Ndaj Nexhmija e mbante brenda oborrit...

Ndaj Nexhmija e mbante brenda oborrit...

Nga Agim Xhafka - 02/12/2019

Sapo u çliruam nga ajo diktaturë e egër mësuam se Enveri në vitet e fundit të jetës së tij kishte ikur mendsh. Në mjaft filmime fliste në organet më të larta të shtetit si njeri i çekuilibruar.

Ngatërronte vitet, i dukej se jetonte vite e vite më parë,drejtuesve të shtetit u tregonte brrylin dhe shfrynte duke lëshuar jargë.

Kulmi ishte fragmenti kur në brendësi të vilës së tij u nxirrte gjuhën ushtarëve të Gardës dhe qeshte e tallej me ta tamam si një fëmijë tre vjeç.

Në këto simptoma po na rrëshqet Rama. E patë dje si i lehu një qenit në Kashar. Bile i foli. Po, po iu drejtua jo me gjuhë qensh, por me intonacion qensh.

Boll se dhe ty të kishim mangut, i tha. E në çast heshtën bretkosat, delet dhe gomerët aty rrotull. Se është kryeministër dhe nuk dihet ç’na bën, arsyetuan.

Nuk e kanë keq. Ja, dy fjalë në Facebook-in e Xhulias nuk i përtypi dot Rama dhe vajza iku në burg. Nuk e mbajnë nervat se asgjë nuk ka në vijë. Ekonomia po rrëshqet poshtë, tërmeti i nxori zbuluar se kokërr leku nuk ishte mënjanë.

Shyqyr që erdhi një qen nga Kosova që shpëtoi ca jetë njerëzish. As shtab nuk ngre, as shtet nuk vajis, as shpresë nuk ngjall. Ka marrë me vete televizionin personal dhe flet e flet si trokashka e mullirit. Pa ide, pa zgjidhje, pa fonde, pa shpresë.

Kaq ka rrëshqitur sa dhe Braçen e ngatërron me ndonjë qen. E shtyn faqe gjithë botës e ai trimi që nuk i pushon gjuha kundër vëllezërve opozitarë hesht dhe zvogëlohet më tej.

Ndjen turp, ndjen dhe mllef e inat.

Po pse nuk reagon? Qenka frikacak dhe Braçe?!

Mbrëmë Rama i ndryshoi profesionin Lalit. E bëri bojaxhi shkallësh. Ndaj sot kërkohej numri i tij i celularit se ka goxha nevojë për bojaxhinj.

Erion trimi dhe fituesi i qindra medaljeve botërore për dy minuta përfundoi bojatisës.

Kështu bënte dhe Enveri.

Merrte shoferin Pali e bënte ministër dhe kryeministrin e detyronte t’ia hiqte vetes.

Pse? Se ky sistem i njëshit ndërtohet mbi urdhërin e tij. Ai të bën deputet, ai të fut në burg.

E patë se sa vlen Lali? E patë sesa personalitet ka Braçe?

Mendo kur ky njësh që drejton gjithçka luan mendsh. Si ai që na la e ky që po na vidhiset.

Enveri qeshte e përqeshte ushtarët e Gardës.

Populli e dinte se ai punonte e lodhej për ta. Ndaj Nexhmija e mbante mbyllur te oborri i vilës që mos kuptohej se truri i tij ishte çmagnetizuar.

Ndërsa Rama shëtit nën kujdesin e kamerave dhe flet budallallëqe, qesh kot, grindet e zihet me këdo që i del para dhe në fund u leh qenve.

U leh vërtet. Ky është lajm.

Një i çmendur gjezdis i lirë nëpër atdhe.

Izolojeni!

Si?

Pyesni Nexhmijen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku02/12/2019 16:48

Ty të lumtë moj Xhulja, njëra ndër qindra mijra që mendojnë dhe shkruajnë si ty. Por ty të zgjodhi për terror duke të kthyer në heroinë. Ti paske qenë ajo gam gamja që shkaktove tërmetin, ajo "media" që terrorizoi popullin, ndërsa zbavitej dhe ngushëllohej me një lolo kryemonist. E burgosura e parë e fjalës në vitin e 29 të dhjemokracisë. Mos u tut moj vajzë trime, ty do të ta hajë atë që nuk thuhet. Nuk guxon prokuror e gjyqtar me të prek ty, se tërmeti, ai i madhi fare, 12 ballë do bjerë mbi kokat e tyre.

Osumi02/12/2019 16:25

Meqe perdor jelek antiplumb duhet perdorur antitank.

Lomy02/12/2019 13:58

Mos ia vini re te shkretit, eshte i tronditur se iu prish “fejesa” e “te birit”...

Shto koment

Denonco