Luftë kundër evazionit të pastrueseve

Luftë kundër evazionit të pastrueseve

Nga Klodian Tomorri - 17/11/2019

Qeveria e gjeti zgjidhjen e informalitetit. Kane vendosur te ulin pragun e detyrimit per deklarimin personal te te ardhurave nga 2 milione leke ne vit qe ishte ne zero.

Domethene nje pastruese qe ben dy pune me nga 20 mije leke ne muaj secila, qeveria do e detyroje te plotesoje deklaraten vjetore te te ardhurave. Kjo pastruesja sot paguan zero tatim mbi te ardhurat. Por nga viti tjeter do paguaje 1300 leke tatim ne muaj. Shpetoi arka e shtetit.

Kjo eshte Republika e nxirjes se jetes. Imagjino pastruesen, elektricistin, hidraulikun, kamerierin qe bejne nga dy pune te plotesojne deklaraten e te ardhurave. Cmenduri!

Ti mund jesh punonjes sezonal. Per tre muaj ben dy pune, pastaj rri 4 muaj pa pune. Pastaj fillon prape. Ne fund te vitit do te shkosh tek Tatimet dhe do te dokumentosh te gjitha rrogat, qe eshte nje carje Trapi edhe per ata qe jane ekonomiste, jo me per njerezit e thjeshte. Efektet anesore te progresivizmit.

Mbani withholdig ne burim dhe na lini rehat me keto, keni Perendine. Po ky eshte turp, ploteso deklaraten te te ardhurave me 40 mije leke te ardhura ne muaj. Me kaq te ardhura, nje familje eshte ne kufirin e varferise, qeveria i thote ploteso deklaraten vjetore qe te marr 1 mije leke takse ne muaj une.

Derrmojini pastrueset derrmojini. Se ata jane evazoret. Kurse pronaret e hoteleve dhe resorteve paguajne zero leke tatim fitimi, 6 per qind tvsh dhe hic takse infrastrukture.

Madje kete vit kane bere dhe cudira te tjera aty ne paketen fiskale. Perjashtohen koleksionistet e automjeteve nga tvsh-ja, jane te perjashtuar nga fitimi kapital dhe kane rritur komisionin qe i shkon drejtorise se transportit rrugor.

Nje koleksionist ka Shqiperia. Ndaj na duhen leket e pastrueseve qe te perjashtojme nga taksat te pasurit. Te pakten, tregohuni te ndershem. Verini emrin paketes fiskale se aq gonxhe sa e keni bere, ben muuuu.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari17/11/2019 10:32

Asgje nuk eshte e veshtire per t'u realizuar nese vertete qeveria e ardhshme dhe politika e re e qeverise se re demokrate do te kete nje vullnet dhe deshire te mire per te punuar me seriozitet dhe atdhedashuri!
Disa pyesin me mosbesim: Ku do t'i gjeje neser Qeveria Basha gjithe ato para per te realizuar premtimet e dhena???!!!! Sipas te dhenave dhe statistikave te KLSH, ne qeverine aktuale prej 6 vitesh buxhetit te shtetit i vidhen ne forma te ndryshme abuzive rreth 2.2 miliard euro dhe rreth 1.8 miliard euro humben nga evazioni fiskal, nga paaftesia e menxhimit te financave publike, nga humbjet neper dogana, tatime dhe taksa, nga pagesat dytesore per gjyqet e humbura nga qeveria.
Pra ne total buxhetit te shtetit i mungojne cdo vit rreth 4 miliard euro. Nese nuk do te vidhet, nese nuk do te kete evazion fiskal dhe nese nuk do te neglizhohet dhe abuzohet me financat e shtetit atehere do te jene minimumi rreth 4 milard shtese ne buxhetin e shtetit dhe te qeverise cdo vit per t'u perdorur me efikasitet ne funksion te zhvillimit dhe mbajtjes se premtimeve. Pervec kesaj, te mos harrojme se nga ky administrim i mire i financave publike do te kete nje rritje vjetore prej 14% ne te ardhurat e GDP e cila do te thote qe ne fund te 4 viteve progresivisht te ardhurat do te arrijne 70%. Kjo rritje e ul maksimalisht brxhin publik. Mos harroni qe edhe Ligji Anti-korrupsion dhe Ligji Anti-Mafia do te veproje fuqishem dhe veprimi i forces e ligjit dhe drejtesise do te kete si rezultat kthimin ne buxhetin e shtetit te financave dhe pronave te grabitura nga qeveritaret keto 6 vite sundim Rilindas. Mos harroni gjithashtu qe projekti ekonomik zhvillues ne industri dhe agroekonomi do te rrise nivelin ekonomik te popullates dhe do t'i shumefishoje xhirot e produkteve dhe te ardhurave te biznesit. Kaq e thjeshte eshte, nese vertete qeveria e ardheshme do te punoje me seriozitet. Shqiperia ka burime te shumta financiare ne krahasim me popullsine dhe rimekembja e saj ekonomike do te jete shume e shpejte, mjafton te zhduken hajdutet e BANDES RILINDJA.
Plani GJERMAN dhe FRANCEZ per Shqiperine do te zbatohet 100%!

Shto koment

Denonco