Sot 8 dhjetor, dita e lirisë dhe engjejve të saj, studentëve liberator!

Sot 8 dhjetor, dita e lirisë dhe engjejve të saj, studentëve liberator!

Nga Sali Berisha - 08/12/2019

Të dashur miq, sot është 29 vjetori i fillimit me 8 dhjetor të vitit 1990 nga rinia studentore të revolucionit demokratik, i cili si një uragan i vërtet në 3 ditë ndau epokat dhe vendosi në vendin më monist të planetit pluralizmin politik.

Ndaj sot mbarë kombi shqiptar nderon 8 dhjetorin si një ndër datat më të rëndësishme në historinë e lirisë së tij.
Me 8 dhjetor te vitit 1990 studentet e universitetit të udhehequr nga tribuni legjendar, studenti Azem Hajdari u ngritën me guxim të jashtëzakonshëm në Tiranë në lëvizjen studentore për të përmbysur diktaturën komuniste më të egër në Europë.

Revolucioni Demokratik që nisi me 8 dhjetor, me shpejtësi do do të shndërrohej në levizjen më të fuqishme paqësore në historinë e vendit dhe, në një hark kohor të shkurtër prej 72 orësh, me mbështetje të fuqishme të intelektualeve dhe qytetarëve të Tiranës do gjunjëzonte rregjimin komunist dhe do ti impononte atij pranimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Gjer në mengjesin e 8 dhjetorit të vitit 1990 shqiptarët në Shqipëri përjetonin shtypjen e diktaturës më të egër, ndërsa shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi jetonin pushtimin barbar serb dhe kishin mbetur kolonia e fundit në Europë. Levizja studentore e dhjetorit 1990 hodhi themelet e lirisë dhe ndërtimit të shoqërisë së lirë në Shqipëri të daljes se vendit nga izolimi, të hapjes dhe integrimit europian dhe euroatllantik të tij. Kjo lëvizje, çeshtjen kombëtare, nga një çeshtje të tradhetuar nga klika hoxhiste, e vendosi në piedestalin e merituar për zgjidhjen e saj.

Idealet e rinisë studentore të dhjetorit 1990 ishin dhe mbetën idealet më të larta më fisnike, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve. Këto ideale, energjia e tyre i bën shqiptarët të lirë dhe me dinjitet njerezor, vendosen në Shqipëri sistemin demokratik të bazuar në tregun e lirë, anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, i dhanë asaj statusin e vendit kandidat në BE. Kosova u bë e pavarur dhe shqiptarët janë më të lirë se kurrë në historinë e tyre.

Ndaj dhe 8 dhjetori i vitit 1990 është dita e nderimit të lirisë dhe vlerave të saj nga mbarë shqiptarët, e nderimit të veprës së pavdekshme të Azem Hajdarit dhe studentëve liberator, që me guximin e tyre në lartësinë e një legjende shkallmuan dyert e mbyllura të lirisë për shqiptarët!

Sot pas 29 viteve qytetarët shqiptarë festojnë dhe nderojnë këtë ditë pasi brenda një viti shndërruan në shumicë partinë e idealeve të dhjetorit PD. Ata sot janë me e vendosur se kurre të shporrin nga pushteti narkomafien dhe shtetin e saj me në krye bastardin e bllokmenëve hoxhist, qe i mbylli Shqipërisë dyert e integrimit në Bashkimin Europian, Edvin Kristaq Mafinë apo tradhetarin e kombit shqiptar, Zografin Bis.

Sot përseri në këtë udhëkryq të rrezikshëm në të cilën ndodhet Shqipëria, shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e kakistokracisë të Edvin Kristaq Mafisë është rinia e Shqipërisë. Ndaj dhe duke i uruar asaj gëzuar këtë ditë, ju bëj thirrje të rinjëve shqiptarë të ngrihen të frymëzuar nga kjo Ditë e Lirisë në lartësinë e idealeve të tyre dhe të përmbysim sa më parë rregjimin e Edvin Kristaq Mafisë dhe narkomafies së tij shtetërore.

Nderim përjetë Azem Hajdarit dhe studentëve libertor të Dhjetorit 1990.

Zoti e bekofte Rininë e Shqiperisë dhe misionin e saj! sb

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Emigrant 09/12/2019 12:42

Per rikthimin e komunistave ne pushtet te akuzoj ty Sali Berisha. Ti is he I futun prej ramiz alise. Turp per ju te dy qe jeni nga veriu I perjetshem antikomunist. Ti akuzove nexhmijen per kafe ne vend te krimeve, Ti more ne qeverine tande te pare komunista dhe xhelate, Ti nuk afrove intelektuale nga diaspora se e dite qe ske te perbashket me ta, Ti nuk gjykove asnje nga ish diktatura per krime kunder njerzimit, Ti nuk e le Keka Zogun here e pare me hy ne shqipni por e ktheve ne aeroport, Ti me Nanon ja vodhet voten e referendum it per monarki, Ti e nose Arshi Pipen mrapa kur tha qe komunistat duhen var Ti bane reform agrare ma te keqe se dulla dhenuk cove pronen te I zoti, to perkrahe parullen bashkvujtes e bashkfajtore. Si keke Ti bashkvujtes me 90% te popullit te vujtun dhe bashkfajtore me popullin??!!!! Tana kta I ke ba se kurr ske pa's shirt demokrat. Demokracia e vertete a dash me cu padrejtesit e 45 vjeteve ne vend. Ti kurre se bane. Ishalla zoti te fale

Shqiptari08/12/2019 13:53

Me pak fjale demokracia ishte dhurate vetem per nje grusht njerezish rreth disa partive qe u mblodhen si shushunjezat per te thithur gjakun dhe grabitur djersen e popullit!
Disa i kane privatizuar partickat e tyre dhe vazhdojne qe ne 1991, te thithin gjak dhe te pasurohen. Aty jane akoma nuk ia lene askujt tjeter vendin e kryetareve. Prandaj disa particka jane ndare ne 2-3 particka me te vogla per te vazhduar thithjen e gjakut nepermjet kryetarllekut. Ato tani njihen jo nga emri i tyre por kane emrat e kryetareve te tyre. Partia e filanit dhe partia e fistekut.
Vetem poltikanet e sotem dhe ata mund te festojne demokracine dhe te thone me gojen plote: Rrofshin Studentet e Dhjetorit 1990! Rrofte Demokracia shqiptare!

burgaxhija virtual!08/12/2019 12:54

sb jeni ba t'gjithë bajata. Ai ishte një moment, që ma s'shumti, mund të përkufizohet si një treditor i andrres apo shpresës për liri, por jo dita e lirisë. Lëvizja e dhjetorit për shqiptart asht ba njelloj si 29 Nandori qe konsiderohet "dita e çlirimit". Per shqiptaret lirija, drejtesia dhe begatija do t'mbesin andrra t'pa realizume. Shqiptarëve lirija jua asht marre peng, roli jot ne këtë pengmarrje asht nje debat tjetër. Lirija nuk asht thjesht e drejta e pijanecave me fol ç'ka t'dojn neper klube, lirija përkufizohet edhe si e drejta e njeriut me zgjedh, marr vendime apo vepru, mbrenda ligjeve demokratike, pa frike e shterngime diktati.Lirija asht rrjedhoje llogjike e funksionimit te demokracise dhe shtetit ligjor, në një vend ku nuk funksionon demokracija dhe nuk ka shtet ligjor nuk bahet fjal per liri (nuk asht vetëm Rama protagonist këtu). Pluralizmi në shqipni asht një farsë, ne shqipni siç e dimë, në fillim zgjidhet trashëgimtari masandej bahen medemek zgjedhjet. Shqiptarëve të mjerë ju shitet mungesa e izolimit si liri, ato jane leju me marr rrugat si kafshë t'egra, neper male, në kerkim të një kafshate buke. Nëse flasim për dit'lindjen e Lirijes tande, ateher kjo asht tjetër gja.

Shqiptari08/12/2019 12:47

Vertete qe ne studentet e asaj kohe hodhem themelet e lirise, demokracise dhe shtetit ligjor! Ne kishim endrra, ne kishim besim dhe ne shpresonim vertete! Por e gjitha ishte nje zhgenjim, nje mashtrim, nje abuzim i tmerrshem me besimin dhe shpresen tone studentore!
Pa me thuaj Shqiperi, sot ku je!
Demokracia eshte groposur dhe varrosur nen dhe'!
Ish-komunistet sot te shtypin me pasuri!
Demokratet e vertete sot jane ne arrati!
Ish-komunistet kane 29 vjet ne pushtet dhe qeveri!
Ish-studentet e dhjetorit '90 po shikojne nje lemeri!
Ku eshte Shqpieria, qe kurre nuk provoi demokraci!
Ish-demokratet sot jane te majmur ne pasuri!
Sot jane po te njejtet surrete si 30 vite me pare!
Po ata ne pushtet, po ata deputete, ata sot te heqin zvarre!
Ne Shqiperi asgje nuk ka ndryshuar, njesoj si me pare!
Dikur benin ligjin kryetare e sekretare, sot jane femijet e tyre,
biznesmene, ministra, drejtore, deputete dhe pasunare!
A mund te behet demokracia nga pushtetare te shpirte,
nga mashtrues, nga hajdute dhe olligarke??!!!

Shto koment

Denonco