Pa dënim, s’ka rindërtim

Pa dënim, s’ka rindërtim

Nga Andi Bushati - 03/12/2019

Në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përgatitej të dilte përpara gjykatës për të shqyrtuar masën e arrestit ndaj saj, Vangjush Dako u rifut në zyrat e bashkisë së Durrësit për të marrë në duar kontrollin e situatës, pas dorëheqjes së ish-drejtuesve.

Trajektorja e këtyre dy personazheve, vajzës durrsake që përfundoi në qeli, vetëm se përshkroi në Facebook tmerrin dhe ankthin e saj pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe ish-kryebashkiakut që ka dhënë leje dhe ka shpërndarë betonin e firmës së tij, për 12 vite në këtë qytet, tregon më së miri atë që po ndodh pas katastrofës në Shqipëri.

Në vend të kërkimit të përgjegjësive, po triumfon propaganda.

Kryeministri, qeveria, bizneset e mëdhenj pranë tyre, mediat që i mbështesin, po krijojnë me këmbëngulje idenë se duhet parë nga e ardhmja, se duhet harruar çfarë ndodhi, se duhen strehuar në hotele me 5 yje familjet e viktimave, se shtëpitë e tyre do të rindërtohen më të mira se më parë.

E gjithë kjo narrativë po i mbivendoset në mënyrë diabolike një tjetre: a mund të ishte shmangur një pjesë e madhe e katastrofës nëse do të ishim një vend normal?

Të gjithë specialistët që kanë folur këto ditë, bien pothuajse në një mendje, se sado i fortë të qe tërmeti i një jave më parë, ai nuk ishte i atyre përmasave sa të shkatërronte pallate të tërë. Fakti se ngjitur e ngjitur, një ndërtesë ka rezistuar mirë, ndërsa ajo përbri saj është shkulur nga rrënjët, tregon për gabim dhe fajësi njerëzore.

Në mbi 2 mijë objektet e dëmtuara (kjo është shifra paraprake që po raportohet), pas afro gjysmë miliardi eurosh kostoje financiare, qëndrojnë emrat konkrete të kryebashkiakëve, urbanistëve, inxhinierëve, biznesmenëve, që kanë dhënë toleruar, apo abuzuar me lejet e ndërtimit.

Por, e vetmja gjë me të cilën po harrojmë të merremi janë fajtorët e këtij krimi. Madje për të mbrojtur ata, gjoja në emër të shikimit nga e ardhmja dhe kthimit në normalitet, qeveria po spastron edhe provat e krimit nga vendngjarja, duke larguar me urgjencë inertet e godinave të shembura, pa hetuar më parë prokuroria për arsyet që sollën viktima.

Pak ditë më parë lexova një rrëfim interesant të një ish diplomati shqiptar në Turqi, i cili dëshmonte përvojën e tij personale në kohën e tërmetit të fuqishëm që preku këtë vend në 1999.

Në mënyrën kaotike se si është ndërtuar, se si nuk i ka përmbajtur dot yryshet e flukseve urbane, Turqia është shumë e ngjashme me ne. Ashtu sikurse e tregon dhe romani i fundit i nobelistit Orhan Pamuk (Kjo gjë e çuditshme brenda meje), zaptimi i trojeve, ndërtimi kuturu, korruptimi i të zgjedhurve lokalë, i politikanëve dhe specialistëve, ka qenë një lëngim i gjatë.

Por ama, pasi natyra e goditi fort Izmirin me qindra qenë personazhet e kësaj kategorie që përfunduan pas hekurave. Dhe të jemi të qartë se ishte një periudhë kur pushteti në Ankara nuk qe absolut dhe kur Erdogani nuk ishte ngjitur ende në majë.

Pikërisht për këtë qasje ka nevojë edhe Shqipëria sot. Ata të cilët babëzia për para, verbëria e të mosmenduarit për tjetrin, ethet e fitimit të pamoralshëm dhe me çdo kusht, kjo fatkeqësi i radhiti në barrikadën e kriminelëve, nuk mund ta kalojnë pa përgjegjësi.

Nëse sot ne nuk do të dimë të mbajmë këtë qëndrim, natyra do të na godasë sërisht dhe më fort, jo si fatalitet i ndonjë lidhjeje hyjnore shkak pasojë, por thjeshtë se kemi rrefuzuar të mbrohemi prej tekave të saj.

Prandaj, për këtë arsye, tani është momenti që, para se të ëndërrojmë për projektet e rindërtimit, të flasim për masat e dënimit.

Por, ky debat, në mënyrë perfide po anashkalohet nga një qeverisje që ka pasur njerëzit e saj në krye të qyteteve si Durrësi apo edhe Tirana.

Ai po degradon në një propagandë të neveritshme e cila po mbahet gjallë vetëm me akte skandaloze, si lufta ndaj mediave apo qytetarëve që shprehin frustrimin e tyre në Facebook.

Madje vetë Edi Rama, ashtu si në rastet e avionëve të drogës (mushkonja), Agron Xhafajt, Habilajve apo Ervis Roshit, është përpjekur të krijojë alibi. Ai njëherë u hakërrehet gazetarëve se shtesa katesh ngrihen ngado, e herë shpërfytyrohet nga arroganca ndaj një banoreje qé i kujton lejet me firmën e ‘xhuxhit’.

Deviza është e qartë, duhen shpikur fajtorë imagjinarë, për të fshehur kriminelët realë.

Pikërisht pasojë e këtij manipulimi është dhe absurdi që në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj përgatitej të dilte në gjyq, Vangjush Dako u rifut në bashkinë ku merren vendimet për fshirjen e gjurmëve të krimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi03/12/2019 15:54

Ti ke te drejte , qe duhet denuar Dako, e Dakot e tjere, por siper Dako-s e dakove, qendron kryemafjozi Rama, prandaj nuk ka per te patur te denuar asnjeher.
Pastaj, ky popull e meriton kete. Ky popull dhe tani ne mes te skamjes, te rruges, kenaqen te bejne nje foto me Ramen, i turren asaj gruas qe me te drejte i kerkonte hesap rames....cdo popull ka qeverrine qe meriton....

Osumi03/12/2019 13:55

E meriton qeverisjen qe ka. E trishte por mese e vertete.

Afel03/12/2019 12:46

Kush po mendon per dimrin qe ka hyrë?
Kush do denoje kriminelet ndertues?
Ku do te perfundojë betoni i vangjush dakos?
Kush do ta denoje vangjush dakon?
Kur do te denohet Vangjush Dako e kompani?
Si nuk jep doreheqje sharlatani Rama?
Njerez ...skeni parë gje akoma...tërmeti i vertete sapo ka filluar...me Ramat Dakot Doshet Rroshët e kodoshet termetet sdo te mbarojne kurre...Ngrihuni dhe bjeruni korrini dhe shtypini...Por ti tani ske më fuqi o populli im budalla e i mjere e i mire ...

Ajo03/12/2019 11:53

Z. Bushati jam plotesisht dakort me ju, por a e di se cfare me trishton mua? Jane vete ata banoret e mjere dhe te varfer te cilet humben te aferm apo u plagosen nen gerrmadhat e shtepive te tyre duke mbetur pa strehe ne qiell te hapur dhe perseri presin “ udheheqesin” e tyre te fandaksur plot dashuri dhe shprese!
A e vute re reagimin e qytetareve ndaj asaj zonjes qe e vetmja guxoi dhe shfryu dufin ndaj “ xhuxhit” Dako? A e pate si iu versulen gruas se mjere me pusho ti, “ kur e bleve shtepine a te pelqeu? “ sepse ajo iu prishi takimin e jetes me udheheqesin, si dikur me Enverin? Perse te mos trimerohet atehere Rama, qe per mua sot duhej te ishte ne burg, duke e kercenuar dhe debuar nga takimi “ gju me gju me popullin” ate grua qe ishte e vetmja qe guxoi te shprehe revolten e saj ndaj nje qeverie kriminale?
Per sa kohe te kemi nje popull kaq te nenshtruar qe edhe kur e vrasin, e lene ne rruge te madhe, e genjejne me premtime boshe pafund dhe perseri lumturohet teksa sheh “ udheheqesin”, asgje nuk ka per te ndodhur. As kerkese ndjese, as gjykim, as drejtesi, asgje. Kjo menxyre do kaloje ashtu sic kane kaluar edhe te tjera sepse populli shqiptar mban mbi shpinen e tij shume. Mbase e meriton qeverisjen qe ka.

Afel03/12/2019 11:51

Kush po mendon per dimrin qe ka hyrë?
Kush do denoje kriminelet ndertues?
Ku do te perfundojë betoni i vangjush dakos?
Kush do ta denoje vangjush dakon?
Kur do te denohet Vangjush Dako e kompani?
Si nuk jep doreheqje sharlatani Rama?
Njerez ...skeni parë gje akoma...tërmeti i vertete sapo ka filluar...me Ramat Dakot Doshet Rroshët e kodoshet termetet sdo te mbarojne kurre...Ngrihuni dhe bjeruni korrini dhe shtypini...Por ti tani ske më fuqi o populli im budalla e i mjere e i mire ...

RAMAZANI03/12/2019 11:36

ME RASTIN E TERMETIT, PROKURORET E NDERSHEM TE FILLOJNE VETINGUN E POLITIKANEVE TE SUKSESSHEM NE INDUSTRINE E NDERTIMIT. POLITIKANET PAS TERMETIT PO NA BEJENE PARADE MODE NEPER TV SIKUR NE POPULLI E KEMI FAJIN QE U PRISHE NDERTESAT DHE VDIQEN NJERZIT.

ai03/12/2019 11:34

"Pa dënim ska rindërtim"
I marë ky titull ashtu siç është vendosur pa lexuar shkrimin, të kujton parullën komuniste të ndëshkimit të "botës së vjetër" për të ndërtuar "botën e re"

RAMAZANI03/12/2019 11:30

UNE THEM PROKURORE TE NDERSHEM KA KY VEND DHE KETA TE FILLOJNE TE NGRENE AKUZAT PENALE PER NJEREZ KONKRETE PA DALLIME PARTIAKE.

ai03/12/2019 11:19

Të bëhet kujdes për të mos lënë abuzuesit në ndërtime që të shkatërojnë provat e fajësisë penale, krahas fillimit të rindërtimeve.
Kjo është pak a shumë ideja që ka shtruar Bushati.
Ndërsa titulli i shkrimit , sikur bie në kundërshti me përmbajtjen e shkrimit.

Shto koment

Denonco