Qeveria britanike shtyn vendimin për Huawei 5G

Qeveria britanike shtyn vendimin për Huawei 5G

Nga Patrick Wintour - 05/11/2019

Vendimi nëse Huawei duhet të lejohet në infrastrukturën e rrjetit 5G në Britaninë e Madhe është shtyrë dhe lënë për t’u marrë nga qeveria e ardhshme, duke shmangur një sherr të mundshëm midis Boris Johnson dhe Donald Trump.

Sekretarja në largim e kulturës, Nicky Morgan, konfirmoi se vendimi do të merret pas zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit.

SHBA ka ushtruar presion që Britania e Madhe të bllokojë hyrjen e kompanisë kineze në telekom, me frikën se ajo do të spiunojë Perëndimin.

Huawei i ka mohuar gjithmonë akuzat për spiunazh, duke thënë se u bindet ligjeve të çdo vendi ku ka pajisjet e veta.

Është raportuar se qeveria britanike do t’i jepte Huaweit akses në pjesë jo-konfliktuale të rrjetit 5G, një vendim që do ta kishte tërbuar Shtëpinë e Bardhë.

Në përgjigje të një letre mbi këtë çështje nga kryetari i komisionit të politikës së jashtme Tom Tugendhat, Morgan tha: ‘Ndërsa ishte synim i kësaj qeveria ta konkludonte këtë aspekt në vjeshtë, koha e zgjedhjeve të përgjithshme dhe periudha parazgjedhore bëjnë që kjo të mos jetë e mundur tani’.

‘Ndaj vendimi do të mbetet për qeverinë e re. Pres që qeveria e ardhshme ta informojë parlamentin për vendimin sapo të merret, në një kohë të përshtatshme’.

Vendimi ndërkohë ishte zvarritur që nga korriku, pasi qeveria tha se nuk do të adoptonte një pozicion të palëkundur për shkak të pasigurisë së krijuar nga kufizimet tregtare të vendosura mbi kompaninë kineze nga SHBA për shkak të frikës mbi sigurinë.

Tugendhat tha: ‘Komisioni i jashtëm ka shqyrtuar mënyrën se si shtetet autokratike ndërhyjnë në demokraci. Shumë deputetë kanë qenë të shqetësuar për dominimin teknologjik kinez, askund më tepër se sa në tregun 5G. I shkrova sekretares së kulturës për t’u siguruar se asnjë vendim nuk do të merrej në fundin e mandatit të qeverisë. Jam i kënaqur të mësoj se vendimi që mund të strehonte teknologjinë e një shteti armiqësor në sistemin nervor të rrjetit të komunikacionit britanik do të merret nga qeveria e re pas debateve të plota’.

Në SHBA, kreu Republikan i komisionit për çështjet e jashtme në Dhomën e Ulët të Kongresit, Michael McCaul, paralajmëroi: ‘Duke marrë kontrollin e hardware dhe softave kritik për teknologjitë next-generation si 5G, Partia Komuniste e Kinës mund të rritë aftësinë për të detyruar kompanitë ndërkombëtare, prodhuesit, e madje edhe vende të tëra t’i nënshtrohen diktatit të saj. Do të ketë pasoja të tmerrshme nëse Kina arrin të ketë sukses në kontrollin dhe armatimin e zinxhirit global të furnizimit me teknologji’.

*Editor diplomatik i The Guardian

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku05/11/2019 12:12

Britanikët i druhen Presidentit Trump, ndërsa E Drama nuk pjerdh fare, e shan, e fyen, e dhjet me mut Presidentin, Trump, ja jep kinezëve 5G-në,... ndërsa Trump paguan sponsorizime të majme për të dalë në fotografi me E Dramën.

Shto koment

Denonco