`Edioti`, Myftiu `Bamirës` dhe gazetarët `raportues`

`Edioti`, Myftiu `Bamirës` dhe gazetarët `raportues`

Nga Çim Peka - 29/11/2019

Habitem me ata që thonë e shkruajnë, se kryeministri Edi Rama nuk po bën asnjë gjë në këto ditë të rënda të post tërmetit të madh.

Unë mendoj ndryshe; Rama po bën eksperimentin e tij të fundit, me këtë popull e me këtë opozitë.

Testi i madh është pak a shumë ky: Nëse unë vazhdoj të bëj rolin e idiotit, të viktimës, të të pafajshmit, të fatkeqit, të të dhembshurit; `të shokut Enver që nuk dinte gjë`, etj, a do ta hanë edhe këtë herë që u bë hataja, jo vetëm për faj të natyrës dhe Ilir Metës `që e ndolli`?!

Është bërë mjaft popullor së fundmi në rrjet dhe në shkrime të ndryshme, një neologjizëm ndërtuar mbi  emrin e kryeministrit të Shqipërisë. Duke parë sjelljen e tij gjatë këtyre ditëve të gjëmës kombëtare, që të kujton atë shprehjen, “ore ti je, apo bën si budalla`, Edi për shumëkënd (edhe për mua, në momente të caktuara) tashmë është; Ediot.

Por ky është një nga kurthet e shumtë meskin, për të cilat ai duket se është mjeshtër dhe gëzon, kur ne biem brenda. Zakonisht idiotët nuk janë të rrezikshëm, madje përkundrazi bëhen edhe të dobishëm e argëtues me naivitetin dhe sinqeritetin e tyre. Por edhe kur bëjnë gabime dhe faje ata amnistohen të paktën nga gjyqi i opinionit, sepse në fund të fundit janë thjesht idiot, e nuk dinë se çfarë bëjnë.

Edi Rama mund të jetë çdo gjë; Edhajdut, Edlig, Edpabes, Edzi etj, por kurrsesi idiot. Kush mendon kështu ka rënë në një nga grackat e shumta, me të cilat ai shpreson se do të tejkalojë të vërtetën, që na zbuloi me një faturë të dhimbshme ky tërmet.

Ai është kryeministër dhe duhet trajtuar e gjykuar, vetëm si i tillë. Sepse po ta vini re, ai nuk mërzitet fare nëse e konsideron si idiot apo të çmendur, por tërbohet kur i thua; Sa para ke në buxhet, për këtë situatë?

Çfarë bëre pas tërmetit të 21 shtatorit? 

Ku i ke kanalizuar paratë e emergjencave, që tani po i lyp poshtë e përpjetë?!

Por `Edioti` së fundmi po na shpalos edhe një kurth tjetër; atë të Edviktimës, apo Edgjynasë.

Që të harrojmë se Edi Rama është njeriu kryesor përgjegjës, për atë shtet prej kartoni (e dinim, por tejkaloi edhe parashikimet e më kritikëve) që na u shfaq mëngjesin e të martës, ai del në mes të natës rastësisht përpara kamerave të tij dhe qan.

Po përse qan Edgjynaja?

Për dhimbjen e Gregut, për një njeri të rëndësishëm që humbi dhe që mediat e tij e spinuan si e fejuara, e që Gregu e aprovoi në heshtje, pasi babi Edit i duhej një  viktimë në familje që të ndjenim keqardhje për Edin e jo viktimat. Aq i madh është “dëshpërimi” i tij, sa që ikën me vrap Balles. Por kamera `e pavarur` e News në vazhdën` e punës epike të kolegëve të tjerë bën heroizëm dhe arrin që të kap ca pika lot dhe mesazhin e fundit që ai lëshoi në ajër, për të gjithë fat-keqët që po vuajnë pasojat e një tërmeti të ndihmuar fort nga papërgjegjshmëria e shtetit të tij;

Ju kam njësoj si Gregori-thotë i përvuajtur. Pastaj iku nga dëshpërimi se do të shtonte me siguri; edhe si Zahon e si Lindën, por ne mund ta marrim me mend vazhdimin e filmit.

Ky është vetëm një pasazh i filmit-test. Në skenë futen bamirësit. A keni dëgjuar e parë ndonjëherë, që një individ që mbledh para nga shqiptarët herë duke bërë të përvuajturin e herë duke `luajtur` me Zotin e Allahun; që dhe ble edhe spital pa treguar cent për cent burimin e të ardhurave, të quhet bamirës?!

Po ata që i dhurojnë ato para të hequra mënjanë nga djersa e hidhur në emigracion më së shumti, çfarë quhen?!

Gjithsesi në thelb nuk jam kundër fushatave që organizon `myftiu` Elvis Naçi. Por ai duhet të deklarojë të paktën, se është vetëm një menaxher i hapësirave të lira që lë një shtet anti-human, fatkeqësitë, sëmundjet dhe varfëria që në këto anë është me shumicë. Se bamirësinë e bëjnë të tjerë, jo ai dhe aq më pak Edleku, me të cilin u shfaq këto ditë nëpër çadrat e atyre të cilëve vetëm pak kohë më parë u shtoi edhe një taksë për shtëpitë e apartamentet që ju thërrmoi ky tërmet.

Skema është e qartë, pasi e ka kuptuar që as bamirësinë siç e konsideron ai detyrën e shtetit nuk ia pranojnë më qytetarët, ka kaluar në një hile tjetër. Ka blerë disa myfti e këta të fundit dalin e flasin me Edin për Edin. Madje ofrojne edhe bamirësi në emër të Edit.

Pastaj shfaqet i nevrikosur dhe kërcënues me mediat, të cilat po zbulojnë orë pas ore, atë që fshehin institucionet; pra se punët janë më të thella e më të rënda. Që jo vetëm shteti i tij gjatë këtyre viteve na qenka marrë vetëm me shpërndarjen e taksave dhe të pasurive të vendit për një grusht njerëzish duke lënë arkën bosh, por edhe se na ka gënjyer për situatën e pas tërmetit të 21 shtatorit. Se nëse ky shtet pas tërmetit të parë nuk do ta shihte, për shembull Thumanën, si një vend ku mund të kapen 300 milion euro me një rrugë qore por si një qytezë në rrezik permanent me themele të thërrmuara, dora e tërmetit nuk do të kishte qenë kaq e rëndë në jetë njerëzish e dëme materiale.

Dhe është ky momenti, kur Edioti dhe Edgjynaja shndërrohet në Edtrimi e Edkërcënuesi. Kurse supergazetarët `raportues` e kukullat në studio që lëvizin sipas fijeve që tërheq Fuga, qeshin e zgërdhihen!

Për të mos e zgjatur, ndërkohë që bota dhe vetë shqiptarët po mobilizohet fortë për të ndihmuar Shqipërinë e grabitur dhe të tradhtuar nga qeveria e vetë, eksperimenti dhe testi  i Ediot-Edviktimë-Edgjynah Ramës vazhdon.

Le ta luajë filmin deri në fund, por nga llogaridhënia për krimin që i ka bërë të paktën Durrësit së bashku me `Gjush akulloren` që këto ditë ka shkrirë e nuk gjendet gjëkundi, nuk ka `myfti bamirës`, opozitë e `TOP` që e amniston! /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ai02/12/2019 11:56

Mëndje e mëndje kjo dynja !
Dikush këtu sulmon Bashën se pse paskej kërkuar me insistim që të përfshihen edhe bashki të tjera në statusin e emergjencës duke e interpretuar këtë si një "bashkëpunim" me Ramën.
Statusi i emergjencës për katastrofat natyrore e detyron qeverinë që të kompensojë me buxhetin e saj demet e shkaktuara.
Ditët e para, jo pa qëllim, qeveria e mediat pranë saj u përqëndruan vetëm në Durrës e Thumanë, për faktin se atje pati më së shumti viktima e godina të shkatëruara.
Por a mos ishte vetëm Durrësi e Thumana vendbanimet që e pësuan nga ky tërmet ?
Në bindjen time, nëse do të bëhen verifikime të plota të dëmeve të këtij tërmeti që pati një rreze të gjërë veprimi e u ndje edhe në shtetet fqinjë, kostoja e përgjithëshme e dëmeve në bashkitë e tjera, do të dalë disafish më e madhe edhe se ajo e Durrësit e Thiumanës të mara sëbashku.
Kjo pra është arsyeja që Basha e opozita veç Durrësit e Thumanës, inspektuan e vazhdojnë të inspektojnë të gjitha qytetet e fshatrat e dëmtuara nga tërmeti.
Që kësaj qeverie, tërmeti ja zbuloi gjithë lakuriqësinë e korrupsionit të saj, këtë nuk e kanë kuptuar vetëm injorantët, ose ish "70 lekësit".
Po pse nuk paska të drejtë opozita që nesër mund të vijë në pushtet, që të bëhet një evidentim i plotë e real i të gjitha dëmeve që shkaktoi ky tërmet ?
Opozita nuk e bëri gabimin që në javën e parë të pas tërmetit, të bëhet fasadë e mbrojtjes së Edi Ramës, për tu ulur në tryeza me te që Rama të thotë nesër nëse dështon në organizimin e sanimit të pasojave, se ja që ne bashkëpunuam me opozitën.
Por ama Basha e opozita nuk bëri edhe gabimin tjetër , që në këto ditë të tragjedisë kombëtare, ta përqëndronte aktivitetin e saj me sulme kundër qeverisë.
Nuk e di se sa është e vërtetë, por në mediat shqiptare dje qarkullonte lajmi se kancelarja gjermane Merkel, në ngushëllinet e saj për viktimat e tërmetit në Shqipëri, përmendëte edhe "dramën familjare" të Edi Ramës, duke ju referuar lajmit se një vajzë e re, viktimë e tërmetit, ishte mikesha e djalit të kryeministrit.

Leter e hapur drejtuar Imam Elvis Nacit01/12/2019 22:27

I nderuar Imam Elvis Naci, pu ju drejtohem me kete gjuhe shqiptare pasi njerez te besimit te njetjte kane shprehjen me te paqte ne bote duke I dhuruar tjetrit ne pershendetje "paqja qofte mbi ju".
Me lejoni te shprehim solidaritetin me te gjithe njerezit qe jane lunduar nga ky termet katastrofik duke lutur Zotin e Madherishem qe viktimat te prehen ne parajse, familjeve tjua lehtesoje Zoti dhimjen, gjithashtu nje rikuperim te shpejte si nga ana ekonomike ashtu dhe shpirterore. Nuk ka dyshim qe kush ben bamiresi ne kete mision eshte nje nga njerezit qe eshte me afer njerezeve dhe Zotit.
Por, I nderuar Z Naci ne nje dalje te pakuptimte ne krah te kryeministrit te shqiperise e ka kompromentuar jo pak mision tend fisnik: Perse?
E para I nderuar Zoteri juve nuk jeni nje I akredituar nga komuniteti musliman shqiptar dhe nese po akoma me keq.
E dyta nuk eshte se kryeministri jone qe eshte mbi qylyma fluturues, ka mbledhur apo thirrur nje tryeze te perbashket ku te merrnin pjese te gjithe komunitet fetare, inxhiniere, specialiste, teologe, psikologe pse jo edhe perfaqesues shqiptare nga Kosova, Mali I Zi apo Maqedonia e Veriut nuk po them opozita dhe presidenti se ai eshte me afer me Vucicin se me Meten. Nuk e dime nese kjo levizje e juaj ishte nje pusi nga kryekrimineli I shqiptareve, sic ben me Zotin Majko jo pak here, ishte nje veteofrim I juaji apo mos valle jeni nen diktatin e padroneve te mediave qe ju kane dhene hapsire televizive per emisionin shqiptaret per shqiptaret.
Nuk ka dyshim qe juve keni nje respekt te admirueshem nga shqiptaret sidomos nga te Kosoves, Maqedonise dhe te Diaspores, dhe Lusim Zotin qe kushdo qe ka qellim te paster ta lartesoje Zoti Akoma me shume ne misionin e tij. Perderisa juve I Nderuar jeni shume I rezervuar (per kete dalje me kryehajdutin dhe shkaktarin kryesor te kesaj tragjedie pas Zotit) dhe keni lancuar nje apel per ndihme per demet e termetit, jeni ne kondravajtje me viktimat dhe familjet e demtuara persa I perket Demit te shkaktuar nga dora e zeze e nje te hajduti dhe krykriminel i papergjegjshem. Si rezultat I kesaj reserve apo kamoflimi, shume shqiptare kane te drejten te ngrejne hipoteza dhe dyshime.
Zoteri, keni blere shume shtepia, keni mbledhur te ardhura per femije te semure jetime, keni bere bamiresi pa fund dhe me shume se qeveria e ketij bastardi hibrid. Si ka mundesi Zoteri I nderuar qe nuk u solidarizove me shqiptaret kur po ky I cmendur, prishi mbi dhjete mije ndertesa dhe bizneze duke flakur ne rruge mijera shqiptare. Si nuk e pyete ose te prononcoheshe nje here cfare bente kjo qeveri gjakpirese qe nuk investonte per keto familje te vobekta. Si ka mundesi, juve qe qenkeni prekur me shume nga te tjeret dhe po I fshini lotet e krokodilit katilit dhe barbarise se ketij zkizofreni. Si ka mundesi Zoteri qe nje vit rrjesht tek unaza e re, te astiri, te bregu I lumit ku njerezit kane protestuar me shume se nje vit kunder nje baterdie te cmendur te nje hajduti psikik, dhe nuk ja the ketij mangufi per gazin lotsjelles, autoblindat, fadromat, arrestimet, burgosjet per njerez qe vdiqen ne burg vetem se nuk paguanin dot rrymen energjise, ujtin, se shiten nje dele pa fature,apo pse e pane diellin me zyze. Si ka mundesi o patriot qe nuk ja the ketij serbi per traun e doganes qe I ka ndare shqiptaret me dyshe dhe kuksianet me trish. Si ka mundesi o patriot qe trteni juaj eshte ne binaret apo ne linjen e ketij anti shqiptari te thekur, dhe anti Kosove per jete te jeteve. Si ka mundesi ne kete bote o PATRIOT qe nuk I the nje fjale per traun qe vellezerit kosovare sollen ndihma ne shqiperi dhe nje pseudo biznezmen-zhvati kamionet me tarifen ne rrugen e kombit.
I nderuar Zoteri, elokuenca juaj, zaptimi I hapsires televizive, reputacioni juaj ne shqiptari dhe mbeshtetja qe keni marre hapur nga shqiptaret dhe fshehurazi nga dora e zeze dhe e pa dukshme nuk kane dobi te Zoti I gjithsise perderisa jeni ne ahzab dhe aleance me kete birbo. Juve nuk jeni ne kushtet jetike te mbijetese apo darura (per emisionin tend ne tv, nese je pengu i kesaj) sic eshte ne gjuhen e besimit tone. Duke ju kujtuar se shume njereze jane te prekur dhe te lenduar (kjo eshte motivi qe po ju shkruaj) por nuk po flasin sic e kane zakon shqiptaret qe ne mort respektohet dhe hasmi dhe jo si sjellja juaj e pa kuptimte dhe e befasueshme qe bete ne keto dite zeza te shqiperise. Jane pezmatuar jo pak shqiptare qe po mendosheshin dyhere nese te jepnin kontributin e tyre pas kesaj levizje te erret qe bete. ka njerez te mij qe kane kontribuar dhe juve keni lexuar edhe emrat por cfare me lendoi me shume ishte se jane shume njerez akademik (une nuk jam vete) qe nuk e kuptonin pse dalja juaj spontane apo e parapergatitur dhe nuk keni fole nje fjale te vetme per kete menxyre qe kryebanditi I ka bere gjemen ketij populli. Duke perfunduar dhe shpresuar se nuk ka shqiptare musliman te keq por gjyhnaqare te beni suplikimet e duhura, te reflektoni dhe te jeni juve pararoje kritike e cdo keqberesi para se te beheni me dashjeje apo pa dashje paterice, pedale apo dore e zgjatur e krimit. Lusim Zotin qe te mos kemi fitna apo ndasi nga ky veprim I nxituar, I detyruar apo foshnjor. Lusim Zotin qe ti bekoje shqiptaret, ti mbroje ti udhezoje dhe ta kalojne kete tmerr, ndersa per keqberesit e kane nje gjyq dhe e thene ne gjuhet e lashta, cdo popull shkaterrohet nga zullumi dhe shthurja drejt largimit nga Zoti, se saper qeverine " jane puthur me bretkockat ne lume dhe do perfundojne ne dete"
Me respekt shqiptar I diaspores se besimit Musliman

Anonim30/11/2019 21:27

.nuk behet fjale per myfti por per imam te nje xhamie ne tirane...

ai30/11/2019 10:09

Sot gazeta Sot e Tema e Meros të gjitha titujt e shkrimeve i kishin me lavdërime për Ramën që do të bëjë mrekulliara për të dëmtuarit nga tërmeti me paratë që po i vijnë Shqipërisë nga jashtë e nga mbrenda si dhurata.
I bëjmë thirrje kryeministrit tonë energjik e të dhimbsur, që të mos harojë që një pjesë të këtyre parave tja ndajë edhe këtyre gazetave apo gazetarëve të shquar Mero , Baton dudushëve e askushëve, që kontribuan edhe këta veç Ramës , për evitimin e dëmeve nga tërmeti.

Ardian29/11/2019 20:08

Sakte!

i deleguari29/11/2019 19:05

Tek neologjizmat duhet futur edhe fjala Luloqe,i cili kontributin e tij e ka duke "urdheruar" Edjotin,qe te shpalli emergjense edhe per Lezhen edhe per Shijakun! Per cudi Edvin Mafija e kupton menjehere se e ka gabim... dhe hop i fut!
Duhen shporrur te dy bashke dhe pik!

129/11/2019 18:25

E paske qarë

krasasi tp29/11/2019 18:04

Nese spitali privat i blere nga Z.Naçi, rrjedh nga burime te ligjshme,nxit konkurencen ne sherbim,ne rroga per punonjesit,terheqjen e stafeve te specializuara vendase dhe atyre te nderkombetare, por edhe tarifa te ulta per sherbimet kjo do ishte nje perfitim i mire per publikun.Per kewq wqeverisajen te sahpresaojme wqe wqytetsaret tsa ndesahkojne me vote.Vetingu ta penalizoj Kryeminisatrin dhe qeverisja e ardheshme t'ja krrej ne sy te diellit gjithe shkeljet, paudhesite dhe ta penalizoj ate dhe kedo tjeter, perfshi edhe oligarket siç ka premtuar qeveria ne hije.Eshte ne te drejten e Elvis Naçi-t dhe te Kryeminisatrit t'ja lyp kujtedo qe e ka mundesine te na ndihmoj perfshi edhe vendet e pasura, te gjirit, me perjashtim te atyre qe partneret tane gjeostrategjik kane vendosur sanksione.Le te kete nje gare dhe te vihen ne seder po te duan, duke dhuruar me shume.

Air Albania29/11/2019 18:00

Si ka mundesi qe Air Albania e famshme e stadiumit nuk dhuron 1 miljon euro?

Ajo29/11/2019 17:45

Kam dy dite qe po them pikerisht kete! Respektin dhe dhimbjen me te thelle per viktimat do ta shprehim nese veme gishtin tek plaga. Duke kerkuar drejtesi dhe pergjegjes per tragjedine! Cfare beri qeveria e Eddjallezise pas termetit te 21 Shtatorit? ASGJE!
I bej thirrje opozites te mos bjere preh i kurthit te Rames per gjoja unitet kombetar ne keto momente dhimbje. Edi Rama nuk ndjen as dhimbje, as pergjegjesi!Ai vec po fiton kohe dhe simpati prej mases qe manipulohet shume lehte si gjithmone dhe do ta shtyje edhe kete moment qe nuk eshte me nje skandal, afere e madhe korruptive, shkelje e Kushtetutes apo aprovim i nje ligji te paster te diktatures sic eshte ligji anti- KCK, por nje menxyre e vertete me te pakten 49 viktima, qindra te plagosur dhe nje zone teresisht te rrenuar!
Nese populli dhe opozita nuk e shporrin sot Edi Ramen mjere ai popull!

Rame Vucic, bergovic cubrolovici29/11/2019 17:41

I nderuar Zoti Peka
Eshte ne vazhden e psikopatise se tij qe ne vazhdimesi te tallet me popullin tone te nenshtruar dhe ceshte e verteta lajkatar. Ky eshte nje monster qe nuk ka kufij ne horizont dhe limite ne toke. Eshte per te ardhur keq qe nje Imam deri me sot te pakten gezon nje respekt te kultivuar sidomos ne diaspor ku shumica jane shqiptare te kosoves dhe te Maqedonise. Nuk ka dyshim qe bamiresia apo sadakaja eshte absolutisht e pelqyer dhe e pranua nga Zoti dhe njerezit, gjithmone nese ne kete bamiresi eshte me te vertete jashte sfondit politik. Nese eshte djallzore atehere eshte e urryeshme dhe nuk pranohet. Imami Naci ka fituar popullaritet shume por nese ky Zoteri vazhdon te jete pedalja apo peshqiri i ketij zkizofreni me nje loje te piset qe beri me gazetarin Balla atehere Zoti na ruajte nga ndeshkimet qe Zoti mund te sjelle. Neve si besimtare te besimit te Shenjte te njejtin me Imam Naci, nuk futemi mes imamllareve se eshte si te hysh mes presave therese, por i kujtojme Zoterise se nderuar qe qellimi dhe njeti me veprimin jane si makina dhe motorri i saj. Nese ky Zoteri e themi prape, don te mbuloje kete qeveri vrastare eshte i destinuar per te deshtuar. Nese e ka misionin e tij fisnik eshte mire te distancohet nga ky kryeminister i cmendur. Me kete levizje qe ka bere Zoti Nace i ka ndare shqiptaret me thike dhe ai e din mire cdo te thote fitna apo percarje. Deri tani shqiptaret kane dhene kontribute pa ngjyra politike dhe kam bindje se eshte ne te njejten pozite sikurse ishte i Nderuari Lorik Cana me kreshnik spahiun. Do jete mire per Z Naci te tregoje qellimin e ketij misioni. Kaq per sot. Por nese ky eshte vasal i televizionit qe drejton emisionin shqiptaret per shqiptaret gabohet dhe do pendohet. Zoti e din me se miri ose e thene me gjuhen e Immamit Allahu alem. Lusim Zotin e gjithesise qe ky Imam te distancohet ng ky kryeminister kriminel dhe nga sokol balla qe fut kastraveca ne turren e tij. Ndeshkimi ketij kryeministri dhe renia e politikes propaganduese eshte leshuar nga Zoti, Dhe ke ndshkon/humb Zoti nuk njeri ta shpetoje/udhezoje, dhe ke mbron/e drejton ne rruge te drejte nuk ka njeri thumb/ndeshkoje.

Rame Vucic, bergovic cubrolovici29/11/2019 17:40

I nderuar Zoti Peka
Eshte ne vazhden e psikopatise se tij qe ne vazhdimesi te tallet me popullin tone te nenshtruar dhe ceshte e verteta lajkatar. Ky eshte nje monster qe nuk ka kufij ne horizont dhe limite ne toke. Eshte per te ardhur keq qe nje Imam deri me sot te pakten gezon nje respekt te kultivuar sidomos ne diaspor ku shumica jane shqiptare te kosoves dhe te Maqedonise. Nuk ka dyshim qe bamiresia apo sadakaja eshte absolutisht e pelqyer dhe e pranua nga Zoti dhe njerezit, gjithmone nese ne kete bamiresi eshte me te vertete jashte sfondit politik. Nese eshte djallzore atehere eshte e urryeshme dhe nuk pranohet. Imami Naci ka fituar popullaritet shume por nese ky Zoteri vazhdon te jete pedalja apo peshqiri i ketij zkizofreni me nje loje te piset qe beri me gazetarin Balla atehere Zoti na ruajte nga ndeshkimet qe Zoti mund te sjelle. Neve si besimtare te besimit te Shenjte te njejtin me Imam Naci, nuk futemi mes imamllareve se eshte si te hysh mes presave therese, por i kujtojme Zoterise se nderuar qe qellimi dhe njeti me veprimin jane si makina dhe motorri i saj. Nese ky Zoteri e themi prape, don te mbuloje kete qeveri vrastare eshte i destinuar per te deshtuar. Nese e ka misionin e tij fisnik eshte mire te distancohet nga ky kryeminister i cmendur. Me kete levizje qe ka bere Zoti Nace i ka ndare shqiptaret me thike dhe ai e din mire cdo te thote fitna apo percarje. Deri tani shqiptaret kane dhene kontribute pa ngjyra politike dhe kam bindje se eshte ne te njejten pozite sikurse ishte i Nderuari Lorik Cana me kreshnik spahiun. Do jete mire per Z Naci te tregoje qellimin e ketij misioni. Kaq per sot. Por nese ky eshte vasal i televizionit qe drejton emisionin shqiptaret per shqiptaret gabohet dhe do pendohet. Zoti e din me se miri ose e thene me gjuhen e Immamit Allahu alem. Lusim Zotin e gjithesise qe ky Imam te distancohet ng ky kryeminister kriminel dhe nga sokol balla qe fut kastraveca ne turren e tij. Ndeshkimi ketij kryeministri dhe renia e politikes propaganduese eshte leshuar nga Zoti, Dhe ke ndshkon/humb Zoti nuk njeri ta shpetoje/udhezoje, dhe ke mbron/e drejton ne rruge te drejte nuk ka njeri thumb/ndeshkoje.

Shto koment

Denonco