Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Një proces mafioz politik, i kryekreut të Meduzës, Edvin Mafia!

Një proces mafioz politik, i kryekreut të Meduzës, Edvin Mafia!

Nga Sali Berisha - 28/10/2019

Këto ditë, Edvin Kristaq Mafia, dënoi në një proces mafioz të turpshëm, duke u shërbyer nga një vegël e tij mjerane në konflikt flagrant interesi, ish-deputeten e PD, Jorida Tabaku, e cila sipas kreut të Meduzës dhe veglës së tij të verbër paska shpifur ndaj Edvin Mafisë me akuzat e saj ndaj qeverisë për korrupsion, për lidhje me krimin, për persona me rekorde kriminale në grupin parlamentar, për zgjedhje të blera, për dhënie leje ndërtimi, pronarëve të kompanive të basteve, lidhjet e vëllaçko Olsit me lojërat e fatit me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.

Pra, zonja Tabaku, u ndëshkua nga kryemafiozi, kryehajduti i vendit Edvin Mafia, sepse ajo me guxim i ka përplasur në fytyrë atij të gjitha vjedhjet e mëdha që ai dhe banda e tij në pushtet kanë kryer me 205 PPP,  me të cilat janë vjedhur rreth mbi 3 miliardë euro si dhe vjedhjet e mëdha në mijëra tendera prokurimesh publike - po rikujtoj këtu se vetëm baxhanaku i Edvin Mafisë me 4-5 deputetë e lakej hajna të Ramës, kanë fituar rreth 1800 tendera publike - apo denoncimeve të dokumentuara publike të denoncuara nga mediat e vendit, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe qeveri dhe parlamente të vendeve partnere dhe institucioneve ndërkombëtare.

Po kështu, për periudhën që vëllaçko Olsi i pangopur vdiste pas bixhozit dhe me një kompani ortake mori monitorimin e lojërave të fatit, këto të fundit, nga 800 njësi që ishin në vitin 2013, arritën në 4200 njësi gjatë narko qeverisjes së Edvin Mafisë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim politik të turpshëm e mafioz të Edvin Mafisë duke përdorur hanxharët e narko drejtësisë së kapur për vdekje prej tij dhe e paralajmëroj atë se për vjedhjet e papërmbajtura, drogën dhe lidhjet me kriminelë, do të marrë së shpejti ndëshkimin më të merituar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco