Le Marais

Le Marais

Nga Cretan Archer - 09/11/2019

Ekspozimin ndaj jetës mundane në Paris, megjithëse me një stil jetese prej bohemi, Babloku e pati mu në zemër të qytetit, në lagjen Le Marais, e gjendur ne ‘arrondisements 3 et 4’.  Askush nuk e dinte nga vinte apo ku shkonte pasi largohej në oret e vona të natës, por me gjasë më së shpeshti përdorte stacionin Temple të metrosë, të emëruar pas ‘Tempullit’, një fortifikim i hershërm  i Templarëve, që dikur qëndronte në parkun përballë stacionit. 

Prej aty vazhdonte rrugën drejt në drejtim të jugut në Rue du Temple, për të marrë kthesen majtas pas pak minutash, për në Rue de Bretagne.  Kjo ishte edhe porta e tij për në Le Marais. 

Pasi linte Rue de Bretagne, futej direkt në Marché des Enfants Rouges, i cili ishte edhe tregu më i vjetër i mbuluar në Paris.  Për parizienët e dhënë pas ushqimit të shpejtë, Marché ishte vendi ideal.  Edhe për turistët. 

Më tutje, në 6 Rue Charles-François Dupuis, ndodheshin disa lokale verërash, ku midis tyre shkelqente Le Borev.  Nga këtu, Babloku me gjase fitoi edhe pasionin e tij për verërat. Ajo çfarë vazhdonte pasi futeshe plotësisht në Le Marais ishin lokalet e natës të cilat, pas fillimit të viteve 80-të, e kishin kthyer lagjen në qëndrën më të famshme të homoseksualëve jo vetëm të Parisit, por të të gjithë Francës.

E, në fakt, nuk mund të zbërthesh kompleksitetin e Bablokut si personazh, pa e kuptuar mirë Le Marais.  Sepse, njësoj sikur të lundrosh në thrillerat e Dan Brawn, që të zberthesh Bablokun, duhet të de-kodosh atë cfarë përfaqëson Le Marais.  Vetëm atëherë mund të zbulosh alegoritmin, i cili të zbërthen të gjithë trajektoren e rrugëtimit politik të Bablokut.  Le Marais ishte symbol i urbanizmit; i artit dhe kulturës; lagje e hebrenjëve; pikë-takimi i homoseksualëve të Parisit; ekspozimi i parë i Bablokut me eksponentë të mafias italiane. 

Në gjysmën e dytë të viteve 1800, Baroni Georges-Eugène Haussmann, projektoi rindërtimin e Parisit nën urdhërat e Perandorit Napoleon i Tretë, nipit të perandorit të famshëm.  Rindërtimi sipas Haussmann kalonte përmes shkatërrimit të pothuajse gjithçkajë që rrinte mbi tokë.  Parisi që njohim sot është Parisi i Haussmann. 

Askund më shumë se në Le Marais nuk pati ndikim mendja dhe dora e tij.  Pikërisht tek Haussmann, Babloku mori modelin dhe filozofinë e shkatërrimit të gjithckaje për të ringritur dicka tjetër, sipas shijeve të tij.  Veçse, ndërsa Haussman i Napoleon-it i dha Francës Parisin e sotshëm, Babloku na dha Tiranën e modeluar nga mendja e tij e sëmurë dhe babëzia për pará.  Rastësisht ose jo, edhe arkitekti i politikave ekonomike dhe të zhvillimit të Bablokut është një Haussmann tjetër, veçse jo nga Parisi, por nga Harvardi.

Le Marais njihet edhe si lagjja e hebrenjëve.  Është e pamundur të thuhet me saktësi se cilat ishin kontaktet e tij në Paris, por tashmë dihet publikisht se Babloku ka një afërsi të madhe me eksponentë të ndryshëm të komunitetit hebre në shumë vende të botës.  Sidomos me eksponentë të lëvizjes politike të zionismit. Dhe veçanërisht ata të New York-ut.  Këshilltari i tij i famshëm në kohën kur ishte në bashki, Arthur Finkelstein, mjekren e gjatë të tij, siç duket ka vendosur ta kopjojë, ishte hebre.  Por, më i famshmi prej tyre, ngelet ai, plaku që nuk dihet se pse vendosi të ishte ‘engjëlli i tij mbrojtës’, George Soros.  Është enigmë se si ka arritur të notojë midis dy poleve kaq të kundërt, në njërën anë zionizmi politik dhe nga ana tjetër Khalifin e ri, Erdogan. Por me siguri që, interesat të cilat i bashkojnë janë më të fuqishme sesa nga ato që i ndajnë.  

Në gjysmën e dytë të viteve ’90, La Marais kishte edhe një visitor periodik të pa zakontë.  Ai nuk vite nga bota e artit, biznësit, apo politikës.  Ai vinte nga bota e nëndhëshme e maifias italiane.  Për agjentët e njësisë së Anti-Mafias italiane, udhëtimet e njërit prej liderve të Ndragheta për në Paris, të shpinin në një adresë. Aty në La Marais.  Edhe ushtarët dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e dinin, agjentët e anti-mafias kishte kohë që ishin në dijeni për prirjet e tij homoseksuale.  Udhëtimet e tij në Paris, nuk ishin për biznes, por për qejf.  

Për agjentët italianë, Babloku nuk përfaqësonte asgje me interes.  Përveçse frekuentonte të njëjtat ambiente në La Marais si dhe Capo i Ndragheta-s, atë nuk e lidhte asgje tjetër me kryemafiozin. Asnjë kontakt. Asnjë komunikim. Asnjë shenjë njohje. Ai ishte fotografuar si  pjese e punës operative, por pa ndonjë interes specifik. Si një klient i rëndomte i atyre lokaleve, ai tërhiqte vemendjen vetëm për gjatësinë e tij. Për asgje tjetër.  Edhe kur u zhduk për disa muaj, dhe nuk shihej më të frekuentonte ato ambiente, askujt nuk i bëri përshtypje. Deri ditën që ju mbiu bash në Sardenjë…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Rabi Yehuda10/11/2019 12:03

Asgje konspiracioniste nuk ka ky shkrim. Babloku eshte nje krijese bioligjike me gjithe limitet anatomike fiziologjike qe e ka ngjizur natyra. Ne mengjes zgjohet, i kthen nenes natyre ato qe i pat marrur nje dy dite me pare me pas pi nje kafe ose leng frutash dhe me pas hedh syte ne "realitetin kombetar". Dhe aty- tek realiteti kombetar s'ka asgje misterioze-masonike-konspirative: thjesht "pleherat" e nje kombi te krijuara per qindra vjet. Ne keto plehera ai rremon skemen me te favorshme per te sakatuar tallur dhe mashtruar bashkekombasit qe i urren si bashkekombas sepse jane te trashe dembele pertace dhe nuk i ngjajne sektit G99 te krijuar si "rrace arjane" qe meriton te sundoje ne Reichun e Trete 2021 2025. Vijon....

futja kot09/11/2019 21:05

Le te vizitonte ke te donte, le ti bente te gjithe cifutet e botes miq te tij, le te pallohej po te donte! Problemi eshte se, kur nuk ke patur ne jete vizione per ndertimin e jetes se shoqerise, kur nuk ke menduar kurre per zhvillimin e ekonomise, kur nuk ke mesuar kurre per funksionimin e shtetit dhe te drejtesise, nuk mund te drejtosh me sukses nje vend, ndaj dhe je i hapur pastaj per gjithfarsoj keshillash nga gjithfarsoj idiotesh-arrogante-aventuriere, ku gjithshka nis e vertitet vetem rreth parase, biles edhe arti i tij personal!

??????????????09/11/2019 21:05

Ça ishte more kjo?????????????? na sqaroni se spo marrim vesh gje.

Shto koment

Denonco