Edi Rama bëhet gomar!

Edi Rama bëhet gomar!

Nga Hysamedin Feraj - 27/10/2019

Hashim Thaçi (dhe Vuçiqi) mbrojtën një projekt për ndarjen e Kosovës;

Kundër këtij projekti doli vendosmërisht Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje!

Projektin e quajtën tradhëti, dhe bashkëprojektuesin Thaçi, tradhëtar;

Edi Rama pat thënë: kush e quan Hashim Thaçin tradhëtar, është gomar!
* * *
Tani i paska thënë Albin Kuritit se qenka kundër projektit Thaçi-Vuçiq: se nuk është për copëtimin e Kosovës;

Pra,
Ose: Edi Rama vetiu qenka bërë gomar!
Ose: Albin Kurti e paska bërë Edi Ramën gomar!
Ose: siç thuhet, Albin Kurti e bën këdo më të mirë, a së paku të flas më mirë dhe siç duhet, edhe pse nuk është bërë më i mirë, etj.
* * *
Vetëm gjykimet analitikë japin të vërteta të domosdoshme:

Në kuptimin e figurshëm, fjala “gomar” ka kuptimin “mendjetrashë”, “budallëk”;

Si shumë fjalë, edhe kjo implikon antonimen, domethënë të kundërtën e vet: mendjehollësinë;

Rama e mban veten për të ditur e mendjehollë;

Pra, Rama e ka mbështetë projektin Thaçi-Vuçiq;

Prandaj vetë projekti nga Thaçi-Vuçiq u bë Thaçi-Rama-Vuçiq.

* * *
Shqetësimi se mos Albini u mashtrua sepse i besoj Ramës është me motiv të mirë;
Por epistemologjikisht është i palegjitimuar:

Kush njeh se Albini nuk është mashtruar nga Aahtisari, Ban Ki Muni, Mogherini, e shumë “koka” të tjera, nuk është i/e legjitimuar të besojë e të shqetësohet se e paska mashtruar Edi Rama;

Në fund të fundit, Rama hyri në takim me mendtë e tij dhe doli me mendtë e Albinit;

Ose, siç thuhet në shprehjen popullore: Albini ia paska futë Ramës në kokë trutë e gomarit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet,21 vepra kombtare Sh30/10/2019 06:23

SI BARIU MBI KALI A,JEVGU ME GOMARI;KUR NJË BARI HYPUR MBI KALI,DUKE KULL-
OTUR LOPËT,NË SHPATIE MALI;NDËRSA NJË JEVG ME GOMAR,NGARKUAR OR VORBA
E VEGSHA,DUKE TËRHEQUR GOMARIN PËR KËRRPESHI;NGA GJELOZIA QESHI;ËH,PO
BËRRTETË O PISKETË:XËRRRR,XËKËRRRR VALË,HË BALË;KUR PAPRITË,PA KUJTUAR
LOPËT NGRITËN BISHIN PËRPJETË,DUKE I XEKRRUAR XEKRRI MU N'VAPËN E VERËS EDHE,MUARËN MALIT O PYLLIN TË PYLLZUAR DUKE HUMBUR DHE TRETUR;A BARIU
I ZIU;NXORRI NJË GRUSHT MIZA TË KALIT,E IA FUTI NË PRAPANICË GOMARIT;AH,KUR
FILLOJË TË PLLET O,BËRRET GOMARI,NË KUPË TË QIELLIT;EDHE,U RRZUA ME KATËR
KËMBËT PËRPJETË;BRIMË E PISKAMË,DUKE SHKARRAVITË PËR TË NGORDHUR;AHIII,
AI JEVGU PO I LUTEJ BARIUT;QË T'JA SHPETOJË GOMARIN NGA COFA,SE DO VDESIN
FËMJË E FAMILJE URIE;A,BARIU PO I PËRGJIGJEJ;OU JEVG I POSHTËR,DO TA SHETOI
GOMARIN POR,KTHEMI LOPËT NGA PYLLCAKU I BJESHKËS,QË UA FUTE XEKRRAT OH
MI HUMBE LOPËT,ME XEKËRR VALLË,AH,XEKËRR BALË!" SHUMË TË FALA,REFUGJAT I
LUFTËS;PËRZENJE DHUNË NGA FASHIZMI SERBË;PREJ TROJEVE TONA SHQIPTARE;
DEBIME PREKJES TË MOLKOTËS;OUUUH,DENIME VDEKJES SË GOLGOTËS!!

Ajo28/10/2019 14:52

Do uroja te ishte ashtu sic thoni ju Z. Feraj, por kam frike se Rama e ktheu ne gomar( me falni per shprehjen !) Z. Kurti, perderisa ky i fundit deklaroi vetem pas nje bisede kater oreshe me dyer te mbyllura me Ramen se ky “ lider boteror” nuk na paska qene kurre per ndarjen e Kosoves! Dhe kete pohim e bere qe ne takimin e pare me Ramen!
Do ti keshilloja popullit te Kosoves te jete shume vigjilent dhe ti mbaje syte hapur! Mos besoje verberisht tek Kurti dhe perbetimet e tij si kampioni i atdhedashurise ne trojet shqipfolese. Duhet te keni parasysh se Kurti, ne mos eshte komunist, eshte i majte, per te cilet dihet se internacionalizmi nderkombetar eshte shume me dashur se interesi kombetar.

Shto koment

Denonco