Gjenocidi politik në Shqipëri dhe ribërja e Rendit Kushtetues

Gjenocidi politik në Shqipëri dhe ribërja e Rendit Kushtetues

Nga Erl Kodra - 03/11/2019

Pjesa I

Partitë politike ekzistojnë si vullnet i shtresave shoqërore të cilat ato përfaqësojnë. Përgjithësisht, identiteti i një partie politike përcaktohet edhe nga emri. Ky përkufizim është i vlefshëm për konceptet e demokracive perëndimore, por jo për Shqipërinë. Vendi ynë ka specifika të veçanta, ku jetën politike e ka pushtuar një amalgamë interesash (kriminale), përgjithësisht e shprehur nëpërmjet një grupimi politik që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.

Që në krye të herës, e majta shqiptare është imponuar nëpërmjet dhunës dhe terrorit. Aq larg ka shkuar e majta shqiptare, duke vrarë në kuptimin e parë çdo individ me ide të tjera për shtetin, sa lirisht mund të pohohet se e majta shqiptare ka kryer gjenocid politik, të pashembullt në historinë njerëzore.

Po të shikohen vijat e kuqe ideologjike të së majtës shqiptare, vija të cilat u kthyen në ligje kushtetuese, përcaktohej qartë se shteti shqiptar është pronë e Partisë së Punës të Shqipërisë. Në rrethanat e horrorit komunist 50 vjeçar, e majta shqiptare arriti të shfarosë fizikisht idetë e tjera për shtetin, kryesisht nëpërmjet vrasjes, burgosjes së gjatë dhe trajtimit antinjerëzor të çdo shtrese shoqërore, veçanërisht të djathtën tradicionale shqiptare.

Gjenocidi politik nuk është i panjohur në historinë politike botërore. Konventa e Kombeve të Bashkuara për Gjenocidin, e themeluar në vitin 1948, përcakton genocidin si ‘veprime të kryera me qëllim të shkatërrimit, tërësisht ose pjesërisht, të një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë’ duke përfshirë vrasjen e anëtarëve të tij, duke shkaktuar dëmtime serioze trupore ose mendore për anëtarët e grupit, duke imponuar qëllimisht kushte jetese që kërkojnë të ‘sjellin shkatërrimin e tij fizik, tërësisht ose pjesërisht’. Në të vërtetë, ky është një përkufizim i mangët, kryesisht i diktuar nga rrethanat politike në të cilat u miratua Konventa e Gjenocidit.

Beth Van Schaack (Yale Laë Journal, Vol. 106, No. 2259, 1997) thotë:

‘Pas debatit të zgjatur, hartuesit e Konventës së Gjenocidit shprehimisht përjashtuan ‘grupet politike’ nga Neni II. Nga një ekzaminim ‘travaux préparatoires’ i Konventës, zbulohen kompromiset - të diktuara nga politika për të shpëtuar udhëheqësit politikë nga përgjegjësia’.

Në të njëjtin tekst, Beth Van Schaack thotë:

‘Edhe pse epoka e Khmerëve të Kuq është konsideruar gjerësisht si një paradigmë gjenocidi (1975-78), në të cilën u ekzekutua gati një e pesta e popullsisë ose u vranë nga uria dhe puna e detyruar, nuk mund të përbëjnë gjenocid sipas përcaktimit të rreptë të veprës penale të përfshirë në Konventë... Në vitin 1994, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi Aktin e Drejtësisë ‘Gjenocidi Kamboxhian’ dhe se, ‘Historia e Khmerëve të Kuq tregon se mizoritë e tyre përshtaten me përkufizimin ligjor të gjenocidit sipas Konventës’.

Regjimi terrorist i Enver Hoxhës kreu gjenocid të hapur jo vetëm kundër grupeve fetare dhe grupeve politike, por edhe kundër shoqërisë shqiptare dhe shtresave të saj, veçanërisht kundër të ashtuquajturve kulakë, nëpërmjet vrasjes, burgosjes, internimit, grabitjes së pronës dhe punës së detyruar, me qëllime të qarta për të zhdukur çdo ide politike edhe nëpërmjet vrasjes dhe zhdukjes fizike. Në këtë kuptim, asnjë përcaktim tjetër, përveç genocidit politik, nuk mund të përkufizojë historinë politike të Shqipërisë.

‘E majta shqiptare’ tejkaloi çdo ngjashmëri me ideologjitë e majta, duke u kthyer në një organizatë terroriste të mirëfilltë. Partia e Punës hartoi dhe zbatoi një program gjenocidi kundër partive tradicionale (përgjithësisht të djathta), kundër pronës dhe pronarëve, kundër fesë, kundër çdo ideje tjetër të majtë dhe progresiste, si dhe kundër çdo individi që mëtonte të kundërshtonte qoftë edhe me një fjalë goje regjimin terrorist. Idetë e djathta u kriminalizuan me ligje, duke çuar në vrasje makabre, burgosje, internime dhe kampe shfarosje të pasardhësve të ‘armiqve të diktaturës’, një përcaktim i hapur ky, që shenjon qartësisht gjenocidin politik në Shqipëri.

Vepra tjetër e genocidit politik në Shqipëri është ‘njeriu i ri’, i krijuar nëpërmjet një kombinimi të frikshëm të dhunës shtetërore me propagandën, që rezultoi në një monstër gjenetike, pa asgjë të përbashkët me qeniet humane. Njerëz që kanë kryer krime të drejtpërdrejta kundër popullit të tyre, kryesisht Oficerë të Sigurimit të Shtetit, janë lloji më i zi i kriminelëve sadistë, të padenjë si qenie njerëzore.

***

Trashëgimtarja e drejtpërdrejtë e Partisë së Punës është Partia Socialiste e Shqipërisë. Megjithë përpjekjet për reformim dhe afrim me të majtën europiane, PS nuk ia doli të shkëputet nga trashëgimia e saj, ajo nuk u distancua kurrë nga gjenocidi politik që kreu Partia e Punës, përkundrazi, ajo mbështetet në të njëjtat retorika dhe simbole, dhe të njëjtin diskurs politik kundër të djathtës. Lufta politike që zhvillon PS është asgjësuese, duke etiketuar çdo forcë tjetër si ‘armike që punon kundër interesave të vendit’. Me ardhjen e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, ajo është kthyer në diçka tjetër, që nuk përmbushë elementet kryesore për t'u quajtur Parti Politike.

Të majtët shqiptarë vazhdojnë të përdorin të njëjtën retorikë aksiomatike, duke vlerësuar krimet e tyre si ‘vepra patriotike që përcaktuan fatin e Shqipërisë’, kur në fakt ato nuk janë asgjë më pak se sa gjenocid i pastër politik. Propagandistët e të majtës shqiptare, kryesisht intelektual të viteve 80-të dhe jo vetëm, vazhdojnë të përcaktojnë ‘të majtën’ shqiptare si referencë e patriotizmit dhe kombëtarizimit, që u ka dhënë liçensën për të vrarë ‘armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm’. Në retorikën e tyre nuk ndjehet asnjë grimcë pendese.

Vijon...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo04/11/2019 13:31

Mbeshtes plotesisht mendimin e Rabi Yahoo!
Tani me duket vertet shume vone per te shkulur te keqen komuniste qe pas 29 vjetesh eshte virgjeruar dhe pasuruar pertej cdo perfyterimi! Duhet ta pranojme: bijte e baballareve komuniste kane kontroll te plote te gjithe pasurive te vendit, qeverine, administraten, median dhe nje mase dominuese populli trushpelare qe i mban perhere ne pushtet. Brezi im naiv nuk u tregua vigjilent dhe kembengules per te vene ne bangon e drejtesise partine-shtet dhe protagonistet e saj. Njelloj si indianet e Amerikes qe i genjeu Colombi me pasqyra vezulluese edhe ne te rinjte studentore iu gezuam vec lirise se shprehjes dhe mundesise se levizjes se lire ( packa se atehere ishte klandestine dhe plot rreziqe ) dhe nuk kembengulem per te shkulur te keqen komuniste. Nje faj te madh paten dhe kane shtresa e persekutuar dhe te burgosurit politike, viktimat me te medha te kalvarit komunist, te cilet nuk bene asgje per te kerkuar denimin e xhelateve te tyre. Besoj se eshte vone, por jo shume vone, per te rregulluar dicka. Pa u vene drejtesia ne vend Shqiperia nuk do te mund te dale nga ky tranzicion rraskapites. Ne jetojme ende ne limbo per shkak te zbatimit te asaj thirrjeje : Bashkefajtore dhe te vuajtur! Une jam plotesisht e ndershme kur them se une dhe familja ime nuk i beme keq askujt, as nuk ishim pjese e nomenklatures komuniste, por ne heshtje e kemi urryer ate sistem. Atehere perse duhej te quheshim bashkefajtore?

Rabi Yahoo04/11/2019 11:32

Shkrimi juaj, O, Erl, eshte teper i sakte, por teper i vonuar!
Ç,do te ndodhte sikur ky shkrim te kishte qene "vettingu" i viteve 90? Sikur ky shkrim te kishte luajtuar rolin e nje manifesti kombetar? Ky shkrim me ben ta kerkoj fajin jo tek majtistet por tek te djathtet qe LEJUAN filizat e se majtes te lulezonin. Çmim monstruoz pati katapultimi i disa intekektualeve te llogores se te majtes per tu bere lidera te se Djathtes.

Rabi Yahoo04/11/2019 09:08

Forca Ime qendron tek Dobesia Jote!
Me vite i jam rikthyer mendimit tim rreth historise se Shqiperise se viteve 45-90. Kam dashur te kuptoj dhe rafineroj cdo ngjarje ne mekanizmin shkak-pasoje.
Asnjehere nuk kam mbetur i kenaqur me produktin e mendimit tim. Kam vepruar si Faust, duke "shetitur" ne lëmenj te ndryshem te gjej shpjegime. Dhe duke mos mundur te gjej pergjigje, jam munduar te ndertoj pyetje te mira per vetvetten. Dhe me pyetjet, jo me pergjigjet jam kenaqur.
Pse, eshte nje leve e fuqishme . Pra eshte me mire te na ushqeni me "pyetje", O, Erl, dhe jo me citate. Aq me keq me analiza. Sepse pyetjet jane "tools" ne tavolinen e studiuesit.
Shkrim brilant, por duhet te besh farepak "brilant" mendjet e shqiptareve, te shikojne brenda pusit te identitetit te tyre, te njohin veten. Dhe mandej,veprojne vete shqiptaret. Te Majtet, jane forma e Dobesive tona Shekullore si komb. Ato moren forme si e Keqja jone. Gjeni te keqen brenda nesh, shwiptareve dhe E Majta dezintergohet vete.

Skrapari03/11/2019 18:41

Cmund te presesh nga nje parti terroriste sic eshte PS, pasardhesja e PKSH, PP dhe nje popull injorant qe nuk di ceshte demokracia dhe qe shqiptaret nuk kane per ta mesuar ne jete te jeteve.

krasasi tp03/11/2019 14:13

Saktë.

Ajo03/11/2019 13:55

PS, edhe ne ditet “ me te mira” te saj kur perfaqesohej nga profesoret dhe akademiket, nuk ishte dhe nuk eshte gje tjeter vecse vazhdim organik dhe logjik i partise komuniste qe sipas konjekturave te kohes u be Parti e Punes per te mberritur tek Parti Socialiste, nevoje urgjente e saj per t’iu pershtatur kushteve te reja ne te cilen u ndodh pas shkerrmoqjes spektaktoriale se sistemit te saj te renuar gjoja- socialist.
Me vjen per te qeshur, por edhe per te qare, kur shoh ish- eksponente te larte te PS, si Dade, Zeqo ( se Mejdani, Dokle, Ruka etj e kane mbyllur gojen dhe nuk ndjehen fare se jane me te zgjuar! ) teksa zene e vajtojne per: na ishte nje here nje PS e profesoreve me ideale socialiste te verteta qe na u shkaterrua kur i preu udhen kucedra Rama! Ne kete mashtrim kane rene edhe plot “ opinioniste” teksa me nostalgji ofshajne per PS- ne e ndritur qe e mbyti Rilindja e molepsur nga G-99!!!
Te gjithe keta bejne sikur harrojne se PPSH-ja kurre nuk u shpernda si parti, kurre nuk kerkoi asnje falje per krimet monstruoze qe kreu ndaj nje populli te izoluar nga bota, kurre nuk u shpall parti e paligjshme ( ashtu sic kish qene realisht per 45 vjet! ), por si me magji u ngrys puro komuniste ( ajo perfaqeson ne fakt “komunizmin” alla Enver qe nuk ka egzistur askund ne bote ) dhe na u be puro “ socialiste” me 10 qershor 1991, kampione e idealeve socialiste europiane fale pikerisht ketyre “ profesoreve” teper te kulturuar dhe te shkolluar nga mema parti! PS e “re” dhe e virgjer nuk humbi aspak bazen e saj, anetaresine e saj te inkriminuar apo te indoktrinuar pa sherrim, gjithashtu nuk humbi as te drejten e saj “ te vulosur” me gjakun e 28 mije deshmoreve ( se nga dolen 28 mije te tille e dinte vetem Enveri me shoke! ) per ta pasur Shqiperine cifligun e tyre personal duke e vjedhur, plackitur, shkaterruar, shpopulluar dhe degjeneruar sic dine vetem ata!
Mos guxofte askush tjeter te pretendoje te vije ne pushtet, sepse ata jane gjithmone “ ATA”, armiq te popullit, bij kolaboracinistesh me pushtuesin e huaj, bij kulakesh dhe te ” molepsurish” me dekadencen perendimore, te cilet nuk meritojne asgje vecse perbuzjen e popullit ( ah sa shume abuzojne komunistet e konvertuar ne socialiste me popullin! ) dhe adhurimin ndaj udheheqesit “ legjendar” te radhes qe kjo parti- monster vazhdon te na imponoje me arrogance prej vitit te mbrapshte 1944!

Shto koment

Denonco