Më mirë një fake news në një portal e një budalla në facebook, se një diktaturë

Më mirë një fake news në një portal e një budalla në facebook, se një diktaturë

Nga Andi Bejtja - 02/12/2019

Pas JOQ i erdhi radha dhe Dosja.al të dalë faqe e bardhë..bosh...Aryet gjehen, sidomos kur thënia e një gazetari pranë pushtetit se " portalet janë termet më i madh se termeti me 51 viktima" janë logo e stampuar në bluzën e Kryeministrit...

Ndaj, do i vi radha edhe të tjerëve, kur vetë Kryeministri ecën rrënojave mes kamerave më shumë duke mallkuar portalet dhe median, se sa ata politikanë, ndërtues, sekserë, të babëzitur, ( përfshi dhe veten) për këtë fatkeqësi që duhej te ishte të paktën dhjetë herë më e vogël.

Pavaresisht, disa abuzimeve të pjeshme, portalet në këtë vend ku pjesa më e madhe e TV- ve kanë programcionin e ERTV, portalet dhe rrjetet sociale kanë qenë, janë e do të jenë një ishull i pazëvendësueshëm lirie.

Ndaj më mirë një Budalla më shumë në Facebook, a nje Fake News në një Portal, se sa një Diktator me imunitet në kohe fatkeqesisht natyrore....

Sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më shpejt do e kuptojmë se sot nuk mjafton vetëm të raportosh, por dhe të flasësh, të flasesh për të mbrojtur këto ishuj lirie që po u fundosën nje nga një sot, vështirë te rilindin më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ai03/12/2019 11:26

Fake News që po përmendet shumë në Shqipëri këto kohët e fundit, ka kuptimin e përhapjes së lajmeve të gënjeshtra.
Që ka në çdo shoqëri njerëz qejfllij të gënjeshtrave e amplifikimit të fantazive, kjo nuk është ndonjë gjë e re.
Por unë do të shtroja pyetjen, se cilat gënjeshtra janë më të dëmëshme për shoqërinë, ato që me apo pa ndërgjegje i përhapin me ndikime emocionale njerëzit e thjeshtë, apo qeveritarët e deri kryeministri i një vendi ?

Shto koment

Denonco