Fajin e ka Majko...

Fajin e ka Majko...

Nga Agim Xhafka - 21/10/2019

Që ditën kur u muar vendimi që Shqipërisë të mos i hapen negociatat e anëtarësimit në BE opozita, media, shoqëria civile bëjnë me faj kryeministrin Rama dhe këtij i kërkojnë dorëheqjen.

Si për ta vënë në sedër i sjellin precedentin Zaev, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut që dha dorëheqjen paçka se u vlerësua ku e ku më lart se Rama. Por ja, ikën tre ditë e maxhoranca e majtë fajin ia hodhi Macronit, madje-madje gruas së tij jo aq të hijshme dhe aspak të re.

Ndaj lufta anti-Francë tani është ndezur keq e shyqyr që e kemi të ndryshkur nëndetësen 105 se do e kishim çuar urgjent në portin e Marsejës me kokainë surrogato,që  mos iu shqitej për një muaj dhimbja e kokës francezëve.

Në fakt them se fajin e ka Majko. Jo thjesht ai se duket si humor. Por bashkë me Xhafajn, Ruçin, Finon, Braçen, Klosin, Servetin, Doklen...E plot të tjerë. Faji i këtyre themeluesve të PS nis nga dita kur vota socialiste prodhoi qeveri Mjaft-oniste.

Ministra u bënë ata që kishin luftuar e tallur të majtën. Nuk u ndjenë, heshtën e kështu i dhanë flatra marrëzive të Ramës. U guxua të bëhet kryebashkiak i Tiranës kryetari i G99 që nga populli mori 0,1% vota. Sërish Majko e Co qepën gojën. Pra aprovuan atë njeri që i qesëndiste rrugëve.

E bënë për një karrige deputeti. Më pas nisën PPP-të, grabitja e pasurive të atdheut. Majko & CO jo vetëm heshtën, por e votuan vjedhjen.

Siç votuan që Saimiri të mos prangosej për hashashizimin e vendit dhe më tej zhdukja e gjykatave të quhej reformë.

Nga krimi në krim po fuqizohej Rama dhe PS u bë lecka që fshinte këpucët e tij. Do duhej  vendimi i Macronit që të kuptohej se fama e qeverisë mafioze kishte kapërcyer kufijtë.

Kur pritej që të falënderohej presidenti francez nisi lufta ndaj tij, gruas dhe Francës. Mos u çuditni kur ndonjë ditë te sheshi me gungë të digjen psh librat e Hygoit ose të Balzakut.

Majko dhe themeluesit e PS kanë vite që heshtin.

Ngjajnë si Pilo Peristeri e të tjerët dikur. Që edhe kur shkojnë të shurrosin i marrin leje Ramës. Heshtja e tyre dje na la jashtë negociatave për në Evropë.

Nesër nuk do na qasin në asnjë shtet të Ballkanit. Do mbyllemi si në kohën e merhumit, sikur të kemi kolerën.

E do vendosim kanaçe të televizori që të shohim si bota ecën dhe progreson.

Nuk iu ndamë fundit...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

N.22/10/2019 13:19

Tufa e derrave do plumb! Të gjithë derrat një feckë kanë!
Shqipëria nuk ka qënë kurrë komuniste sikurse nuk është tani kapitaliste. Në vëndin tone kanë sunduar banda kriminale terroriste, dikur kontrabandonin cigare ne brigjet italiane në bashkpunim me Mafian italiane sot kontrabandohet cocaine, heroine, marijuana apo cannabis ne bashkpunim me Mafian ndërkombëtare.
Në se NE duam një Atdhe të respektuar i duhet dhënë fund me dhunë këtij Shteti Mafioz, ndryshe është e kotë të bëjmë hartime. Kallashnikovi nuk është argument, por në rastin e Atdheut tone të pushtuar dhe të komanduar nga Qeveri Mafioze, Kallashnikovi është më shumë se i domosdoshëm.

katunari22/10/2019 10:15

o gimo neve na duken sikur heshtin ato por biznese kan si gjith te tjeret

Shto koment

Denonco