Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Betejë e ashpër me Regjimin e së Keqes

Betejë e ashpër me Regjimin e së Keqes

Nga Kastriot Islami - 21/11/2019

Kërcënimi i fundit i zëdhënësit të Presidentit është një ngjarje shumë e rëndë. Ajo duhet sqaruar dhe për tu sqaruar duhet hetuar e gjykuar nëse s’do të gjëndej një rrugë tjetër më e shpejtë e më efikase. Kjo ngjarje duket se lidhet me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe rolin e disa ndërkombëtarëve në politikën e bërëndshme të vendit. Natyrisht ky incident vecse do të ndikonte negativisht në qasjen e krizës së thellë në Shqipëri.

*

Thelbi i konfliktit politik e institucional këto ditë është ngërthyer te çështja e Gjykatës Kushtetuese, duke e thelluar krizën dhe duke nxjerrë në dritë të diellit jo vetëm aspektin e saj kushtetues por duke e karakterizuar atë edhe si një krizë konflikti mes institucioneve më të larta të shtetit dhe për çështjen më të rëndësishme të një demokracie e shteti ligjor.
 
*
Rama po lufton me të gjithë mjetet dhe mënyrat për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, thjesht për interesa të pushtetit të tij personal dhe të forcimit e mbrojtjes së pushtetit korruptiv, të lidhur ngushtë e tashmë pazgjidhshmërisht, me krimin e trafiqet. Rama pasi ka vënë nën kontroll PSSH, parlamentin, të gjithë pushtetin vendor, biznesin e madh, mediat kryesore, zgjedhjet e KQZ, shoqërinë civile, të gjithë insititucionet kushtetuese dhe më së fundmi edhe pjesën më të madhe të institucioneve të reja të gjyqsorit, duke hedhur në erë në këtë mënyrë edhe reformën e drejtësisë, po përpiqet në mënyrë diabolike, të uzurpojë, përmes një grushti mafioz kushtetues, edhe GjK, të cilën mendon ta përdorë për të shantazhuar Presidentin apo eventualisht edhe për ta shkarkuar atë.
 
*
Në këto momente, Presidenti dhe opozita e bashkuar jasht kuvendit, po përpiqen me të gjithë mjetet legale që zotërojnë dhe në rrethana sakrificash e vështirësishë të paimagjinueshme, për të mbrojtur ngritjen e një Gjykatës Kushtetuese të pavarur, profesionale dhe në shërbim të interesave të qytetarëve. Kjo duket se do të jetë beteja e fundit në luftë të ashpër me rregjimin e së Keqes, për të mos lejuar që vendi të futet në kaos për shkak të reagimit të ashpër qytetar ndaj rregjimit policor të Ramës apo të rivendosej një rregjim i egër represiv, autoritar, të korruptuar e kriminal, në rastin e shtypjes me mjetet e dhunës të reagimit qytetar. Mund të thuhet pa asnjë mëdyshje se Presidenti Meta së bashku me opozitën po përpiqen të shmangin kaosin apo vendosjen e një rregjimi respresiv.
 
*
Gjykoj se zgjidhja e krizës aktuale e cila po thellohet vazhdimisht duke arritur në një pikë të rrezikshme, do të mundësohet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme. Nuk shikoj asnjë mënyrë tjetër për të dalë nga kjo krizë e thelle e më pasoja ta parashikueshme për qytetarët. Po ashtu ndjej se zgjidhja duket se po vjen, ndërkohë që dita e muaji i saktë mbeten për tu përcaktuar me vullnet të mirë dhe koshiencë politike nga aktorët politikë, e me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Sigurisht, në respekt të Kushtetutës, dhe vetëm në përputhje me kërkesat e saj,  zgjedhjet e parakohshme do të mund të bëheshin vetëm me dekret të Presidentit.
 
*
Natyrisht paralelisht ose të paraprira me nxjerrjen e një dekreti presidencial do të duhej të bëhej shpërndarja e Kuvendit sepse sipas frymës dhe dispozitave të Kushtetutës s’mund të këtë zgjedhje të parakohshme pa shpërndarje të kuvendit. Për tu realizuar ky akt duhet një marrëveshje politike. Sesi realizohet kjo ligjërisht e konkretisht, duhet referencë në dispozitat kushtetuese, të cilat duhen lexuar dhe aplikuar me vullnet të mirë e mencuri politike, sigurisht duke vendosur në plan të parë interesin publik. Pyetjes se cfarë ndodh “nëse mungon vullneti i mirë apo Rama vendos në plan të parë interesin për pushtetin e tij personal, dhe kështu pengon marrëveshjen politike pra edhe gjetjen e zgjidhjes kushtetuese të krizës...”mund ti jepej kjo përgjigje e qartë demokratike: zgjidhjen do ta jepnin vetëm qytetarët, përmes një reagimi të fuqishëm e reaktive, në kahe të kundërt me veprimin e Ramës dhe me intensitet proporcional me sjelljen e papërgjegjshme të Ramës. Dhe nëse Rama do ti agresonte qytetarët që ata të mund të mos vepronin, dita e rrënimit dhe vithisjes së rregjimit të tij do të ishte zgjidhja e vetme dhe e pashmangshme.
 
Syri.net, 21 nëntor 2019

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Valbona25/11/2019 20:08

Krasasi tp, nuk ka asnje dyshim qe ti je nje individ i paguar nga Rama me parate e pista te krimit dhe marijuanes qe mbolli Rama dhe "patriotet" e tu Gramoz Ruci dhe Sajmir Tahiri. Sado te perpiqesh si mik i Berishes, Bashes apo Oldashit, askush nuk te beson se je thjesht nje galloshe e vjeter e Gramozit dhe Spiro Kolekes, dajes se Edi Rames. Vetem nga cfare thua e shkruan, dekonspirohesh menjehere, vetem duke thene se nuk e di per kete do te votosh ne 2021, ti i ben nje sherbim te vyer hajdutit Edi Rama dhe kriminelit Gramoz Ruci. Dhe me qesharak behesh kur thua se je me SHBA, e kush ti, nje fshatar i pagdhendur nga fshatrat e Tepelenes qe e ke share dhe urryer SHBA per 45 vjet, ti, babai tend dhe gjyshi tend, tre breza. O prostitute e bordellos se Mero Bazes, qe pasi je cvirgjeruar ne bodrumet e PD vjen i maskuar te syri.net por te gjithe qe lexojne syrin e kane te qarte se cfare perfaqson prandaj dhe cim peka te lejon se keshtu i sherben me mire qellimeve dhe objektivave te syrit. Dhe per per me teper ben dhe harakiri sikur je trim por ne fakt nuk ta mban prapanica ta heqesh masken e anonimit dhe te dalesh ne debat me ze e me figure te syri.net. Ke frike se je nje kriptokomunist i qelbur dhe nje edvinist i flakte.

krasasi tp23/11/2019 15:41

Valbona,që je emër dhe jo lum,kjo nuk ju identifikon.E admiroj militantizmin tuaj ,ngase edhe vetë kam kaluar në ato shtigje.Që të më akuzosh mua se u paguakam nga Z.Rama për komentet tregon se nuk je një ndjekse e hershme dhe sistematike e këtij portali.Jam identifikuar në këtë portal me inicialet e emrit, mbiemër të plotë dhe profesionin që kam.Komentet që postoj ,kalojnë se unë nuk fyej njeri.kalojnë se çekin problematika me interes publik,por edhe se syri.net eshte një portal i hapur ndaj opinioneve të ndryshme.Apo Ju gjykoni se edhe syri.net është i dyshimtë ngaqë ju jep zë edhe armikut të kamufluar.Nëse je kurioze se kush jam, pyet Z.Peka,pyet Z.Basha,por edhe Profesor Kaçin.Unë jam i djathtë me taban.(stërnip BEU).Në 2007 kam votuar Z.Olldashi,në 2009 Z.Berisha,në2011 Z.Basha dhe në 2013 Z.Berisha.Se kë do votoj në 2021 nuk e kam vendosur akoma.Por sidoqoftë e kam një udhërrëfyes.Atë forcë politike që mbështet Reformën në Drejtësi,respekton institucionalizmin dhe është në krah me partnerët tanë gjeostrategjik.SHBA dhe BE.Në mëngesë të një lideri dhe force antiestabilishment që do ti hidhte tuç këtë klasë politike të tranzicionit ashtu sikurse veproji dhe fitoj Z.Trump në SHBA.Dueli që më propozon (debat) te syri.net,është një përpjekje për ti bër reklamë vetes.Nuk ke nivelin e duhur mesa shohë,por edhe syri.net nuk ka hapsira për ta zënë me militantë si puna jote(del në protestë),dhe as me opinionet apo këndvështrimet e një njeriu të zakonshëm si puna ime.Debatojmë rast pas rasti,për problematikat apo opinonet e hedhura nga kushdo,pa u kthyer unë në "top"siç më percepton Ti ,dhe as Ti si Helmetë(skafandër) siç të perceptoj unë.

Valbona22/11/2019 17:44

Insisitoj qe ju te dashur lexues te syri.net te vazhdoni te lexoni opinionet e sakta dhe reacionale te profesorit, nese jeni ne kerkim te vertetes dhe kerkoni dinjitet e drejtesi.

Emri im eshte emer real dhe jo anonim dhe sla asnje lidhje me lumin ne veri te vendit, sepse jam jugore.

Kurse Kras eshte emri i nje fshati ne Tepelene, prandaj dhe autori anonim mesa duket ka vendosur ne fund te emrit Krasasi edhe shkurtimin "tp" qe do te thote Tepelene.

Ky anonim qe eshte aktiv madje deri shume agresiv, eshte nje shkrues i porositur per te hedhur helm te protali syri.net dhe turbulluar lexuesit opozitar por qe nuk e arrin dot se te gjithe lexuesit e heshtur njohin edhe mendimet e hapura dhe me dinjitet te profesorit qe e njohin te gjithe por edhe hilet e anonimit krasasi tp qe shkruan vazhdimisht dhe prapa te cilit fshihet nje persona i paguar nga rregjimi i se keqes permes te cilit profesori emerton rregjimin e Rames, e te gjithe qelbesirave qe u bashkuan ne 2013 dhe ku ben pjese pa asnje diskutim edhe krasasi tp.

Lexojeni krasasi tp se ju ndihmon te kutponi me mire se cfare ben dhe cfare duhet te beje opozita dhe te gjithe opozitaret kunder rregjimit te qelbesirave i cili paguan me parate e droges dhe te trafiqeve edhe krasasin qe nuk ja mban te shkruaj me emer te vertete si bej edhe une.

Nese krasasi tregon emrin e vertete jam e gatshme te perballem ne studion e syri net me ze e me figure.

krasasi tp22/11/2019 16:21

Valbona nuk është një komentuese anonime si Ne të tjerët.Valbona është lum në veri të vendit.

Valbona22/11/2019 09:56

E rendesishme per te gjithe ju qe beni komente eshte se e lexoni me vemendje profesorin dhe nuk beni komente per permbajtjen se nuk gjithcka eshte e miremenduar. Profesori nuk ka per qellim qe tju mbushe mendjen atyre qe s'duan apo qe kane kapacitet te vogel. Prandaj lexoni dhe vazhdoni me komente se ata qe lexojne dhe heshtin (qe jane edhe shumica) e kuptojne se cfare fshihet pas ketyre komenteve me emra anonime.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet,22/11/2019 06:43

BETEJË E ASHPËR,ME REGJIMIN SË KEQES;RREKEJË HË,GJARPËR,KE DERGJIMIN
QE DREQES;DREQJA DHE DREQANI;KEQJA DHE KEQANI;KUR GJITHË RESPEKTONIN
SOVRANIN POPULLKOMB,KUSHTET KUSHTETUTËS;VETËM DREQI,DREQANI,OUUUH,
KEQJA,KEQANI;NUK LUANIN VENDIT,NUK DRUANIN RENDIT;KUR PYETËN:A,PSE NUK
RESPEKTONIN SOVRANIN POPULLKOMB;ATA,HATA;DEKLARUAN,REKLAMUAN:AHIIIH,
NE JEMI OPOZITË;KUNDËR SOVRANIT POPULLKOMB;AS,NUK NJOHIM KUSHTETUTË;
PORSE,HORRSE;VETËM OU,VETËM;PUSHTETFUTË;FUTËN MË ZEZA,BASTRADHUAR,
SHKATRRUAR;ME BREZA DHE BREZA;OH,TERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA
VËRRISË;OUUUH,NGRERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË!!." NGA MANI,USA.

t21/11/2019 18:59

Rama ka hyre ne nje tunel qe vetem shkon thelle ne toke dhe jo ne siperfaqe.Mareveshje me te nuk ka per tu arrire kurre,sepse ai kerkon vetem nje gje tani:te largohet por me garancine e mosprekjes se personit te tij dhe pasurise qe e ka vene ne menyre te korruptuar.Por kjo garanci nuk ka per tju dhene kurre,prandaj mbetet vetem largimi i tij me dhune brenda ketij viti.Rruge tjeter nuk ka.

krasasi tp21/11/2019 18:49

Një vënd pa qeverisje,është shumë më keq, se sa një vënd me qeveri të keqe.1997-1998 vërtetoj sa më sipër.Presidenti sipas meje, është në panik.Kujton se ka një plan special nga ndërkombëtarët për ta përdorur vetëm atë si 'kok turku' si'peshku i madh' dhe të tjerët t'ja hedhin.Keqkuptim.Të gjithë do shkojnë në atë "vërë" siç thotë Z.Ngjela.Presidentit i takoj "nderi" të jetë i pari i 'kopesë'.U gëdhifsh shëndosh Profesor.

Shto koment

Denonco