forma dhe dimensionet e tij ne siperfaqe. Kjo eshte kur energjia del ne siperfaqe, por kur energjia nuk arrin te gjeje rruge dalje per shkak te madhesise se energjise, llojit te saj, thellesise dhe ambintit ku ajo akumulohet dhe aktivizohet, atehere perkthehet ne goditje apo “perplasje” te saj me ambientin rrethues. Nga aftesia thithese apo rigjide e ambientit gjeologjik rrethues, nga nderveprimi krijohen lekundje sizmike. Nese ekuilibri i nderveprimit te tyre arrihe shpejt, pas lekundjet do jene me frekuence te vogel, dhe do kene nje shuajre pa pasoja te medha, nese lekundjet vijone per nje kohe te gjate, kjo tregon per nje riekuilibrim te veshtire, pse jo dhe me amplitude te medha, por me probabilitet te vogel, ne baze te studimeve te historikut te zhvillimit te tyre ne kohe. Pra ne kete logjike kane qene termete apokaliptike te cilat çuan ne riformimin e struktures se tokes se sotme. A duhet te kete patur termete tjere para kesaj, perceptoi se po. Gjithshka qe ndodh sot eshte nje rivendosje ekuilibrash nderveprimi masash me energji te ndryshme (nxehtesie, magnetike etj.) me efekte dytesore te paperfillshme ne krahasim me te paren. Prandaj nuk ka vend per panik apo interpretime te kesaj natyre.

Selmani11/12/2019 08:41

Profesor.. shume respekt per ju.mbetesh i madh, dhe realisht jemi krenar qe te shqiperia te ka.shume respekt

Shto koment

Denonco