Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Një mesazh për ata që po mbrojnë barbarinë e gazit lotsjellës

Një mesazh për ata që po mbrojnë barbarinë e gazit lotsjellës

Nga Enton Palushi - 13/11/2019

Protesta e djeshme në Unazën e Re riktheu gazin lotsjellës të Sandër Lleshajt, dhe bashkë me të, edhe zërat që mbrojnë përdorimin e tij kundër civilëve me argumentin se kështu po mbrohen jetët e protestuesve. Me fjalë të tjera, protestuesit edhe mund të vriten, por tashmë duhet ta shohim Lleshajn edhe si një hero që po e menaxhon situatën në mënyrën e duhur.

Për të gjithë ata që marrin përsipër të mbrojnë këtë barbari- por mbi të gjitha për ata mijëra e mijëra që e kanë provuar dhe po vazhdojnë ta provojnë gazin helmues të kësaj qeverie- duhen shpjeguar disa gjëra.

Së pari, nëse Sandër Lleshaj do të vazhdonte të ishte gjeneral dhe ta dërgonte ushtrinë e tij në një betejë, ai e di shumë mirë se gazi lotsjellës nuk përdoret në luftë. Nëse ai do e hidhte në një betejë, sipas Konventës së Armëve Kimike të vitit 1993, ai do arrestohej për krime lufte. Mirëpo gjenerali tashmë është politikan dhe po përdor anën më të keqe të një paradoksi: atë që e lejon gazin lotsjellës kundër civilëve, por e ndalon në luftë. Lleshaj prandaj është bërë politikan, që të dallojë më qartë të mirën nga e keqja. Duket se ca vese, si ai i zbatimit të urdhrave, dalin me shpirtin.

Së dyti, që kur gazi lotsjellës nisi të përdorej në Luftën e Parë Botërore për të nxjerrë ushtarët nga transhetë dhe deri ditën e sotme, ka pasur një përpjekje për të fshehur natyrën e vërtetë të kësaj lënde kimike. Disa herë madje nuk përdoret fjala ‘gaz’, por ‘tymuese’. Njerëzit e kanë humbur ndjeshmërinë kaq shumë në këtë pikë, sa harrojnë se bëhet fjalë për një armë kimike. A nuk ishin shqiptarët që u ngritën masivisht në protesta për të mos lejuar armët kimike siriane në Shqipëri? Tani pse nuk ndjehen kur ua helmojnë ajrin me armë kimike, madje për llogari të një ‘kimiku’ tjetër që po e kthen Tiranën në qytetin me ajrin më kancerogjen në Europë?

E treta, ndoshta kjo fjala gaz mund të sjellë konotacione që lidhen me gëzimin e harenë ndër shqiptarë, por që kur gazi u përdor nga Hitleri, studim pas studimi tregojnë se dëmi më i madh i tij nuk është ai në terma afatshkurtër. Sipas studiueses Anna Feigenbaum, e cila ka bërë një libër me të dhëna të detajuara për gazin lotsjellës, kjo lëndë kimike po provohet që sjell dëme të rënda në shëndet, duke nisur që nga problemet me zemrën e deri tek rreziku i shtuar ndjeshëm për sëmundjet e kancerit. Kur e mendon se gazi lotsjellës nuk prek vetëm ata njerëz që protestojnë, por shumë të tjerë aty vërdallë, e kupton se ‘dhurata’ e Lleshajt është fatale.

E katërta, por ndoshta edhe më e rëndësishmja, lidhet me ndikimin e gazit lotsjellës në proceset demokratike. Anna Feigenbaum e quan gazin lotsjellës si agjent në shtypjen e proceseve demokratike. Vërtet në një anë të historisë tek Unaza e Re është qeveria që kërkon të ndërtojë një rrugë të rëndësishme, por si mund të harrojmë që në anën tjetër janë qytetarët, të cilët kërkojnë dy gjëra: trajtim të drejtë për mundin që kanë shpenzuar për dekada, por edhe hetim për një projekt kriminal korruptiv, që u kushton xhepave të qytetarëve miliona euro. Nuk ka ngelur media e huaj pa e theksuar këtë aferë kolosale. Feigenbaum thotë se gazi lotsjellës i bën dëm demokracisë si proces konsensual. Pikërisht këtë gjë kërkonin banorët deri në minutat e fundit: dialog. Por këto janë fjalë të huaja për këtë qeveri, sa kohë të ketë njerëz që mbrojnë përdorimin e armëve kimike dhe një gjeneral të kapur rob nga politika.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

labi14/11/2019 15:14

Kete gjenerucin mos e kritikoni sepse e kemi rekomendim; dhurate: nga kandidati i perhershem i çmimit nobel per letersine, por qe nuk do e marre kurre..... Ismael Kadirov! Shqiptari me hipokrit qe mund te jete:- ne gjallje te vet!

N.13/11/2019 18:37

Kur të vendoset drejtësia të bëhet një hetim i plotë nga qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e parakohëshme dhe të bëjë padi në gjykatë për Sandër Lleshajn. Një burg i mirë do ta bënte gjenerale Sandra.

puka 13/11/2019 17:02

rrembeni armet nuk behet ndryshe

Ajo13/11/2019 15:02

Se cili eshte Rama, Lleshi dhe Rilindja e dime te gjithe. Ajo qe po harrohet eshte mosperfillja skandaloze dhe mossolidarizimi i popullit te Tiranes me banoret e terrorizuar te Astirit. Ky edhte turp i madh! Dhe kjo me ben e te besoj se ky popull pothuaj e meriton Ramen dhe gjithe bijte e tjere te eterve komuniste!
Rudina Xhunga na u besdis se nuk po arrinte dot me kohe tek puna e saj ( qe t’ju shpelaje trute shqiptareve), por as nuk i behet vone fare se ato familje u dhunuan, shkaterruar ekonomikisht dhe mbeten nen qiell te hapur ne prag te dimritKjo eshte barbari!

Gramoz13/11/2019 14:43

Kafshet kan kohe qe kan dale nga kafazi, ky popull nuk harron trajtimin qe po i bohet nga qelbesirat e ridhjerjes dhe jashtqitjet e qenve te kuq, por mos merziten, se edhe populli si kafshe do ti trajtoje kur ti marri zvarre Edver Taqi Qenin, lali Dhjeri pedofilin, gjenelesh Llesh Lesh Pershesh Kimikun, dhe gjith halet e lukunise edveriste. Ora po vjen! Tik tak, tik tak, tik tak!

Skrapari13/11/2019 14:05

Kapter Leshi meriton plumbin ballit per kete krim te rende qe po ben, madje pa gjyq fare. Do ti vije ora te mos merzitet, ne qe kemi provuar gazin e Leshit nuk harrojme.

Shto koment

Denonco