Mirë, Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën, nuk ka faj fare?!

Mirë, Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën, nuk ka faj fare?!

Nga Artan Fuga - 19/10/2019

Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese! - Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht, ca deputetë që na vunë 99 kushte!

Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! - Fajin e ka nobelisti Handke.

Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet!

Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi!

Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata, që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! - Fajin e ka Makroni!

Këshillat bashkiake i kemi moniste! - Zoti Trump, që konsiderohej armik i shqiptarëve, e kishte fajin!

Na kapin tonelata me kanabis në kufi! - E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!

Qytetari shqiptar pati dy data zgjedhjesh, një nga qeveria dhe një nga Presidenti! - Fajin e kanë ata të Komisionit të Firences a Venecias, që nuk shprehen qartë!

Po për PPP që bëjnë kërdinë?! -  Për ato i ka fajet Akademia Suedeze e Shkencave! Ata pisa me shije të keqe artistike!

Po për përgjimet te Bild?! - Për ato e kishte fajin Elez Biberaj!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Fajtori21/10/2019 18:42

Përgjigje komentuesit "N".
Fajin e ka ai moment kur Kristaqi dhe Aneta..... thotë "N". Nuk i vete në mëndje që fajin e ka "Perëndia" e cila shikon dhe drejton gjithçka në Univers. Pikërisht në atë moment kur Kristaqi dhe Aneta.... Perëndia mund të kishte ndërhyrë, mund ti kishte prishur mëndjen Kristaqit ti ja vinte Anetës në bythë. Do ta kish ngrënë në bythë vetëm Aneta, jo e gjithë Shqipëria.

Daj Jaku20/10/2019 07:55

Si gjithmonë shumë elegant në humorin therës Profesor. Veçse këta derra duan kopaçe kokës, eleganca nuk i gudulis fare, vijnë nga pylli. Për medesti Profesor nuk ke përmendur çështjen e emërimit të kryekarit të Akademisë së Shkencave për të cilin e ka "fajin" Tom Doshi, kryekari i Partisë "Social Demokrate".

Selman Dervishi-Mani,USA.poet,21 vepra kombtare Sh19/10/2019 20:09

MIRË,EUROPA PASKA FAJ!;PO AI QË VODHI LOPËN,NUK KA FAJ FARE;HIRË,U ROPA,
PLASKA VAJ!;OU,AI MË HORDHI TROPËN;TUK QASKA QAJ;QË U ZU ME KËRRPESH
PËRDORE;OH,U VU TËRBESHË PËRKORË;VJEDHJE NGA SHTALLA,VATËRI TROLLI,
SHQIPE;HJEDHJE,TREDHJE,PRA PRRALLA,KRATËRGRI PINJOLLI,SHKIPE;GJARPËRI
GJAKPIRSE QELBET NGA KOKA;KRATËRI PRAGSHIRSE GJERBËT NGA KROKA;FAJË NGA BRENDA;VAJË MË RËNDA;AI,QË NUK MËSOJË NGA HISTORIA;HAJ,DO TA PËSOJË
NGA MIZORIA,NGA SHIZOFERNIA;BISHË E TËRBUAR;HISHË,TRISHË,QE MË VËRBUAR;
HAJNIA ZËNË ME KËRPESH PËRDORE;VAJGRIA RËNË TEK OH,TËRRBESH PËRKORE!"
SHUMË T'FALA,REFUGJATË LUFTË,PËRZENJË DHUNË,NGA FASHIZMI SERBË;OH,PREJ
SHQIPTARISË GJËR USA.AHIII MORE,PREJ SHQIPTARISË OUH,GJËR NË USA.

Shofer Petro19/10/2019 15:37

Fajtorin do ta gjej SPAK, prit edhe pak profesor

Ridhjeresi19/10/2019 13:13

Per Shukriun fajin e kishte firma e brekeve Armani

XX19/10/2019 08:37

Si ne kohen e qofte-largut:
Vendoste gishtin ne harte dhe thoshte:
-Ketu ka nafte! Po nuk pati nafte ka grup armiqsor!

Shqiptar19/10/2019 08:28

Koment shume i sakte. Po degjoja ne mengjes komentet e qytetareve dhe thuajse tr gjithe fajin ia vinin Frances dhe Macron. Kishte nga ata qe merrnin neper goje Macron sepse e ka gruan 24 vite me te madhe dhe per kete arsye nuk i kishte celur negociatat, nderkohe qe kishte ndonje tjeter qe fliste per rolin e shqiptateve ne Luften e I Boterore (?!) dhe ndihmen qe i kishin dhene francezeve gjate kesaj lufte, nje tjeter foli i indinjuar duke kerkuar qe t'i ktheheshin dekoratat Frances (?!) biles u arrit deri ne ate pike sa te kerlohej qe te beheshin demonstrata para ambasades franceze. Shyqyr qe nuk i shkoi ndokujt mendja t'i shpallim lufte Frances se do duhej ta kthenim ne koloni e ta mbanim me buke pastaj. Por askujt nuk i shkoi mendja te fliste per mangesite qe ka ky vend dhe qeverisjen (me mire te thuhet vjedhjen me ligj qe po i behet ketij vendi. Askush nga ata qe degjova nuk e ktheu gishtin nga vetja. Pati edhe nga ata qe fajin ia lane opozites, por pa arritur te shpjegojne se pse nuk eshte degjuar qeverija, qe eshte partneri kryesor ne marredhenjet nderkombetare, por opozita. E si mund ta meritojme ne BE-ne ne kete menyre?

N.19/10/2019 08:06

Fajin e ka ai moment kur Kristaqi dhe Aneta.....

Shto koment

Denonco