Edhe sot nuk keni turp?

Edhe sot nuk keni turp?

Nga Hysni Gura - 16/10/2019

Çdo njeri që i ka shërbyer pushtetit të Ramës, këto 4-5 vitet e fundit të paktën, sot duhet të ndihet i turpëruar, nëse e di ç'është turpi! Njeriu që gjeti vendin anëtar të NATO-s, me viza të liberalizuara, dhe gati për hapje negociatash, të cilat ishte ky që i bllokoi për një post në Qarkun e Fierit, që pa ardhur në pushtet.

Sot Shqipëria pësoi një zbaticë të madhe në rrugën e saj drejt integrimit europian. Për të gjitha këto ka vetëm një përgjegjës me emër konkret, Edi Rama, dhe një tufë hajdutësh e fundërrinash që kanë kontribuar për pushtetin e tij.

Qofshin këta në pushtet, në media, në rrugë e kudo. Tre ligjet e famshme qenë përgjegjësi e këtij. Kanabizimi i vendit janë përgjegjësi e këtij. Shitja e shërbimeve dhe pasurive publike janë përgjegjësi e këtij. Kriminalizimi i jetës parlamentare dhe me gjerë janë përgjegjësi e këtij. Eksodi i shqiptarëve drejt vendeve të EU është përgjegjësi e këtij. Shkatërrimi i sistetimit të drejtësisë në vend është përgjegjegjësi e këtij. Grabitja e pronës publike është përgjegjësi e këtij. Ky është një mashtrues i pashoq, i pa aftë deri në mediokritet, hileqar i pashembullt dhe demagog i pështirë.

Emanuel Macron deklaroi qartë se me Shqipërinë nuk është çështje "filozofike" mos hapja e negociatave, por eksodi i azilantëve shqiptarë në vendet e EU. Ky ka 3 vjet që hap negociata, dhjetra fytyra të pa fytyrë kanë mbrojtur dhe kanë manipuluar opinionin publik çdo natë studiove televizive me arritjet e Ramës dhe hapjen e negociata.

Sot të gjithë më duken të pështirë!

Ky mund të bëjnë një lëvizje taktike këto ditë, mund të çojë edhe vendin në zgjedhje të parakohshme, i detyruar, se për dëshirë rri njëmijë vjet aty në karrige. Lulzim Basha megjithë sa përmenda më lart nuk është fajtor në asnjërën prej tyrë, pasi të gjitha janë përgjegjësi e Edi Ramës.

Por, nesë Lulzim Basha do i japë mundësinë këtij të jetë kryeministër, edhe nëse ai e çon vendin në zgjedhje, do të bëhet bashkfajtore me të. Pra, nëse tërhiqet nga teza "zgjedhje me Ramën kryeministër nuk mund të ketë".

Ky duhet përzënë nga pushteti në mënyrë shembullore dhe të bëhet shembull për çdo të ngjashëm tjetër që mund të jetë në radhë dhe pretendon në një të ardhme të bëhet kryeministër i këtij vendi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

hysni kapo18/10/2019 12:17

shofer petro,ti t'u hash rrocken me kripe gjithe hysnive qe ka bota

Shofer Petro17/10/2019 08:47

Mua do te me vinte turp te kish emrin tend o Hysni

vera16/10/2019 23:25

PO,sakt, Rama duhet perzene nga pushteti ne menyre shembullore.

Lali16/10/2019 22:38

Shkrim perfekt. Nuk ke cfare ti zgjasesh e ti shtosh. E permbledhur gjithshka e vertete. Koha per ta zbythur kete palaco koqeminister

Shto koment

Denonco