Pse tifozët që thërrisnin ‘Rama ik’ në stadium ishin kaq të qartë

Pse tifozët që thërrisnin ‘Rama ik’ në stadium ishin kaq të qartë

Nga Enton Palushi - 18/11/2019

Britaniku Ian Kershaw është ndoshta historiani që e njeh më mirë Gjermaninë naziste. Në librin e tij klasik ‘Miti i Hitlerit’ ai shkruan se si ekipi i propagandës naziste e ‘shiste’ diktatorin gjerman në opinion publik të ndarë prej regjimit që kishte ngritur.

Duke përdorur teknika moderne të marketingut, ata punonin fort të krijonin idenë se Hitleri nuk e dinte se çfarë krimesh bënin ata të tjerët poshtë tij, se po ta dinte, do i ndalonte menjëherë.

Nuk është tashmë e re që në sistemet e keqqeverisjes, makineria propagandistike përpiqet që të ndajë autokratin nga sistemi që ka ndërtuar. Simon Kuper thotë se kështu ndodhte edhe me Hosni Mubarak në Egjipt. Shumë egjiptianë mendonin se vendi është i zhytur në korrupsion, por lideri nuk di gjë sepse të gjithë të këqijat i sjellin ‘krimbat’ poshtë tij.

Nuk është rastësi që edhe Edi Rama ka nisur të flasë për ‘buburrecat’ që po i gërryejnë pushtetin- për njerëz të  korruptuar që sillen në orbitën e tij. Nuk mund të habitesh kur sheh se si e paraqet veten si një ‘trung’ të fortë, përballë ‘buburrecave’ në parti, që nga drejtorët më të thjeshtë e deri tek ish-ministrat e tij të Brendshëm, të etiketuar dhe të mbrojtur si shumë të suksesshëm nga vetë Rama.

Problemi është se në skemën e kësaj propagande, dashje pa dashje kanë rënë edhe ata që janë më të zëshmit në kritikat e tyre ndaj kryeministrit. Kështu, për disa prej tyre problemi qëndron tek disa oligarkë që e kanë rrethuar kryeministrin dhe që po i ‘thajnë pasuritë’ vendit.

Kur flitet për anëtarët e organizatës ‘Kap Ça të Kapësh’, duket sikur ata janë disa ‘qen’ që jetojnë pranë Ramës, të zhytur në baltën e aferave kriminale dhe korruptive. Të gjithë abuzuesit duket sikur fluturojnë ulët mjaftueshëm sa për të shpëtuar nga radari i liderit të pagabueshëm.

Madje, madje për ta bërë edhe më të besueshme këtë çmenduri, në median e tij publikohen pseudo-sondazhe të porositura që tregojnë se kuotat e liderit janë deri në 20 përqind më të larta se ato të partisë së tij. Socialistët vazhdojnë të besojnë këtë përrallë, duke mos e ndjerë ndoshta se kur e gjithë kjo të shembet, rrënoja do zërë poshtë partinë.

Ndërkohë në kulmin e saj, një sondazh i pakontestueshëm na erdhi nga stadiumi ‘Arena kombëtare’ të dielën në mbrëmje, kur impianti i mbushur me tifozë shpërtheu në thirrje ‘Rama ik’. Kur e mendon se gjysma e biletave kishte shkuar për zyrtarët e shtetit, e kupton pikën ku është degraduar Edi Rama.

Por mbi të gjitha, ato thirrje tregojnë se sa të qartë janë njerëzit në këtë pikë, ndryshe nga ajo që shkruajmë dhe flasim në media. Për ta, krye-KÇK-ja, krye-buburreci, krye-abuzuesi, burimi i të gjithë të këqijave është vetëm njëri. Kryeministri i Shqipërisë.

***

Më 21 dhjetor të vitit 1989, diktatori rumun Nikola Çaushesku doli të fliste përpara një sheshi të mbushur plot në Bukuresht. Ishte koha kur sapo kishin nisur protestat në Timishoara. Aparati partiak kishte arritur të mobilizonte më shumë se 80 mijë njerëz në atë që njihet si tubimi i fundit i Çausheskut.

Videoja e këtij fjalimi qarkullon edhe sot e kësaj dite në median sociale. Tetë minutat e para të fjalimit, turma duartrokiste në mënyrë automatike sa herë Çaushesku përmendte arritjet e qeverisë së tij. Në momentin kur ai nis të falënderojë ata që kishin organizuar tubimin, dikush nga turma fishkëllen si disaprovim.

Ende sot e kësaj dite nuk dihet me saktësi se kush e ndërmori këtë veprim, por pas tij qindra e më pas mijëra qytetarë nisën të fishkëllejnë dhe të mosaprovojnë liderin e tyre. Kamerat shtetërore u ngritën lart nga qielli për të mos filmuar. Çaushesku dëgjohet teksa thërret ‘Shokë, shokë’, kurse e shoqja Elena tregohet më agresive ‘Qepeni, qepeni’. Në një moment padurimi, Çaushesku i kthehet të shoqes: ‘Qepe ti’.

Ajo që pasoi pas prishjes së tubimit është e njohur për shqiptarët. Por ajo që nuk dinin të mbledhurit në shesh deri në atë moment ishte se sa e lehtë është t’i kundërvihesh një pushteti të korruptuar kur je shumicë. Mbi të gjitha nuk e kuptonin as se si kishin duruar deri në këtë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ai20/11/2019 10:41

Për "Arbenin" !
E para e punës, edhe unë jam kundër shfrytëzimit të ndeshjeve sportive për të bërë protesta politike, por ato mijra zëra që thërisnin në stadium "Rama ik" shoqëruar edhe me ndezjen e mijra celularëve, një simbolike paqësore protestash, nuk u dëgjuan apo panë gjatë ndeshjes, por në organizimin e ceremonisë së "inagurimit" të përçudnimit të ish stagiumit kombëtar ku doli i pranishëm Rama.
Është e vërtetë që opozita pas publikimit të Bundestagut gjerman të 9 kushteve që e zhveshin edhe njëherë lakuriq Ramën, i ka ndlrprerë përkohësisht protestat, në pritje për të parë se a i ka kuptuar apo jo Rama ato kushte që vunë gjermanët.
Por ama ata mijra qytetarë që kishin disa muaj që dilnin e thërrisnin në kor sa buçiste e gjithë Tirana, Rama ik, e përsëritën spontanisht këtë thirrje në stadium, kur më së fundi e kishin përballë kryeministrin burracak, që gjatë protestave të mëparëshme para kryeministrisë apo parlamentit, nuk pati burrërinë të qëndronte në kryeministri, por ikte si lepur nga frika për tu fshehur ose jashtë ose në fshatra apo qyteza të Shqipërisë.
Mandej , përse haron se një pjesë e madhe e shqiptarëve janë të indinjuar që Rama, në vënd që me paratë dhënë oligarkëve, të shtonte ndihmat sociale për të varfërit e të papunët, bëri të kundërtën, ju a preu këtë ndihmë 20 mijë. familjeve shqiptare.
Ti në komentin tënd meresh me opozitën se është tërhequr nga protestat.
Nuk më dukesh se je një shqiptar i shqetësuar se pse opozita i ka ndërprerë këto protesta por krejtë e kundërta, bën diversion kundër saj për ta zhvlerësuar ate e për ti dalë në mbrojtje qeverisë kriminale narkomane të Ramës.
Sa meresh me këto cic-mice idioteske për të sulmuar opozitën që prej disa muajshj ka dorzuar mandatet e i është bashkuar qytetarëve hallexhij, përse nuk na e argumenton me fakte se përse të pëlqen kjo qeveri e diskretituar ?
A mos se ke kapur ti vetë apo yt ate ndonjë post shtetëror që të siguron para të shumta abuzive e ke frikë se me ikjen e Ramës , do të ikin ?
A ka mundësi more Arben të na mbushësh mendjen me fakte se Rama nuk i ka kapur të gjitha institucionet e pamvarura të shtetit, për të bërë diktatorin e modelit enverist ?
A mund të na përmendësh me emra, deputetë, ish ministra apo kryetarë bashkie të PD të cilëve tu jetë vërtetuar me dokumenta e jo llafe se kanë pasur një të kaluar kriminale ?

:Redi..19/11/2019 20:27

O sh Spartak,ke nje emer te nje burri te nadh i cili sfidoj perandorin romake duke u bere udheheqesi i mijra sklleverve qe u ngriten kunder perandorit te romes,kurse ti je bere bythlepires i kryeministrit me te pa afte dhe me mashtrues dhe hajdut qe ka pare ky komb.Per te mos e ndyr kete emer te madh ndryshoje dhe vere eddroga se ai te pershtatet me shume.

Llaz Murrizi ujk Lushnjes18/11/2019 20:35

U re taku sa I qut qeke re dreq po ti qeke qenef fare , o vemje e plehut te dekomozuar te ridhjerjes ,cdo mengjez ti dhe sera jote hani vec te pegerat e Edvinit qe kane perqindje kokaine qe te merrni fuqi qe vetem te dhisni nga goja per te share opoziten ptuuu rrace e filliqur,neokomunista

Arbeni18/11/2019 17:49

Ka te drejte Spartaku. Nuk kthehet nje ndeshje futbolli ne miting politik. Patjeter qe partia demokratike i ka 10 veta qe mund te bejne budallalleqe te tilla. Por stadiumi nuk eshte vendi i duhur. Pa te kete shumice partia demokratike duhet te zhvilloje mitingje dhe te mbushe sheshet. Fakti qe nuk i ben, tregon se ka frike te therase ne mitingje shqiptaret. Sa per komentt qe shoh kundra spartakut gezeta duhet te kete kujdes sepse niveli eshte shume ordiner. Eshte turp per demokratet qe nje socilast te jete korrekt ne pershtypje ndera demokratek cfare nuk nxjerrin nga goja. Megjithate urime sepse eshte here e pare ne syri.net qe shoh te publikuara njofrime kundra

Gramoz18/11/2019 15:19

Gjynof qe ka akoma ca copa muti si puna jote qe i bojn hije tokes kot, o Taku laparaku! Me siguri do jesh sumçpu sigurimi qe i lepi zorren e trash udheheqesit Edver Taqi Rroçkes!

xhixhi18/11/2019 14:17

Oh sa i dhjere je more taku lluku babashta

xhixhi18/11/2019 14:14

Oh so I dhjere he more taku lluku babashta

Skrapari18/11/2019 14:10

O Spartak (mund te jesh edhe Spurdhjak Ngjala) na hengsh mune bashke me komentin tend. Ti dhe shume te tjere si ty ndyresire nuk keni cfare ti beni me shume ndyresires Edvin Taqi Sumqirit sesa te poshteroni vehten per ta lehtesuar sado pak kete bure qelbesire qe ka qelbur cdo gje ne kete vend. Turp qe ka ca krimba si ty ende.

Spartaku18/11/2019 12:27

Aq ishin, 6 veta me nga një germë dhe 10 të tjerë që bërtisnin. Po të ishin më shumë njerëz nuk do shtyheshin protestat dhe Luli të mbledhë 30 fshatare dhe t'ju premtojë parajsën. Kaq gjë e kupton dhe bufi. Të paktën lexojeni ju se ndryshe nga portalet e tjerë ju nuk botoni mendimet kundër.

Shto koment

Denonco