Rama ka hall të shpëtojë vetëm veten e vet dhe vetëm veten e vet

Rama ka hall të shpëtojë vetëm veten e vet dhe vetëm veten e vet

Nga Enkel Demi - 01/12/2019

Kjo solloratje e tij nëpër rrënoja, përlotjet, ngashërimet, hakërimet, humori i pavend e kanë kthyer këtë njeri në një hienë që kërkon ushqim mbi kufomat e fatkeqësisë. Po bën gjithçka që të rrëfejë se është i pranishëm, betohet se nuk do i vjedhë ndihmat, megjithëse ata që po i zgrepin janë shefa policie. Mbyll protalet që e vënë në hall, plas në burg një vajzë të panjohur në Durrës, besimtare, por i pëlqen të kuvendojë me tespije në dorë dhe të ketë në të mëngjër Elvis Naçin.

Të nesërmen e gjëmës premtoi se do i ndërtojë të gjitha shtëpitë deri në vitin 2020. Caktoi një afat kohor, në mënyrë që mos t’i shkojë kush në derë e t’i lypë zgjedhje të parakohshme, sepse t’i thotë: “Tani kemi këtë hallin e madh, zgjedhjet në 2021!”. Kaq i duhet Batonit të lëshohet dhe të bëjë “profetin” gojëprishur.

Por, Ramës kjo nuk i del, nuk i zënë këmbët dhè e niset derë më derë, ku ka mort. Ai e di që shqiptari nuk të nxjerr përjashtë, nëse ia pi kafen, por duket sheshit që e presin keq. I është bërë makth që e presin keq, ndaj dhe lehja e një qeni që i bëhet si “Rama ik!” ia lëshon nervat dhe grindet, i leh ai qenit.

Në gjithë qeverisjen e tij nuk ka falur një grimë dashuri, sepse nuk ka ku ta gjejë, ndaj është vonë që të mbajë në të mëngjër klerikë. E ka zemrën gropë. Kështu që kur kryetarja e Durrësit thotë se jemi të lumtur që vdiqën vetëm 50 vetë, ajo ka cituar atë që ka dëgjuar nga ai. E hëngri ajo, se ishte tyryfyle që e tha, por ajo ashtu e ka dëgjuar. Durrësi që ra sikur qe ndërtuar me lego dhe jo me beton mban në bark Edi Ramën me zemrën gropë që në këtë qytet ka mbirë dy pëllëmbë burrë. Ai është Vangjush Dako, i cili u rikthye në vendin e krimit, në bashki, atje ku janë dhënë ato palo leje.

Durrësi sot vuan zinë e bukës, njerëzit nuk kanë ku fusin kokën, ai gjen kohë të thotë se jo të gjithëve do ua bëjmë shtëpinë, madje jo për të gjithë ka hotele me 5 yje që nuk ua mban xhepi as për pushime.

Edi Rama bredh kudo, është me kamera me vete, flet, bërtet, kërcënon, mbeti në televizor, por nuk i ka duk puna, se nuk punon. Nuk i kemi parë nëpër ekrane shefat e shteteve, ku kanë rënë fatkeqësi të këtilla, vetëm këtë shohim që rend si kali në lëmë, ku shquan një llampë të kuqe kamere.

Por, ai nuk ka hallin e njerëzve, nuk i duhen banesat, zija e bukës, ai duhet të dalë, që ta shohin se është i pranishëm, që është në krye të pirgut të rrënojave, në mënyrë që mos ta heqin, se tërmeti i ka rrënuar pushtetin, të cilin e mbante me llogje dhe thashetheme grash. Ai ka rënë, por duhet të shfaqet në këmbë, ani se i dridhet dora, ani se i ka lëshuar gjithë pëllumbat nga kafazi. Atij i duhet të qëndrojë në këmbë, mundësisht si Din Hyka i realizmit socialist me proteza, të cilat janë çfarëdo, herë Elvis Naçi, herë Lul Basha që nuk i sulet, herë njerëz të paguar që qajnë për të në këtë teatër mizor, ku ai qëndron si Caravaggio, ku Davidi mban kokën e tij të prerë.

Shkruar për 27.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp03/12/2019 17:07

Z.Demi, "Rama ka hall te shpetoje vetem veten e vete dhe vetem veten e vet".Jo Z.Demi, Kryeministri do ti shpetoj te gjithe,Se eshte e qarte qe kush ka administeruar me shume dhe per nje kohe me te gjate pushtet ,eshte edhe fajtori me i madh.Ketij Kryeministri i ra fati dhe pergjegjesia qe te gjithe te 'mbytyrit nga pushteti' ti kap e ti nxjere nga lumi, duke i kap prej flokesh e jo ti kap prej krahu e te mbytet edhe vete.Ai e di si kryeadministrator jetegjate pushteti, se çeshte kazani i medias,kazani i biznesit,kazani i politikes dhe kazani i nderkombetareve qe prej themelimit te shtetit deri me sot.Ndaj tall trapin me te gjithe.Kur mjekra e kryeministrit do zgjatet dhe mendja do ti 'ndriçoj' si themelusit te shtetit I.Qemalit, pritet diçka te ndodh.Deri atehere 'kap ç'te kapesh' qelepir e ke edhe ti edhe shefat e tu te kazanit.

Skrapari02/12/2019 17:43

Komenti i te nderuares Ajo mese i drejte. Km eshte aktor, regjizor te gjitha i ka. E pashe sot ne te adhtuquajturat takime me njerez qe u ka rene nje hall i madh mbi koke dhe mu duk se ka filluar ta mare vehten. Ai e di fort mire se me cfare mileti ka te beje. Jam i bindur qe me kete popull qe harron shpejt padrejtesite qe i behen dhe me kete opozite te drobitur ai ka per te mbreteruar gjate. Nuk ka si shpjegohet qe mundon reagimi ndaj shkaktarit kryesor te pasojave katastrofike. Po te isha njeri prej te prekurve nga kjo fatkeqesi dhe te me shfaqej ky horr para syve nuk di se cmund te beja.

Ajo02/12/2019 01:02

Vertet jam shume e trishtuar por me duhet ta them me sinqeritet! Jam thellesisht e zgjenjyer nga Lulezim Basha dhe PD- ja, te cilet jane mekur dhe nuk ndihen a thua termetin e shkaktuan ata! Zoterinj, tu qendrosh afer njerezve ne hallin e madh qe i ka zene, eshte nje gje shume fisnike, por te mbyllesh gojen kundrejt padrejtesise uluritese qe iu be atyre 51 njerezve te mjere qe humben jeten dhe mijerave qe mbeten ne qiell te hapur ne mes te dimrit, eshte dicka krejt tjeter. Nuk them se qeverite e PD- se nuk kane asnje faj per skandalet e ndertimeve pa leje, jashte kritereve tekniko- shkencore apo miratim lejash nderimi pa u plotesuar kushtet. Por qeveria e sotme ka kryer nje krim shume te madh kur megjithese Zoti u tregua i meshirshem me termetin e 21 shtatorit, Edi Rama dhe qeveria e tij nuk moren asnje mase parandaluese qe sot ishin humbur 51 jete njerezish!Ndersa PD dhe LSI po perpiqen te bejne punen e qeverise ( te cilen as munden se nuk kane asgje ne dore, por as nuk u takon), “ cakalli” Rama po rremben terren dhe po rehabilitohet duke bredhur gjithandej si fantazme e duke luajtur rolin e budallait. Shqiptaret e kane kujtesen shume te shkurter: vetem kujtoni fiks nje vit me pare kur protestat e studenteve( edhe pse infantile nga pikepamja e kerkesave politike) ia shkunden qeverine dhe tremben shume keq Ramen, beri po te njejten gje. Luajti budallain. Iu kujtohet kur zgerdhihej si idiot dhe nxirrte fytyren e tij kudo dhe kurdo me pyetjen “ Kur do flasim? “ me te cilen ne “ te zgjuarit” shkriheshim se qeshuri dhe thoshim kaq e pati, iku? Ai jo vetem nuk iku, po i percau dhe genjeu studentet me nje luge bosh, ashtu sic do tallet edhe me tragjedine qe pesoi pjesa me e popullur e vendit.. Rama nga kjo tragjedi do rehabilitohet, trimerohet,( pse mos, kush po e pengon? ) pasurohet edhe me shume, ndersa opozita do vazhdoje te denoncoje skandalet e Rames deri ne merzi.

Pa emer02/12/2019 00:21

E beri telef xhupin MACRON po ai spo ja var fare

Shto koment

Denonco