Mos prisni revolucion në kotec të pulave!

Mos prisni revolucion në kotec të pulave!

Nga SYRI.net - 22/10/2019

Arroganca dhe fuqia e Edi Ramës për të bërë çfarë të dojë me pushtetin dhe vënien e qeverisë që drejton në shërbim të një grushti njerëzish, më së shumti buron te kapja ose më saktë te tjetërsimi që i ka bërë Partisë Socialiste.

Që nga koha kur e bleu postin e kryetarit të PS-së, edhe pse kongresi i refuzoi ditën e parë programin gjatë kandidimit, Edi Rama, një nga sipërmarrjet më të mëdha që ndërmori ishte metamorfoza e një partie të majtë social-demokrate e cila funksiononte në zgjedhje e vendimmarrje nga poshtë lartë, në një organizatë tipike mafioze ku frenat i ka vetëm ‘Kumbari’ dhe kupola e një grushti njerëzish.

Dhe sot kemi një PS të cilës jo vetëm i kanë ndryshuar simbolet dhe flamurin, por edhe një parti e cila nuk bën më zgjedhje për kryetarin dhe faktikisht është kapur nga individë të cilët nuk kanë asnjë lidhje historike me të majtën dhe social-demokracinë tradicionale në Shqipëri.

Sot në vitin e 7-të të pushtetit të Edi Ramës, dhjetëra mijë socialistë e kanë kuptuar më në fund, se Rilindja që hëngri PS-në është një mekanizëm për të pasuruar edhe më shumë një grusht oligarkësh dhe rrjepur deri në asht të varfrit. Nëse një parti si PS përpara se të kapej nga Rama dhe klani i tij, të paktën formalisht dhe nëpërmjet programit të saj mbronte shtresat e varfra dhe të mesme  të vendit, sot kemi një Rilindje e cila rrjep 90% të popullsisë në favor të një grushti miliarderësh.

Nëse dikur në kohën përpara se Rama të kapte e më tej të shkatërronte PS-në, kujtojmë se kur kjo parti ishte në pushtet, ‘hanin’ edhe socialistë e thjeshtë që kapnin ndonjë vend pune me benefite në administratë. Sot ata janë po aq të varfër për të mos thënë më shumë, edhe pse kujtojnë se janë në pushtet dhe i mbajnë gjithmonë të karikuar për kohë votimesh. E njëjta gjë vlen edhe për biznesmenët e vegjël dhe të mesëm ‘socialistë’, të cilët shohin se taksat që vetëm shtohen, ‘shteti ligjor’ e të tjera si këto funksionojnë vetëm për ata, por jo për disa bajlozë pa ngjyrë e parti, që mban në oborrin e tij Edi Rama.

Nëse dikur në forumet e larta të Partinë Socialiste kishte debat, madje edhe fraksione, sot Rama i mbledh anëtarët e tyre si dele formalisht dhe ju bën fakt të kryer se kë ka bërë ministër apo anëtar kryesie.

Që të bëje karrierë dikur në PS, duheshin sakrifica e sprova të forta në opozitë e më pas të kapje një post në parti apo më vonë në qeverisje. Sot Edi Rama nxjerr nga kapelja e tij tipa anonimë, pa asnjë lidhje me PS-në, e madje edhe me Shqipërinë dhe jua bën fakt socialistëve që japin votat. Puna ka arritur deri aty sa që krimi i organizuar dhe ai ekonomiko-financiar është ai që vendos jo vetëm ministrat, zëvendës ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive, por edhe drejtorët në administratë.

Sot kur themi PS, nënkuptojmë, Edi Rama; e kur themi Edi Rama nënkuptojmë një organizatë mafioze që ka kapur dhe po grabit Shqipërinë pa mëshirë.

PS faktikisht ka vdekur, por Edi Rama vazhdon tu shesë socialistëve e gjithë shqiptarëve një stallë me pula, e cila ka një tabelë në hyrje ku shkruhet; Paria Socialiste e Shqipërisë.

Habi e madhe me ata që kërkojnë një qeveri pa Edi Ramën, kur dihet se nuk ka zgjidhje pa PS-në. E PS nuk ekziston më. Në vend të saj ka mbetur një kotec me pula edhe pse në fund diku në ndonjë qoshe ka mbijetuar ndonjë ish-gjel si Majko, Fino e Xhafaj!

Prandaj mos prisni që PS ti kërkojë llogari të akuzojë e rrëzojë kryetarit e saj për mos hapjen e negociatave, varfërinë emigracionin biblik e mbi të gjitha për tradhëtinë që i ka bërë aspiratave të të majtës shqiptare e ish-PS-së.

Nuk ka revolucion në kotec të pulave, madje as kakarima!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Rami Kristaq Murrizi22/10/2019 21:21

Po Nimut Musain e Patosit e harrove,po mos o burr ,se ke harruar krye langonjte e opozites se re .Ralf Suma ,Lymi Ujku Lushnjes ,kujtum gjizen Ylli gerneten ,Alban kok pjaten,pale ate krye yllin e koporates,se sja di as emrin ishte hata fare ne lexim,o se per pak harrove Rudin ,Rudin pra ate kryetaren e ardhshme te pd ,etj ,pse keta nuk Jan njesoj me larvat e jashqitjes se PPSH,po mos te ishin keta ne parlament Ramiu kishte ikur me kohe ne verr te verres ,Jane si puna e asaj bajges se lopes qe e ndan ne mes me shkop .

Re bo22/10/2019 15:18

Keto jane partite shqiptare. Mos prisni gje tjeter. Nga asnje parti. Mungon " tregu" politik. Po pakesohet perdite popullsia. Me keq pritet, une keshtu mendoj.

Gramoz22/10/2019 15:06

Ka ore, si nuk paska PS! Ne krye kemi Edver Taqi Sumen, e pastaj me rradhe, Tualet gojorja nari prej Librazhdi, mis dogana Spiropiçka, mis letra higjenike dhe mis radari Mrika Kardheli, mister krimineli i Enver dylberit, Sparkar Braho, mister kryesigurimsi Mozi prej Salarie, mister droga Fatzi Geron Agron Xhafa, mister terfili Saje Qorri alias Qemal Stafa, mister Kimiku gjenelesh Llesh Lesh Persheshi, mister termeti Damjani i çunave problematik, mister drejtesia Ulsi katnari me Arta surratnallonen e prokuroris, shokun Xhemol Qefleshin dhe superkatnar qe nuk e rru trapin per asnji opozitar, kriminelin shokun Pjerdhin kryekar bashkie, xhepistin Erjon sa i teke raki, lepur qe do me mor atributet e luanit, ministrin prej Kosove z.Kakaj kampion i leximit, e plot parlamentare injorante si nari Rrahja,nari Sadri, nari Ragip, baxhella Manastirliu, baxhella Ballukja e Ballukut, baxhella Xhaçka qe ngeli me barre ke çadra greves se urise, anonimia e arsimit prej Kosove qe as emrin sja kujtoj, ministri Çuçi qe ka per gru ishin e kryeqelbesires, e shum e shum horra e morra dhe llum e qelbesira te ridhjerjes siçiliste me shokun Edver Taqi Zorraxhiun ne krye!

Shto koment

Denonco