Mini Shengeni Ballkanik! A ka dalë Edi Rama jashtë kontrolli...

Mini Shengeni Ballkanik! A ka dalë Edi Rama jashtë kontrolli...

Nga Avni Nezaj - 11/11/2019

Ka shumë muaj që është projektuar një “lamë’’ ballkanike për të patur një akses tek lëvizja e lirë e tek shkëmbimet ekonomike. Një farë kopje e keqe e Shengenit të madh ku tashmë shqiptarët falë përkushtimit të qeverive të Sali Berishës  jane të lirë të shkojnë pa viza.

Njëri nga iniciatorët më të zhdërvjellët pasi përdor llafollogjinë si mjet bindje që ta “këput shpirtin” është Edi Rama Kryeministri i Shqiprisë. 

Për të nuk ka asnjë lloj vlere historia e shqiptarëve dhe marrëdhënjet aspak miqësore që kanë patur shqiptarët me serbët ose me sllavët në tërsi.

Për të nuk kanë asnjë lloj vlere sondazhet që tashme e tregojnë qartë se 90 për qind e shqiptarve kërkojnë integrimin në hapsirën demokratike të BE-së e jo në hapsirën pa busull orientimi të Jugosllavisë së re.

Kjo është ose një marramendje antikombëtare që ka si qëllim largimin e vemendjes nga refuzimi që i bëri Europa qeverisjs së Ramës, ose është një inisiative e mirëmenduar kundër çeshtjeve strategjike të së ardhme tonë si komb.

Por nëse jane të dyja së bashku atëherë Edi Ramës duhet ti drejtohen disa pyetje jo shumë të komplikuara sepse nuk kupton qartë...... Distanca e kuptushemërisë nuk është më e gjatë së sa largesia  e hundës deri tek vijat e bardha...

A ka pyetur Edi Rama Shqiptarët për idenë e tij të minishengenit ballkanik? (edhe kjo nuk i pelqeu, jo minishengen por shengen, tha gjatë takimit në Maqedoninë e Veriut)

A ka pyetur Kryetari i PS ose Rilindjes  partinë apo grupimin e tij( çudi e madhe do te ishte pasi ka dhënë prova se ai është zoti)

A ka pyetur Edi Rama Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, pavarësisht cilësisë së ketij komisioni.

A ka pyetur Edi Rama Parlamentin e Shqipërisë, sepse edhe aty ka cilësi në këshilla.

Po në Ministrinë e Jashtme a ka ndonjë dokumenet që e paraqet inisiativën e kreut të qeverisë si të frytshme për shqiptarët.

A ka pyetur ish diplomatë apo historianë për inisiativën e tij prej të refuzuari pasi mori një goditje të ashpër nga demokracitë evropiane që janë nga më të mëdha e botës.

A ka pyetur Edi Rama njeri në Kosovë për inisiativën dhe misionin e tij.

Edhe miku i tij në ditë të mira dhe të vështira Hashim Thaçi i ka dalë kundër. Nuk pranoi që të ishte pjesë e një skene shfryrjeje të Ramës kundër Europës së vlerave dhe qeshjes ironike të Vuçiçit dhe vuçiçëve të tjerë që shijonin këtë skene të një kryeministri që asnjë ditë nuk ka menduar për kombin e tij. Por ka menduar vetëm për b***thën e tij dhe të kastës që menaxhon për të vjedhur e çorientuar shqiptarët duke u humbur atyre shpresën.

Kush specialist i çeshtjeve ndërkombëtare ka bërë një analizë për këtë lloj “Shengeni” ballkanik. Cili ekspert ekonomie apo gjeostragjie ka inicuar këtë lëvizje.

A ka ndonjë dokument apo raport që shqiptarët duhet të dinë përveç ngërdheshjeve të Kryeministrit dhe aleatit të tij Vuçiç.

Qytete bosh, fshatra bosh dhe njerëz që perditë ikin në Europë. Kujt i plasi kaptina që të shkojë të kërkojë punë në Maqedoni, Serbi apo Bosnje - Hercegovinë. Kjo është nje budallallëk me brirë dhe duhet ndalur.

Opozita të jetë e qartë dhe e prerë që do të prishë çdo marrëveshje që firmos Edi Rama dhe që dëmton Kombin shqiptar e në mënyre të veçantë shtetin e Kosovës.

Pasi duket qartë që ai ka nisur të lundrojë i vetmuar dhe pa përkrahje, pa pyetur e degjuar askënd çka është shumë e rrezikshme për të ardhmen e vendit. Të paktën Erion Braçes duhet ti merrte mendim.

Dhe kur shikon sjelljet e Kryeministrit gjithkush ka të drejtë të shtrojë pyetjen: A ka dalë Edi Rama jashtë kontrolli?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Think Big11/11/2019 23:02

Po pse? Rudina , kryetarja e grupit të shitur e të blerë parlamentar për shtojcën e pd-së së paligjshme nuk u dashka pyetur, o njerëz ?! Kjo nuk hahet as nuk pihet, ndryshe nga kosi që i pranon të dyja. Rama , edhe pse paguan shumë këshilltarë nga Shqipëria, Kosova dhe bota, nuk ua ka nevojën. Ky ecën me batutën:” I padituri i di të gjitha”. Por më shumë i pëlqejnë batutat afrodiziake të tipit: “ I ngrihet, nuk i ngrihet” , të përdorura në parlamentin tonë mafioz.

krist11/11/2019 17:09

Avni,mos bej pyetje pa kuptim! Rama e ka biseduar ceshtjen e shengenit ballkanik,me Spiropalen.Kaq mjafton,se po e pat aprovuar ajo mendimin e Rames,nuk ka nevoje te pyeten te tjeret-qe epermend ti.

Shto koment

Denonco