Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pazari territorial/ Kurti zmbraps Ramën

Pazari territorial/ Kurti zmbraps Ramën

Nga Syri.net Kosova - 27/10/2019

Fitorja e Albin Kurtit duket se ka pasur efekte të rëndësishme edhe në Tiranë. Kryeministri i Shqipërisë është zmbrapsur nga pozicioni i tij antikombëtar në favor të korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Edi Rama bashkë me Hashim Thaçin, ishin përfshirë në një plan të rrezikshëm në partneritet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Skenari i dekonspiruar edhe nga vetë autorët e tij, parashihte pazarin me veriun e Kosovës, por u kundërshtua ashpër në Tiranë e Prishtinë, si dhe në qendra të ndryshme ndërkombëtare.

Me Kurtin, kryeministër në ardhje, ky opcion i dëmshëm për shqiptarët bie dhe Rama e ka nuhatur një gjë të tillë. Si rrjedhojë, është tërhequr duke lënë në një farë mënyrë në “baltë” bashkëudhëtarin e tij, Hashim Thaçin.

Këto ditë, ndërsa Albin Kurti takoi protagonistët e politikës në Tiranë, Rama e Thaçi, nuk u panë në frekuencat e mëparshmë.

Munguan “selfiet” e zakonshme të tyre. Nuk pati deklarime të përbashkëta e as takim si më parë.

Albin Kurti, ka prishur shumë plane me 6 tetor, por kryesori ishte prishja e tentativës për ndarjen e Kosovës.

Rama kur vizitonte Kosovën nisi t’i quajë “gomarë” ata që e kundërshtonin Hashim Thaçin, flamurtarin e ndarjes së Republikës.

Me këshilltarë si Baton Haxhiu, fundja nuk mund të performonte ndryshe.

Por, tani rrethanat politike kanë ndryshuar. Me Albinin përballë, as Edi Rama nuk e ka të lehtë të manovrojë, siç ka bërë me pararendësit.

Tani e tutje, mund të jetë dukshëm më i kujdesshëm e të mos hedhë benzinë në zjarrin e ndezur nga Thaçi e Vuçiqi.

Këto flakë po shuhen, sepse përveç ndonjë individi si presidenti në hall i Kosovës, askush tjetër nuk e mbështet ndonjë koncesion territoresh në shkëmbim të një marrëveshjeje finale me Serbinë.

Kurti duket se ia ka bërë të qartë këtë kryeministrit të Shqipërisë.

Zmbrapsja e Ramës, është një e keqe më pak për Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco