Nga përdhunimi lindi, e përdhunuar po martohet!

Nga përdhunimi lindi, e përdhunuar po martohet!

Nga Poli Hoxha - 21/11/2019

Le ta themi copë që në fillim. E gjithë kjo katrahurë e pështirë që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese ka vetëm një përfundim; Politika vendimmarrëse dhe burokratët e diplomacisë së SHBA dhe BE në Tiranë me dashje apo jo, me konspiracion apo me dhunë, ja arritën që ta njollosin dhe ta projektojnë të  përçudnuar ende pa u lindur. Jo vetëm GJK-në por për të gjithë Reformën në Drejtësi.

Analizat e tjera juridike, teknikalitetet, rëndësia historike e reformës, negociatat, kush kërkon që ti shpëtojë burgut e cili të ruajë pasuritë, video me seks, apo pa seks... nuk kanë më rëndësi.

Nuk ja vlen të përmendësh një Dvoran që kalon vettingun edhe pse `ka harruar` se ka plus 100 milion e një Muç që vihet në listë nga KED (Po e Dvoranit) çohet te presidenti, por në fund ai shpallet i padenjë se nuk i dalin llogaritë për 4 milion. Por këto janë grimca të një maskarade ku pushteti politik nuk e fsheh më, se ka zgjatur duart dhe po trazon çorbën që duhej të ishte Reforma historike në Drejtësi.

Pasi të jenë mbyllur të gjitha këto histori është e sigurt që për këtë Reformë, shqiptarëve do tu ngelet një shije e keqe përfundimtare të cilën nuk do të ketë amerikan e evropian, që tua heq dot më.

Sepse nisi keq, si një fëmijë i ngjizur nga përdhunimi. Në errësirë e pa transparencë. E përdhunoi i pari Fatmir  Xhafaj, si kryetar i Komisionit e Manja prapa tij së bashku me ekspertët Euralius (arritën edhe të falsifikonin shkresa për Kuvendin), të cilët të tjera punë bënin natën e të tjera deklaronin ditën. Pastaj u votua në korr nga 140 deputetë, por vetëm pasi shumë prej tyre u shantazhuan direkt nga ambasadori i SHBA. Nuk ka rëndësi se ata që u kërcënuan e u detyruan të ngrenë lartë kartonët me kokën poshtë, ishin burra të mirë apo jo. Rëndësi ka që ngjizja e saj, nisi me përdhunim.

E përdhunimi i parë sjell vetëm një spirale përdhunimesh; skuta e parë sjell vetëm një labirint katakombesh që vetëm qelbin dynjanë; gënjeshtra e parë sjell vetëm një vargan mashtrimesh; asgjë tjetër.

Kur ngjizet një fëmijë ka shumë rëndësi, se si është gjendja momentale e prindërve. Nëse nuk i kalon në vettingun e mjekëve, nuk dihet se çfarë përbindëshi mund të pjellin.

Në rastin e lindjes së Gjykatës Kushtetuese ajo po na shfaqet e papërgjegjshme, e dehur, e droguar, e dhunshëm, hileqare, histerike dhe mbi të gjitha pa dashuri për aktin dhe `produktin  që kanë marrë përsipër që të krijojnë.

Këtë proces ngjizje po e shohin live të neveritur gjithë shqiptarët dhe tashmë kushdo e di, që fëmija edhe nëse nuk do të jetë një mostër në pamje të parë, do të tregohet pa diskutim si e tillë me gisht. Kështu do të ndodh fatkeqësisht, edhe nëse do të bëhen operacionet më të sofistikuara estetike nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë, për të ngjasuar `i shëndetshëm`.

Gjithsesi nevoja që kishin shqiptarët për drejtësi ishte aq ulëritëse, sa që fillimisht të gjithë i mbyllën hundët për ta tejkaluar atë erë të rëndë të ngjizjes dhe vetëm kërkonin pa kushte që të ecej përpara.

 Por çfarë po shikojmë tani kur na kërkohet me ultimatum, që të shkojmë drejt finishit?!

Shohim një Reformë që nisi për shqiptarët, por që po përfundon në një luftë të egër mes ujqërve të politikës. Ndërkombëtarë që nuk harrojnë të na kujtojnë çdo ditë se janë baballarë të saj, por në vend që të pranojnë dështimin, kapjen, dy standardet, estradën dhe përleshjen e egër së fundmi e të reflektojnë, vazhdojnë të hedhin shkopinj për një pjesë, e karota për atë që ka fuqinë e pasurinë më të madhe.

Dhe mbi të gjitha shohim shqiptarët që pas 3 vitesh të bombarduar me shpresën e madhe se pas Reformës, `ky vend më në fund do të bëhet`, të ndihen të neveritur dhe në gjendje permanente të vjelli, sa herë që marrin lajme nga fronti i Reformës në Drejtësi.

Po pse ky mallkim; edhe brezi i tretë i të lindurve në demokraci do vazhdojnë të rritet me të njëjtin avaz 30 vjeçar?!

Me shkopin e karotën që ndërkombëtarët i hedhin herë njërit e herë tjetrit, duke lënë për të kuptuar se drejtësia e re që premtuan nuk qenka njësoj për të gjithë?!

Përse Rama që ka bërë kërdinë këto 7 vite, duke grabitur me ligj e pa ligj edhe lëkurën e 7-të të këtij vendi, merr vetëm karota dhe nuk ka frikë nga shkopi?!

A thua që kjo klasë politike në pushtet që ka kaq kohë që jo vetëm nuk e fsheh por edhe e shfaq me arrogancë jetën në luks nuk ka frikë nga një drejtësi `e re` për të cilën ndërkombëtarët kanë harruar cilësinë, por po e trajtojnë si një patate të nxehtë që ju ka mbetur në dorë dhe duan vetëm që ta lëshojnë sa më shpejtë në ndonjë pjatë, qoftë ajo edhe e Ramës?!

Patatja po lëshohet dhe ja ku jemi, në kurthin e një rreth vicioz. Të detyruar që të presim zgjidhje nga Edi Rama që nuk pranoi vettingun në politikë, por që së bashku më ndërkombëtarët po na bën `vetting` për drejtësinë që do të vendosë drejtësi mbi këtë klasë politike dhe zullumet e tyre!

Të qash apo të qeshësh në këtë që po ndodh; kjo është e vetmja dilemë për momentin se të tjerat tashmë dihen;

Nga përdhunimi lindi, e përdhunuar po rritet e po martohet!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kosta26/11/2019 00:19

hahahahahaha.......per te qesh e per te qar ....perse nuk i referoheni historis ,qe te dini se cfar kerkoni . Ky vend keshtu ka qen ne shekuj dhe per shekuj '' Amiiiiiiiin''

njoni21/11/2019 21:30

Shume e sakte dhe per tu trishtuar!

Llaz Murrizi ujk Lushnjes21/11/2019 20:26

Po kujt ja mori votat reforma ne dretesi ne vitin 2016 ,dhe sa vlere kane ato ,sa duar te pasterta kishte ne ate kohe ne Parlament, sa tutor,trafikant,dhe vrases hodhen karton in qe qelbej ere per te bere te ashtuquajturen reforme ,priste dhe pret shqiptari ndershem qe te ti vije drejtesia nga dora e atyre horrave qe ishin dje dhe sot ska asnje ndryshim per ty dhe mua qe po shkruaj te vendosi Kujtim Gjuzi laper I lindur ,dhe te tera krye bajgat e te ashtuquajtur opozite e re .Ketu jane katandisur shqiptaret ti drejtoj Ulsiu e qifqiu.Tao e Sadria, Lymi e Nimuti.Rudina e koporata ylli dhe Ralf surrat pata.

Shtetrrumpalle21/11/2019 17:04

Gansteret eDRAMA, djallAGACI, fatgonXHAFA e tatiPALLA sa here vetingu shkarkon armiqte e partise hapin me nje dore shishen e shampanjes per te festuar e me doren tjeter puseten e kanalit per te gjetur zevendesuesit qe do te bejne “drejtesi”

bekim21/11/2019 16:55

e lexova me vemendje dhe me bane me u trishtu shume.jo pardrejtesin qe sdovij kurr por qe jam 38 vjec dhe ska ndryshu asigja tash 84 e vite se tash 30 vjet edi se e kam perjetu vet por edhe baba e nana jeme qe kan jetu perpara meje skan pa asnje shpres. klasa politike ashte e prodhume prej popullit dhe po su ndergjegjsu populli me edukat dhe me inteligjenc ka per vashdu edhe 80 ose 800 vjet tjera ishtu

Shto koment

Denonco