Shpulla e parë zyrtare e ambasadores amerikane për Ramën

Shpulla e parë zyrtare e ambasadores amerikane për Ramën

Nga Red Varaku - 30/10/2019

Më në fund erdhi dhe ajo që të gjithë shqiptarët prisnin me padurim: vendimi dhe angazhimi amerikan për zgjidhjen e rrugës pa krye ku e kishte futur demokracinë shqiptare marrëzia dhe paaftësia e një njeriu.

Sigurisht, që bllokimi i negociatave dhe nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu ishin qartësisht angazhime europiane për zhbërjen e regjimit, por angazhimi amerikan është tjetër gjë në sytë e shqiptarëve. Sepse, ata e dinë që me atë nuk ka shaka dhe se fjala e tyre është e dyta pas fjalës së Zotit, për çdo shqiptar.

Të gjitha mediat dhe komentatorët politikë dje u strukën dhe heshtën përballë deklaratës më të rëndësishme të Ambasadores Amerikane Yuri Kim përballë senatit në lidhje me krizën e rëndë ku ndodhet vendi, sigurisht jo pa qëllim.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerit më të rëndësishëm të Shqipërisë, në deklaratën e saj para senatit , rrëzoi të gjitha pretendimet e kuzhinës kryeministrore, çorba e të cilës prej kohësh mbante të mpirë dhe të çoroditur opinionin publik shqiptar, me tezën idiote të Ramës, gjoja sikur për amerikanët në Shqipëri nuk ka asnjë krizë dhe gjithçka do të vazhdojë normalisht deri në vitin 2021.

Përmes këtij deklarimi të shprehur qartë e zeza mbi të bardhë, nëpërmjet ambasadores Yuri Kim, Amerikanët konfirmuan se Shqipëria mbetet prioritet strategjik në rajon për SHBA.

Angazhimi i parĂ« i saj nĂ« lidhje me situatĂ«n politike nĂ« ShqipĂ«ri ishte ‘nxitja qĂ« udhĂ«heqĂ«sit e vendit tĂ« zgjidhin ‘ngĂ«rçin’ aktual politik nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« forcohet perspektiva e hapjes sĂ« negociatave tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE’.

PĂ«r ata qĂ« vĂ«rtet nuk e kuptojnĂ« dhe pĂ«r ata qĂ« hiqen sikur nuk e kuptojnĂ« , zgjidhje e ‘ngĂ«rçit’ nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« forcohet perspektiva e hapjes sĂ« negociatave tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE’. do tĂ« thotĂ« prerĂ«, qĂ« SHBA mbĂ«shtesin strategjinĂ« e BE nĂ« lidhje me situatĂ«n e re nĂ« Ballkan, ku vihet re njĂ« prani e shtuar e rrezikut rus dhe kinez. Duket qĂ« SHBA dhe BE  janĂ« bĂ«rĂ« bashkĂ« pĂ«r njĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« shpejtĂ« dhe radikale nĂ« rajon pĂ«r tĂ« sprapsur RusinĂ« dhe KinĂ«n nga rajoni. Pas KosovĂ«s dhe MaqedonisĂ«, radhĂ«n me sa konfirmon edhe Yuri Kim e ka ShqipĂ«ria.

Edhe pse z. Palmer kishte përmendur fjalën ngërç politik , asnjëherë gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur futjen e kësaj krize në një axhendë të qartë politike dhe asnjëherë deri tani nuk kemi pasur më parë një deklaratë për zgjidhjen e saj në terma kushtesh dhe afatesh.

Pra, për herë të parë kemi një pranim të hapur të krizës së rëndë ku ndodhet vendi nga faktori amerikan dhe për herë të parë dëgjojmë për një angazhim serioz në zgjidhjen e kësaj krize. Ky në fakt ishte edhe lajmi më i rëndësishëm që prisnim, sepse sado ekspertizë të ketë Gjermania për zgjidhjen e krizës, autoriteti i vetëm që i ka zgjidhur historikisht krizat në Shqipëri ka qenë vetëm autoriteti amerikan.

Amerikanët deklaruan dje nëpërmjet ambasadores, që zgjidhja e krizës politike politike do të kryhet në funksion të perspektivës europiane të Shqipërisë. Kjo do të thotë asgjë më shumë dhe asgjë më pak , që amerikanët pranojnë si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e krizës ,  zbatimin i nëntë kushteve të Gjermanisë.

Pas kësaj deklarate, nuk besoj se ka njeri në Shqipëri dhe jashtë saj , përveç atyre që paguhen dhe kanë një pakt me z. Rama, që nuk është i bindur se kriza shqiptare është bërë pjesë e rëndësishme e axhendës amerikane dhe kësisoj po shkon me shpejtësi drejt zgjidhjes.

TashmĂ«, nuk ka mĂ« asnjĂ« dyshim, qĂ« integrimi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE do tĂ« bĂ«het vetĂ«m pas plotĂ«simit tĂ« nĂ«ntĂ« kushteve, ndĂ«rkohĂ« zgjedhjet e parakohshme nĂ«n nxitjen amerikane, do t’i japin fund pĂ«rfundimisht edhe tranzicionit tĂ« stĂ«rzgjatur politik shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

KOCI SELFO04/11/2019 23:47

Amerikanet ate duan qe Shqiperija te hyje ne Europe se keshtu dobesojne Europen. Sa per Shqiperine po ta donin e benin republike amerikane pa te drejte vote.

Githbo30/10/2019 11:18

Ti mire ben qe mban lart shpresen e demokrateve por besoj e ke parasysh qe spo i beson me njeri keto analizat qe hedhin ramen nga pushteti per pune muaji. Ka nja 4 vite qe behen analiza te tilla

Shto koment

Denonco