Vjedhja e Kepit të Rodonit dhe sulmet e qeverisë kundër Françeskanëve

Vjedhja e Kepit të Rodonit dhe sulmet e qeverisë kundër Françeskanëve

Nga Ilir Nikolla - 22/10/2019

Dy gjëra tronditën sot ndërgjegjen e çdo shqiptari. Një njoftim i thjeshtë për kremtimet e nesërme të Provincës Françeskane të Shqipërisë, në përvjetorin e ditëlindjes së At Gjergj Fishtës, kujtonte për turp të shoqërisë e shtetit tonë anti-religjioz se sivjet është 800-vjetori i pranisë së misionit françeskan në Shqipëri.

Përvjetori kujton takimin e Shën Françeskut me sulltan Al-Malik al Kamil në vitin 1219 dhe marrjen e lejes për shtrirjen e Misionit në provincat e pushtuara nga islamikët. Ajo prani aq e lavdishme, aq e shëndetshme shoqërisht e aq e vyer kombëtarisht po lihet të kremtohet si një ngjarje e mirëfilltë fetare, me mesha të dioqezave, por as me prani shtetërore e as me dukje mediatike.

Përkundrazi, në këtë 800-vjetor, urdhri françeskan u vu në qendër të sulmeve mediatike, pse paskësh zënë një rrugë që të çon në Kepin e Rodonit. E bash sot i doli tymi sulmit ndaj françeskanëve dhe zbuloi notën e dytë akute të ditës.

Shteti ynë, që për ekzistencën e vet i detyrohet aq shumë kontributit të françeskanëve, veçanërisht në dy shekujt e fundit, shpalli sot se e ka dhënë Kepin e Rodonit me koncesion dhe françeskanët dhe investimet e tyre duhet të hapin krahun. Më tej opozita dhe opinioni publik bënë sqarimin se qeveria kishte bërë zgjedhjen e saj për Kepin e Rodonit dhe ajo - si shpesh këto kohë - kishte rënë mbi krimin e organizuar.

Gjërat janë të qarta: brenda ditës, kemi zgjedhur njëkohësisht turpin dhe mosmirënjohjen.

Deri në fund të vitit, Presidenti i Republikës ka mundësi të korrigjojë diçka nga qëndrimi mosmirënjohës i pushtetit tonë dhe të dekorojë provincën françeskane me urdhrin më të lartë kombëtar, siç e meriton aktiviteti i tyre nën kredon legjendare “për fe e atme”.

Më tej, reagimi qytetar është zgjidhja e vetme për të ndalur që prania françeskane në Kepin e Rodonit, e dokumentuar që në vitin 1248, të tjetërsohet në favor të krimit të organizuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shkodrani23/10/2019 13:24

QEVERIA E PERVERSIT I ESHTE VERSULUR CDO CEPI TE VENDIT PER TE GRABITUR ME GJOJA BIZNESMEN TE GJITHE INJORANTA , VAGABONDA ,PA TARSHIGIMI ,PO VETEM LEPIRES TE PUSHTETARVE DHE DHUNUES TE PRONARVE LEGJITIM , PO ZAPTOJNE PLAZHET PUBLIKE , PO ZAPTOJNE QENDRAT , PO KERKOJNE TE SHKATRROJNE OBJEKTE PUBLIKE DHE GRABISIN PRONEN PUBLIKE KULMI ME GODINEN E TEATRIT , JANE TE PANGISHEM SE NUK KANE PASE KURRE , DHE MBESHTETSIN DHE PAGUAJNE QE NE QEVERI TE RRIJE KRYEMINSTER NJE PERVERS , MASKARA , HAJDUR ME VESE NDOFTA KRYEMINISTRI ME MASKARA I TE GJITHE KOHRAVE PAS KANIBALIT hoxha.

Trungu23/10/2019 09:00

O trung nuk e sollen por e blene. Epo dhe tani nuk mundet qe ta kete prone te tijen gjithe kepin e ridonit Fatbardh Islamaj ish Drejtori i UKT vellai ish k gjykates se Tiranes, kuptohet si e ka pronesuar ????????????????????????

astrit23/10/2019 08:04

Kam bindjen se feja eshte fuqi morale. Ndersa per a i perket tokave ne Kepin e Rodonit te gjithe po mundohen te vjedhin ç'te mundin.Si histori ajo pjese e Kepit ku eshte kisha ka qene repart ushtarak dhe nuk mund te futej njeri mbrenda atij teritori se quhej zone kufitare. Mbas rregjimit komunist, Kisha nje dite te bukur u gdhi pronare e Kepit te Rodinit pjesa qe ka qene ushtarake, vuri nje tra dhe nuk lejonte as banore e Shetjas te kullotnin bagetine e as te mblidhnin mare per raki ose per te gjuajtur peshk siç kane bere historikisht. Tani e ka radhen qeveria ta vjedhi perseri kete pjese toke dhe tja japi me konçesion. Muhabet hajdutesh.Kam shetitur nja 400 km vije bregdetare ne Francen e Jugut e gjekundi nuk me ndaloi njeri te shetisja e te lahesha ne breg te detit. Shtet i ndyre barbaresh.

krasasi tp22/10/2019 18:56

Po ndonji mirditor,himariot,korçar,vlonjat,mallakastriot,tiranas ,durrsak,elbasanllinj etj, kanë patur ndonji copë tokë rreth shtëpisë o Z.Nikolla.Askush nga predikuesit fetarë as prunë tokë në çantë e as morën kur ikën.Predikuan doktrinat fetare dhe mirë bën.Ju paraprinë pushtimeve romake,sllave,osmane,helene, bullgare, italiane ,gjermane dhe kur të gjithë i përzunë ,erdhën pushtuesit e brëndshëm .E ke dëgjuar Ilir kur thonë që: "atë që të bën fëmija, s'ta bën perëndia".Sot qytetarët thonë: "atë që të bën sot qeveri(të)a nuk ta bën pushtuesi".Sot, pushtuesi qeveri, sillet me pronarët shhqiptar sikur të gjithë kanë zbritur në këto troje nga karpatet në shekullin e 14.Ose sikur na solli romaku apo sulltani me qerre.Miqtë e kryeministrave, shokët e partisë,janë 'vëndallinj' në trojet stërgjyshore.Enveri e bëri shtetërore gjithëka,këta mjeshtrit e sotëm,të mohojnë edhe babën.Futën në dorë sistemin e drejtësisë,futën në dorë arkivat dhe nuk të ngelet në dore tjetër,veç tu rrush trapin.Reforma e parë që duhet bër, ajo mbi të dhënat mbi gjëndjen civile e mbajnë peng, pushtuesit qeveritar dhe ata ndërkombëtar.Arkivar gjithashtu.Integrimi ngelet peng i lakmisë opozitaro-mazhoritaro-nderkombetaro-kokainisto-herenoiste.Pak me vonesë e kuptoj Ai studenti nga Cakrani kur në kulmin e humbjes së besimit, se ky vënd do bëhet ,klithi."Do ikim të gjithë"."Le ta hajë të gjithë Shqipërinë, Berisha, Meta, Nano, Rama etj".Ju ngeltë në grykë, të gjithë të prezumuarve.Reforma në Drejtësi do hap rrugë për reforma të thella për shtet bërje.Ndryshe rrënohet besimi ndërshqiptar, te Zoti në 'qiell' dhe te zoti Amerikë në tokë.

Shto koment

Denonco