Albin Kurti në kurthin e Edi Ramës

Albin Kurti në kurthin e Edi Ramës

Nga Enver Bytyçi - 26/10/2019

Katër orët e takimit Rama-Kurti janë momenti më i spikatur i kohëve të fundit në përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të ngrit kurthe të reja kundër Kosovës, pavarësisë dhe integritetit territorial të saj.

Nga deklaratat e zotit Kurti ve re se lideri i Vetëvendosjes, kandidat për kryeministër të Kosovës, qenka bindur se ‘Rama nuk është për ndarjen e Kosovës dhe tjetërsimin e territoreve të saj përmes shkëmbimit të territoreve’.

Ndërkaq zoti Kurti qenka surprizuar nga propozimi i zotit Rama për formimin e ministrive të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Detaje tjera nuk dimë nga ai takim katër orësh midis dy majtistëve anarkistë shqiptarë. Por mua më mjaftojnë këto dy indice për konkluduar se kryeministri i ardhshëm i Kosovës po shkon në rrjetën e Edi Ramës dhe ndoshta pavetëdijshëm po bëhet patericë e tij.

Nëse Kurti akoma pa u mbyllur mirë takimi merr përsipër të shfajësojë Edi Ramën nga akti antikombëtar i tij për ndarjen e Kosovës, ky veprim i tij jo vetëm që konsiderohet i papjekur, por shkon në funksion të shtrembërimit të të vërtetës.

Albin Kurti, duke deklaruar se ‘Edi Rama nuk është për ndryshimin e kufijve’, e shfajëson atë nga marrëveshjet që kryeministri shqiptar ka me presidentin e Serbisë, Vuçiç, si dhe e ndihmon Edi Ramën për t’iu kundërvënë akuzave që atij ia ka bërë publikisht kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Nëse kjo do të ishte e vërteta, do ishte një mrekulli, sepse po të mos kishte një marrëveshje Rama-Vuçiç e më pas Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës, pavarësinë e shtetësinë e saj do ta kishin njohur shumë vende të tjera në botë dhe Prishtina zyrtare do ta kishte vendin e saj tashmë në INTERPOL, UNESCO dhe organizata të tjera prestigjioze mbarë-planetare. Ishte pikërisht projekti i ndarjes i hartuar në Beograd dhe i mbështetur prej Edi Ramës e Hashim Thaçit që i ka krijuar ngërç shtetit të Kosovës.

Por mesa duket kryeministri i Shqipërisë i ka përrallisur kryeministrit në ardhje të Kosovës ninullat foshnjore, sipas të cilave Edi Rama është engjëlli dhe mesia e kombit shqiptar. Me naivitet apo me dashje, Albin Kurti jo vetëm e paska dëgjuar me respekt, por edhe na qenka bind se ‘Edi Rama është ‘akullore’ në raport me qëndrimet e tij për Kosovën’.

Ndërkaq joshja pas idesë së zotit Rama për krijimin e ministrive të përbashkëta nuk është as më pak, as më shumë se skemë në funksion të zbehjes së imazhit të institucioneve të Kosovës, dobësim i shtetësisë dhe mohim i pavarësisë së saj.

Nëse Albin Kurti vjen në pushtet që sovranitetin e vendit të tij ta dorëzojë te Edi Rama, atëherë e sigurt është se do ta përfundojë projektin e Serbisë për shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e Kosovës. Atë që Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç nuk mundën ta bëjnë me Hashim Thaçin do ta realizojnë me Albin Kurtin.

Ndoshta zoti Kurti joshet nga ndonjë dredhi e Ramës për ‘bashkimin kombëtar’! Por ky lloj bashkimi, pa formalizuar ndërkombëtarisht pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës, do të çojë automatikisht në ndarjen e Kosovës.

Dua t’i bëj me dije zotit Kurti se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pa arritur që ajo të ulet në OKB dhe pa u depozituar në OKB rezoluta për njohjen e saj në kufijtë e sotëm, do të thotë ndarje e Kosovës. Dhe në këtë rast gërshërët e presin hartën e Kosovës jo më në Ibër, por shumë kilometra poshtë tij. Bashkimi i Kosovës së mbetur me Shqipërinë është projekti më dobiprurës për Beogradin dhe më shkatërrues për shqiptarët.

Së fundi një këshillë për zotin Kurti dhe gjithë politikanët shqiptarë. Duhet të merrni një vendim. Të hiqni dorë nga retorika e bashkimit kombëtar së paku derisa Kosova të realizojë shtetësinë e saj të plotë.

Të jem i sinqertë, unë jam e do të jem për dy shtete të ndara, edhe pse shqiptarët e Kosovës do të quhen ashtu siç janë, kosovarë. Hiqni dorë nga kjo, sepse interesat e kombit e të atdheut qëndrojnë shumë më lart se keqpërdorimi i emocioneve nacionaliste nga ana e politikës.

Nuk më erdhi mirë as për atë që mbrëmë Doktor Berisha e ritheksoi dëshirën për bashkim kombëtar. E kuptoj se një dëshirë e tillë buron nga shpirti. Por shpirti i kombit varet te integriteti territorial i tij dhe rritja e mirëqenies, kulturës dhe jetës sociale.

Politika duhet t’u ofrojë shqiptarëve mirëqenie, jo bashkim fiktiv, socializim të shoqërisë, jo përçarje dhe grindje pa fund, civilizim të politikës, arsimim, shëndet, mundësi pa fund dhe jo izolim, emigrim, shpërbërje, injorancë!

Bashkimi i kombit qëndron në forcën konkurruese të tij me kombet e tjera. Edi Rama me nisma si ajo e Shëngenit Ballkanik, dëshiron ta vendosë kombin tonë në varësinë e Beogradit.

Albin Kurti ia paska mbajt ison, si në këngën labçe. Ky nuk është vetëm inferioritet i tij, por edhe kapitullim e dështim ende pa nis detyrën e lartë të kryeministrit të Kosovës!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Mehmed27/10/2019 12:44

Sorosi dhe vendet sllave Rusia e Serbia, Cdohere do te flasin mire per mbeturinen e fares komuniste shqipfolse.PS e bija PKSH-es jan pjelle e sllavizmit jo per temiren e Shqip[tareve. Me ane te bastardve sllavo komusto enverriste, rusia e serbia na imponon lidera si edi e kurti,Shqiptaret e keqe informuar mashtrohen pas perrallave shpifjeve qe ata din ti imponojn Shqiptareve,tua shesin si patriotizem per te miren e tyre. Sa te ekziston fara komuniste kurren e kurres ska me be hajer Kombi Shqiptare. Shume shpejt ne dal everteta kusheshte Albinkurte,do tju del Shqiptareve nje zagar klysh ise majtes komuniste te Shqiperis, qe e kan rrite e kalit per veti dhe aleatet e tyre Shpirtenore sllavizmin ruso serb. Shqiptaret mashtroen,Si cdohere mee vones,Nje dite do ta gjejn realitetin dhe per kurtin,si pertjeret kriminela tkomuniste.

Skrapari26/10/2019 23:00

Zotni Bytyci! Personalisht ju pershendes per analizen Tuaj shume bindese. Me vjen keq ta them por vellezerit tane kosovare ne teresi jane marksiste-leniniste. Albini kete e di dhe e ka shfrytezuar fort mire. Si m-l qe eshte Albini asgje te mire ska per te bere per gjysmen tjeter te kombit. Dashte zoti qe sa me shpejt z. Basha te jete kryeminister i Shqiperise qe Albinin ta mare nen stetull dhe ti tregoje detyrat qe ka ai per Kosoven martire, qe deri me sot nje burre ka nxjerre dhe Ai quhet Ibrahim Rogova.

shqiptar26/10/2019 19:24

Jam plotësisht dakord me mendimin e z Bytyçi që Shqipëria e Kosova nuk mund të tentojnë sot bashkimin e tyre në një shtet, përderisa OKB nuk e ka njohur pamvarësinë e Kosovës. Është më se e sigurtë që Serbia del e fituar në rastin e një bashkimi të tillë të nxituar. pasi gjeopolitika ndërkombëtare, do të mbështeste ate që i intereson asaj, përfshirjen në hartat e Serbisë së madhe, të veriut të pasur të Kosovës vetëm për ta joshur Serbinë nga perëndimi e ta largojë nga Rusia.
Për Ramën, që nuk është shquar ndonjëherë për patriotizëm, por vetëm duke bërë show për tu paraqitur si i tillë, mjafton ideja se duke u bashkuar një pjesë e Kosovës me Shqipërinë, mund të realizojë ëndrën e tij për tu bërë "mbret" i gjithë shqiptarëve.
Marrëzia e tij e "liderit botëror" shkon deri aty, që të pretendojë se politikanët e Europës e më gjërë, , manierat e tij ekstravagante në sjellje e në veshje, do ti imitojnë si "moda e artistit Rama".
Sa për Albin Kurtin, nëse ai do të mohojë veten e tij me ato çka propoganduar në opozitë, e para që mund të ndodhë, do të jetë largimi i LDK nga koalicioni e zgjedhjet e reja, , shoqëruar edhe me dështimin e plotë politik, akoma pa ardhur në pushtet.
Ndërkaq nuk jam dakord me z.Bytyçi me mendësinë që është krijuar tek disa shqiptarë të Kosovës, por edhe të majtistëve enveristë të Shqipërisë, për ndarjen e kombit tonë në shqiptarë e kosovarë, në dy shtete të ndryshme përgjithmobë.
Shqiptarët nuk e kanë "lluksin" e Gjermanisë, që të pranojnë ndarje teritoriale të gjermanisht folësve në Austri apo Zvicër..
Duke pasur një fqinj agresiv si Serbia, shqiptarët më së pari duhet të forcojnë ekonominë ne të dy shtetet e tyre, të sigurojnë njohjen e shtetit të pamvarur të Kosovës në kufjtë e saj aktualë, e mandej pse jo, gradualisht duke u integruar plotësisht tek njeri tjetri, edhe po të jenë që të dy pjesë e BE, të përfundojnë si një shtet njësi e përbashkët administrative e shqiptarëve në Europë.
Një shtet i fuqishëm ekonomik shqiptar me dalje në Adriatik, do ta bëjë Serbinë tja ketë nevojën e tja ulë hundën e megallomanisë shoviniste.

Tropoja26/10/2019 18:16

Ke shume te drejt z. Bytyci pa marre detyren akoma z. Kurti e nisi me nje zhgenjim po cfare kerkonte te Rama mbetet per tu pare ne vijim por me kete takim z. Kurti se pari ka zhgenjyer votuesit e tij ne kosove

Kosta26/10/2019 17:47

Albin Kurti, nuk ra ne kurthin e Edi Rames por jane te dy keta qe i ngriten kurthe popullit te Kosoves dhe i moren votat....tani, MAFIA u plotesua nete dy shtetet shqiptare, Kosove dhe Shqiperi......popuuli i Kosoves beri gabinmin me te madhe historik me dhenien e pushtetit Albin Kurtit ketij neo marksisti mashtrues.......

vera26/10/2019 16:21

Ajo qe me bind 100% asht zhdukja nga syte me urgjence e Edi Rames.

Shto koment

Denonco