Në tendera me gishtin e Boschardit

Në tendera me gishtin e Boschardit

Nga Klodian Tomorri - 14/10/2019

Thonë se ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron asnjëherë. Drejtorët e Rilindjes funksionojnë në mënyrë të ngjashme. Sapo shkarkohet njëri se ja jep tenderin ofertës më të lartë, tjetri në radhe bën të njëjtën gjë.

Pas rrugës, Kardhiq-Delvinë dhe Unazës së Tiranës, rasti më i fundit është tenderi 3.8 milione euro për fazën e dytë të Lungomares, në segmentin nga Fusha e Sportit deri tek Uji i Ftohtë.

Tenderi për investimin simbol të qeverisë në qytetin e Vlores, u zhvillua në 12 shtator. Në garë morën pjesë 6 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Curri SHPK me 2.9 milionë euro, ose 900 mijë euro më pak se vlera limit.

Por Fondi shqiptar i zhvillimit e skualifikoi me pretendimin se nuk përmbushte kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën e dytë, atë të kompanisë Fusha.

Skema është identike me Kardhiqin dhe Unazën. Skualifikohen ofertat më te ulëta me pretendimin se nuk përmbushin kriteret teknike dhe tenderin e marrin kompanitë me çmimin më të larte. I vetmi ndryshim është institucioni prokurues, këtë herë jo Autoriteti Rrugor Shqiptar, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Kjo administratë ka një rekord të pasur me tenderat fiktiv, të paracaktuar. Një pjesë e madhe e tenderave të mëdhenj bëhen vetëm me një ofertues real, ndërsa ofertat e tjera janë fiktive, që shërbejnë si koperturë për të legjitimuar garën.

Kur në ndonjë rast kompanitë besojnë se do të ketë me të vërtetë garë dhe garojnë seriozisht, atëherë institucionet përdorin planin B për të shpallur fituese kompaninë që duan. Këto janë kriteret teknike.

Përdorimi i kritereve për të skualifikuar ofertat e ulëta dhe paracaktuar fituesin e tenderave është pranuar dhe nga vetë Agjencia e Prokurimeve. Në shumë raste madje, kriteret i harton vete kompania qe është paracaktuar si fituese.

Ndaj ne shume prokurime mund të gjesh kritere të çuditshme si pasja e një vinçi që peshon X ton, apo pasja e 257 punonjësve.

Këtë radhe kriteret e Fondit Shqiptar të Zhvillimit duan fituese kompaninë Fusha në tenderin e Lungomares. Fundja drejtori i Fondit të Zhvillimit vjen nga radhët e Bashkisë së Tiranës dhe ndoshta i njeh mirë kapacitetet teknike të kompanisë Fusha. Por a është i drejtë ky vendim? Fjalën e fundit do ta thojë Komisioni i Prokurimit.

Por derisa Komisioni të thojë fjalën e tij, tradita u konfirmua sërish. Edhe këtë herë, oferta më e leverdishme për qytetarët, ajo qe u kursente atyre 200 mijë euro, u shpall sërish e pavlefshme. Dhe nëse merr vetëm 3 tenderat e fundit në infrastrukturë, Kardhiqin, Unazën dhe Lungomaren, në total bëjnë 5 milionë euro, që mund t’u ishin kursyer qytetarëve, por që u tretën në llogari formale dhe të fshehta. Me 5 milionë euro ndërtohet një rrugë e mirë fshati, dy shkolla dhe një pavion i madh spitali.

Në këtë pikë mbase i duhet bërë një pyetje qeverisë.

A do të fitojë ndonjëherë në tenderat e mëdhenj oferta më e ulët?

Apo gishtin e Boschardit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari14/10/2019 20:42

Edhe ti Klodian Tomorri, bukur po e luan bythen!!!
Ne darke i ben elegji fallco, plot te paverteta dhe mashtrime tendecioze RILINDJES sikur aviacioni civil shqiptar paska marre nje zhvillim te papare gjate regjimit komunist dhe ne ato periudha ku ne Shqiperi kane sunduar vetem socialistet dhe Rilindasit. Ne kohen e komunizmit 45 vjet ne Shqiperi kishte vetem aviacion ushtarak dhe ndonje avion qe vinte tek-tuk ne Rinas me udheheqes te vendeve komuniste dhe diktatoriale, ku perqafoheshin dhe putheshin si pederaste me udheheqesit tane komuniste. Shqiperia, jo vetem qe nuk kishte asnje avion civil per pasagjere apo qeveritaret e vet, por nuk kishte asnje linje te vetme te rregullt ajrore me ndonje vend te botes.
Ne emisionin tend tek TOP Channel, qe ishte i destinuar vetem per qeverine Rama dhe per kompanine e saj te re gjysmake Turko-Shqiptare AirAlbania (90%Turke me 10% Shqiptare), edhe statistikat e trafikut ajror perfeshinin vetem ato te qeverisjeve socialiste ne periudhat 2002, 2005 dhe 2018. Po nga 1993 deri 1996, nga 2005 deri ne 2013, nuk ka patur trafik ajror ne Shqiperi. Na tregove vizitat e shume udheheqesve komuniste dhe pritjet e tyre pompoze nga komunistet tane te ndyre, me te cilet pastaj beheshin armiq te betuar, por nuk nxore ne ekrane vizitat e sekretareve te DASH, te Presidentit Bush. Nuk e permende koncesionin varremihes per aviacionin shqiptar qe nenshkroi Fatos Nano per 25 vite te Aeroportit te Rinasit. Nuk ne permende se sa here eshte thyer siguria e aeroportit gjate qeverisjes se Rilindjes, dhe jane grabitur parate brenda aeroportit dhe deri ne barkun e avionit si nje sukses i Rilindjes, dhe akoma nuk eshte kapur asnje grabites.
Ndersa sot diten Tomorri na shaka tenderat dhe PPP e Rilindjes!!!
Nuk hahen ne te dyja krahet Tomorr!!!

Loni nga fieri14/10/2019 20:12

Ka ndonje qe Ka muhabet me kete pocecarin e osbes ti thote te vije ketej nga ana e lym murrizit e te takoj Llazin ,se Llazi mbahet si kallpsez ne anet tona mbase ika vajtur mendja derziut qe ne vend te gishtit te mezit qe ngriti ,do kobuzin e Llazit nga mbrapa .I thoni mor aman se e kam porosi nga Lymi dhe Nimut Musai I Patosit

Shto koment

Denonco