Një Opinion si studio psikoanalize!

Një Opinion si studio psikoanalize!

Nga Sali Berisha - 25/10/2019

Mbrëmë publiku shqiptar ndoqi një Opinion si asnjë tjetër më parë.

Në meritën e analistëve dhe moderatorit, të cilët me klasin profesional, eprinë kulturore, vetëpërmbajtjen që treguan dhe pyetjet e batutat e tyre u dhanë mundësi shqiptarëve të ndiqnin një seancë treorëshe psikoanalize të papërsëritshme me Edvin Mafinë.

Në këtë seancë ata, ndonëse asnjeri prej tyre nuk ishte psikiatër, arritën mjeshtërisht si psikoanalistë të vërtetë që edhe në lumin e llogaresë së papërmbajtur, me të cilin pacienti i tyre zhurmonte veten e tij, t’u provojnë teleshikuesve si asnjëherë në një studio televizive, paranojën klasike, nga e cila vuan prej dekadash Edvin Kristaq Mafia.

Kështu, gjatë seancës, i sëmuri pohoi madje duke rrahur gjoksin disa herë, sa vijon:

- Ai nuk ndjente dhe nuk kishte asnjë përgjegjësi për bllokimin për vite me rradhë - së fundi de facto, përjashtimin e Shqipërisë - nga procesi i integrimit europian.

- Ai nuk ndjente dhe ai nuk kishte asnjë përgjegjësi për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre

- Ai ishte që nga Ismail Qemali deri sot, kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria dhe e fundit

- Ai, si Zografi bis, kishte hedhur në gjyq, Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn, sepse kishte denoncuar pazarin e tij të fëlliqur me Miladinin shqipfolës dhe padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.

Këto pohime diagnostike tipike për paranojën e degraduar, meritojnë vetëm: No Coment!

Ps: Kaq për seancën, për pas seancën, te Padam një herë tjetër!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shpellar,lab,lal,laluc,malok25/10/2019 18:13

"PLAKU I HEKURT"
Bravo pa fund!!!

Gramoz25/10/2019 14:57

Dhe kulmi, pasi tha ne rreth 3 ore emision nja 500 here, une une une, deliranti psikopat foli edhe per llumin e llumra, nderkohe qe kryellumi eshte vet ai Edver Taqi Zorraxhiu!

Ajo 25/10/2019 13:25

Ne fakt une mendoj se po te ishin pak me te zote opinionistet ( perjashtoj ketu vetem Mark Markun) dhe ti kishin bere disa pyetje qe vertet shqetesojne publikun shqipar, atehere po qe mbrtei do dilte vertet lakuriq. Ketu nuk e kam fjalen qe te bindeshin ai 85% e popullsise qe refuzoi te shkoje ne VOTIME, sepse ata e dine tashme se kush eshte psikopati ( jo idioti! ) Rama, por ai 15% i mjere qe vazhdon ende beson ( apo paguhet te ) tek gjenia e liderit boteror.

Osumi25/10/2019 11:59

Doktori eshte gjigand.

Shto koment

Denonco