Shqipëria, ADN-ja e një narko-diktature

Shqipëria, ADN-ja e një narko-diktature

Nga Martin Henze - 20/10/2019

Që nga marrja e pushtetit nga Mustafa Rama, Shqipëria karakterizohet nga:

1. Rritja masive e trafikut të heroinës e kokainës drejt Evropës. Shqipëria sot është platforma ndërkombëtare për trafikimin e Argosë midis verilindjes dhe jugperëndimit, sipas organizatave ndërkombëtare dhe agjencisë së SHBA për drogën.

2. Si rrjedhojë, rritje masive e krimeve të lidhura me drogën në Francë, Holandë, Suedi, Britani e vende të tjera.

3. Kriminalitet në rritje, trafik njerëzor e korrupsion në qeveri e administratë, sipas organizmave ndërkombëtare.

4. Varfëri, eksod masiv i të rinjve dhe infrastrukturë në përkeqësim.

5. Shteti ligjor dhe demokracia parlamentare kanë qenë jashtë funksionimi prej dy vjetësh, një sulm absolut kundër kushtetutës së Shqipërisë. Reforma në drejtësi është gjithmonë e mirë në vetvete, por në Shqipëria ajo ka qenë me cene. Sipas ligjit kushtetues, shteti ligjor nuk duhet të pezullohet. Gjykatat e larta janë organe permanente. Për shkarkimet dhe zëvendësimin e gjyqtarëve duhej të ishin gjetur zgjidhje të përkohshme. Ajo që befason më tepër është që administrata e gjykatave nuk është reformuar.

Kush përfiton nga kjo? Përgjigja: Narko qeveria e Mustafa Ramës dhe organizatat kriminale. Aty ku nuk ka shtet ligjor është parajsë për strukturat kriminale e të korruptuara, një Kolumbi evropiane dhe rrezik sigurie absolut për këdo tjetër.

Si rezultat, nuk ka siguri ligjore në Shqipëri dhe, me krimin në rritje, as në administratën qeveritare. Të drejtat kushtetuese të qytetarëve nuk mund të mbrohen më, investimet e huaj janë thuajse zero.

6. Për shkak të manipulimit masiv të zgjedhjeve parlamentare 2017 me pasojë zgjedhjen e Ramës kryeministër, partia në pushtet, ndoshta në bashkëpunim me mafian, ka në dorë shërbimet inteligjente dhe prokurorinë. Hetuesit vendas e të huaj dhe shtypi kanë mjaftueshëm dokumente e përgjime në dorë. Çfarë po ndodh?

Oficerët e policisë dhe prokurorët publikë detyrohen të ikin nga qeveria e Ramës në vende të tjera evropiane dhe kanë gjetur azil në Zvicër e Gjermani.

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Asgjë.

7) Borxhi kombëtar rritet, pagat e punonjësve të administratës, policisë e shërbimit shëndetësor financohen vetëm me borxhe. Në të ardhmen, mbledhja e taksave do t’u shitet kompanive private e bankave, shteti shqiptar do të marrë hua për financimin e pagave, një i ashtuquajtur sistemi top bore, një skandal piramidal 4.0. Është për të ardhur keq për popullin shqiptar, e ardhmja ekonomike e të cilit po luhet në bixhoz.

Dhe në këtë kontekst lidhjesh të larta me krimin, a mundet që kjo strukturë qeveritare të kryejë reforma demokratike të drejtësisë dhe a duhet që BE të nisë bisedime për të mirëpritur këtë qeveri?

Në konferencën rajonale ‘It's all about Justice’ të premten e shkuar në Tiranë, ku morën pjesë gjashtë ministra drejtësie nga Ballkani Perëndimore, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ministrat e drejtësisë diskutuan reformat në proces për fuqizimin e shtetit ligjor në vendet respektove dhe në tërësi në rajon, si dhe sfidat e lidhura me to. Kryeministri Rama, Sekretarja e Përgjithshme e RCC Majlinda Bregu dhe Ambasadori i BE Luigi Soreca mbajtën fjalime në konferencë.

‘Ka pritshmëri të lartë që Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë të funksionojnë sërish. Qytetarët shqiptarë presin  me padurim ngritjen e SPAK dhe Byrosë së Hetimit, dhe, mbi të gjitha, rezultatet e para të punës së këtyre institucioneve. Detyra e përbashkët tani është shmangia e ndalesave në mes të udhëtimit. Ka ende shumë punë për të bërë dhe duhet bashkëpunim i mëtejshëm nëse duam sukses. Tani jemi dy javë larg njërit prej vendimeve më të rëndësishme mbi të ardhmen e Shqipërisë. Pa reformë në drejtësi do të ishte e qartë që vendit do t’i duhej të priste shumë më tepër vite për të arritur në situatën e sotme pikërisht në prag të këtij momenti të rëndësishëm – vite që populli shqiptar nuk mund të rrezikojë t’i humbë. Hapja e negociatave do të ishte hap thelbësor që Shqipëria të sigurohet se procesi i reformave është i qëndrueshëm e i pakthyeshëm’, tha Soreca.

Zoti Rama, i cili ende manipulon zgjedhjet, është akuzuar për bashkëpunim kriminal me mafien për falsifikimin e zgjedhjeve 2017; i cili është politikisht përgjigjës për shndërrimin e Shqipërisë në një narkoshtet, me shtypin e huaj që e quan qeverinë si qeveri e mafias, tha në fjalën e tij se gjendja jofunksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë si rezultat i reformës në drejtësi ishte një më tepër një pasojë pozitive e këtij procesi se sa dështim, dhe se fillimi i negociatave me Shqipërinë është vetëm fillimi i një rruge tjetër të gjatë në të cilën me siguri Shqipëria do të kishte sërish Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Pra zoti Rama thotë se shkatërrimi i shtetit ligjor e rrjedhimisht i sistemit demokratik, dhunimi i madh i Kushtetutës, është gjë e mirë për vendin.

Një deklaratë e paprecedent që nuk u kundërshtua nga përfaquesit e BE të pranishëm. Duket se kjo qeveri dhe mospërmbushja e kritereve të Kopenhagës prej saj përbëjnë një rrezik sigurie jo vetëm për kombin shqiptar por gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Duket se në ADN-në e zotit Rama nuk ka programim për shtetin ligjor dhe sistemin demokratik, garantimin e të drejtave të njeriut nga një Gjykatë e Lartë dhe Kushtetuese.

Të premten në Tiranë u bë e qartë se nuk do të ketë negociata me këtë qeveri për hyrjen në BE. Nuk do të ketë hyrje të lirë në Bashkimin Evropiane.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim themelor në politikë e qeveri, pastaj qeveria e re duhet të kryejë me themel detyrat e shtëpisë dhe atëherë mund të hapen bisedimet me BE.

Situata është krejt ndryshe në rastin e Maqedonisë së Veriut. Bisedimet duhet të hapen vërtet me këtë vend.

Trajtimi i barabartë i Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është i papranueshëm dhe shqiptarët do ta kuptojnë këtë. Kombi shqiptar tani duhet të vendosë politikisht për veten se çfarë dëshiron, të vazhdojë me Mustafa Ramën apo ta nisë nga e para, për të pasur të ardhme.

Marrë nga profili në Linkedin i autorit

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco