The Momentum, për Lulzim Bashën

The Momentum, për Lulzim Bashën

Nga Erl Kodra - 12/11/2019

E kam mbështetur Partinë Demokratike si të vetmen shpresë reale politike që mundet t'i bëjë ballë Shtetit të Mafias. Aksioni i saj politik, pavarësisht pritshmërive të mëdha, ka qenë konsistent dhe i qëndrueshëm. PD është përpjekur të bëjë të pamundurën brenda limiteve të legjitimitetit, domethënë, brenda caqeve morale dhe ligjore, duke sakrifikuar edhe mandatet parlamentare, në funksion të ndërgjegjësimit të faktorit ndërkombëtar.

Por ndërkombëtarët, me gjasë vazhdojnë të përdorin standarte të çuditshme në intepretimin e koncepteve demokratike, ku për ne shqiptarët e opozitës mjafton e drejta për të marrë frymë. Gjithçka tjetër është në zotërim të Edi Ramës, që sipas ndërkombëtarve, ai ka gjithmonë të drejtë.

Dje kam shkruar se "nëse Shqipëria duhet të destabilizohet për diçka, kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësisht brenda Nëntorit, duke kulmuar në Dhjetor para Samitit të Durrësit, në mënyrë që vendi të shpëtohet nga çmenduria fatale e Edi Ramës.

“Destabilizimi” i Shqipërisë duhet të ndodhë edhe për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, përndryshe, Kosova do të rrezikojë seriozisht shtetësinë dhe territorin e saj, ndërsa Shqipëria do të kthehet në një shtet të falimentuar, të paaftë të përmbushë detyrimet kontraktuale, që nuk mund të paguaj paga dhe pensione, rrjedhimisht një gërmadhë financiare dhe katastrofë ekonomike".

Edi Rama vazhdon të sfidojë opozitën, rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve, përfshirë edhe sigurinë për jetën. Cinizmi i tij i pashoq na do të gjithëve të nënshtruar, duke u zvarritur rrugëve për një copë bukë. Edi Rama po shkelë çdo princip të humanizmit dhe të demokracisë. Përfundimisht, rrëzimi i Edi Ramës duhet të bëhet mision për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Edi Rama tashmë nuk është thjeshtë një çeshtje e qeverisjes së keqe, por ai është kthyer në çeshtje për sigurinë kombëtare dhe ekzistencës.

Unë uroj që Lulzim Basha ka një plan para kësaj situate të jashtëzakonshme. Shqiptarët i kanë sytë tek Opozita Shqiptare, si i vetmi institucion i ligjshëm ku mundesh të ëndërrosh akoma se vendi yt nuk do të mbetet përfundimisht nën instinktet kanibaleske të një njeriu të dalë feje.

Në këto momente që po shkruaj këto rradhë, Lulzim Basha gjendet në një takim me ambasadorët e huaj në Selinë e Partisë Demokratike. Shumicën e herëve po këta ambasadorë e kanë sulmuar nominalisht Lulzim Bashën për aksionet e tij në mbrojtje të qytetarëve. Po ashtu, në të njëjtën kohë, po këta ambasadorë i kanë dhënë mbështetje pa kushte Edi Ramës, duke shkelur hapur çdo parim të demokracisë. Si rezultat, Edi Rama ka rritur zullumin mbi shqiptarët, ka thyer çdo besim, ka kapërcyer çdo limit të moralit politik.

Kështu, Edi Rama është kthyer në armikun më të madh të shqiptarëve, duke e identifikuar veten me një qenie të pabesë dhe perverse, që çka nuk i pjellë mendja. Ligësia pushtetit të tij po telkalon mizoritë e një ushtrie pushtuese. Në këto rrethana, urrejtja për Edi Ramën është kthyer në vullkan, që rrezikon të përkthehet në kaos total.

Dje kam shkruar se "Lulzim Basha duhet të thërrasë trupën diplomatike të akredituar në Tiranë dhe t’u bëjë të qartë faktet. Anglia, Gjermania, Italia, Austria, SHBA-të duhet të lajmërohen qartazi se shqiptarët do ta rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës. Nuk mund të pranohet asnjë ditë më tej një Kryeministër që punon kundër interesave të shqiptarëve".

Sonte ky takim u krye. Unë shpresoj se Lulzim Basha ua ka bërë të qartë ambasadorëve të perëndimit fjalinë e mësipëme. Pa ekuivok dhe padyshime. Përndryshe, le tua bëjë të ditur shqiptarëve se kaq është mundësia e tij, sepse ata, ambasadorët nuk e lejojnë, dhe se ai nuk mundet të përballojë presionin e tyre. Të paktën, njerëzia do t'ia mësyjë Europës, dhe brenda javës mund të boshatiset Shqipëria. Më shumë se gjysma i kanë gati valixhet.

Ajo çfarë po kërkojmë nga Lulzim Basha dhe Opozita Shqiptare është shpresa. Shpresa se pavarësisht dekleratave të ambasadorëve, ai nuk do të tërhiqet nga lufta për demokraci dhe shtet të së drejtës. Tek e fundit, Partia Demokratike nuk është partia e Lulzim Bashës, por është arma e vetme ligjore e shqiptarëve për të mbrojtur jetën, lirinë dhe demokracinë.

Çka mund të jetë Lulzim Basha pa Partinë Demokratike dhe pa shqiptarët?! A ka privilegj më madhështor se sa t'i shërbesh një kombi?

Në këtë kuptim, Lulzim Basha bën mirë ta kuptojë se kësaj rradhe gjendja është serioze, aq serioze, sa vetëm një çast mund ta ndajë nga ana e duhur e historisë. Ky moment është tani.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Z13/11/2019 22:09

BASHA krahas perpjekjeve per tu shpjeguar shqiptareve se si eshte situata dhe r rugedaljen e saj, duhet te bashkepunoje edhe me lideret dhe udheheqesit te trojeve shqiptare si Lideret e kosoves si isa Mustafa ,Vjosa osmanin,Ramush hajradinin ,levizja besa ne maqedoni Bilal kasemi dhe te gjithe atdhetaret shqiptare per te shpetuar kombin shqiptarepra te behet si lidhja shqiptaria e prizrenit.

N13/11/2019 18:47

Duhet te jesh antishqiptar qe te perkrahin nderkombetaret Rama eshte gati tu jape gjithcka vetem te kete perkrahjen e tyre

Skrapari12/11/2019 19:58

Plotesisht dakord z. Kodra. Ky moment eshte tani. Fjalet me kete km jane te teperta. Opozita dhe lideri i saj z. Basha ti prije revolucionit demokratik nese nuk e ben dot te hap krahun dhe ai qe ka bythe te na udheheqe ne rrugen e lirise.

Shto koment

Denonco