Terrori i propagandës!

Terrori i propagandës!

Nga Bledian Koka - 23/10/2019

Shqipëria eshtë mikëpritese e mijëra muxhahedinëve të MEK dhe mirë ka bërë. Miqtë e Amerikës jane edhe miqtë tanë, kaq mjafton që ata të jetojnë në Manëz, qoftë edhe përjete. Mirë do te ishte që te jetonin në një Iran të lirë e demokratik.

Sot, në një ditë ku dielli falë Zotit lindi prapë, sipas parashikimit të interplanetarit Edi Rama, edhe 5 ditë pas dështimit të dhimbshëm me negociatat, morëm vesh se qënkërkeshin kanosur nga ca terrorista iranianë që do benin gjëmën në Shkozë dhe Manëz.

Falë Zotit, agjencitë ligjzbatuese kanë bërë të mundur asgjësimin e aksionit ogurzi dhe si pasojë e këtij operacioni kanë arritur të arrestojnë diku tek ZERO terroriste.

Kulminacioni i aksionit të terroristëve ka arritur kur dy gazetarë "terroristë" kanë intervistuar deri edhe Baba Mondin! Këta dy terroristët janë shoqëruar në polici dhe pastaj janë përcjellë. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur këtu e 1 vit e kusur më parë.

Pa e zvogëluar rëndësine e çdo lloj kërcënimi që mund ti kanoset vendit, ajo që u tentua të fryhej si një aksion spektakolar nga Ard Veliu i gjorë, nuk më rezulton të jetë asgjë më shumë sesa një ajërndotje me rigon propagande e Edi Ramës në dëshpërim.

Në tentative për te hequr vetullat e kalorësit të fytyrës së vrerosur kryeministër, një lexim i thjeshtë i recitimit bajat të letërbakallit të hedhur sot nga Policia e Shtetit nuk rezulton asgjë më shumë sesa një nxjerrje sysh krejt e panevojshme.

Plaku i Surrelit mendon se duke e shfaqur Shqipërinë si një vend që rrezikohet nga terroristët, do të mund të shuajë ekon shurdhuese për të, të poshtërimit ndërkombëtar që "miku" i tij Emmanuel Macron i rezervoi botërisht në 18 tetor.

Sot për herë të parë e pashë progandën ne deshpërim idesh dhe nga njëra anë s’ka faj. Dështimet e pamundura që Edi Rama prodhon pa fund e bëjnë dëshpëruese edhe fantazinë më të shfrenuar ë shërbestarëve te tij prapa bezës.

P.S Do kishit bërë më mirë të luanit karten e Mihal Kokëdhimes sot, ai dhe ata si ai po që janë një rrezik më i besueshëm për punë terrorizmi sesa ca persona që një Zot e di sa po qeshin kur kanë lexuar "operacionin e suksesshëm" qe Ardi Veliu i gjorë na përrallisi sot! (shikoni foton po nuk besuat)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Koli24/10/2019 11:22

Bledo flitet qe drejtori do te shkarkohet ne Nentor dhe kjo eshte arsyeja pse po ben rreklame me budallalliqe. Dikur godisnin ndonje grup drroge, kur ndjenin termet. Po te merret me drogen sja mban bytha, vartesit rrembythje i sygjerojne Iranianet qe gatuanin hashure.

N.24/10/2019 07:23

Rama&Co. vepron si kalama, pandeh se sherbimet inteligjente te SHBA mekohen nga nje SHISH apo SHIK dhe nje polici e korruptuar shqiptare. Edvin ki mendjen mos bej shaka me marveshjet me SHBA se atehere do ikesh nga syte kembet!

Shto koment

Denonco