Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Si i demaskoi Borchardt, mediat e Ramës

Si i demaskoi Borchardt, mediat e Ramës

Nga Artan Cena - 14/10/2019

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt në mënyrë të pavetëdijshme e ka futur veten e tij në një situatë aspak të këndshme për një të dërguar ndërkombëtar në Tiranë.

Mbrëmjen e të dielës Borchardt i njohur për afërsinë me qeverinë e Edi Ramës dhe vetë këtë të fundit, ra pre e një thirrje të disa qytetarëve që ishin duke protestuar kundër arrestimeve të të afërmve të tyre tek Policia e Tiranës.

Edhe pse Ambasadori e dinte shumë mirë që në atë vend ishte duke u protestuar, së bashku me bashkëshorten e tij, vendosë që të kalonin në atë trotuar, e jo në trotuarin tjetër ku kishte dhjetëra e qindra policë dhe askush nuk do ti drejtohej atij.

U fut mes tyre dhe në kohën kur po kalonte dikush thirri ‘Rama Ik’ dhe më pas edhe ‘Shame on you’. Këtu ambasadori nuk mbajti më, ngriti gishtin e mesit përpjetë dhe ua drejtoi protestuesve. Më pas reagoi edhe bashkëshortja e tij.

Pasi bëri disa hapa ambasadori Bernd Borchardt vendosi ta ngrejë sërish gishtin duke e drejtuar nga protestuesit. Nëse hera e parë mund të merrej si një përgjigje instiktive ndaj thirrjeve të qytetarëve, hera e dytë e bën totalisht me faj ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, njeriun që duhet të bëjë reformën zgjedhore në vend.

Çuditërisht gjesti i Borchard u tentua që të kalohej në heshtje. Mediat e kapura nga Rama e kyçën gojën, sepse nuk mund të përgojonin mikun e kryeministrit. Pamjet e filmuara nga operatori i SYRI TV, bënë menjëherë xhiron e rrjetit. Të gjithë i panë, veç pronarëve/oligarkëve të medieve të cilët urdhëruan heshtjen.

Reagimet politike nga opozita ishin të shumta, duke kërkuar largimin e ambasadorit nga OSBE-ja dhe deri shpalljen e tij non grata për fyerjen e popullit shqiptar.

E pas një heshtje 12 orëshe, vendosi që dhe vetë Bern Borchard të reagojë, duke kërkuar ndjesë për ata që ishin fyer e duke tentuar për të lënë ‘kopilin në derë’ në fund të Twitterit të tij, ku shkruante se ‘mbështeste protestat paqësore’, gjoja se protesta e djeshme ishte e dhunshme.

Sapo doli ky mesazh mediat e Ramës vrapuan ta publikonin, kush e kush i pari, edhe pse nuk kishin publikuar në fakt ngjarjen që solli këtë ndjesë, fyerjen që Borchardt bëri ndaj shqiptarëve me atë gisht të mesit.

Por a mjafton kjo ndjesë e Ambasadorit për të shlyer skandalin që vetë krijoi?

A mjafton që disa fjalë në Twitter të shlyejnë fyerjen që u bëri njerëzve që ishin aty duke protestuar dhe mijëra të tjerëve që reaguan ndaj tij.

Reagimi në Twitter nuk mund të shlyeje një veprim të tillë, që nëse do të kishte ndodhur në vendin e tij, Gjermani, do të kishte shkaktuar një furtunë të vërtetë mediatike dhe popullore.

Prandaj ndjesa e ambasadorit nuk mund të pranohet as nga ata që ishin aty në protestë, por as nga populli.

E mënyra më e mirë që Bernd Borchardt të kërkojë ndjesë është të largohet nga Shqipëria dhe të ja lejë vendin e tij, dikujt që ka më shumë dinjitet se ai.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Populli16/10/2019 20:29

Duhet ta kishin lare me peshtyte dhe ta pastronte baskeshortja me gishtin e mesit

Mos u merni me nje gjerman te dshtuar15/10/2019 09:11

Një veprim rrugaçror që po ta kishte bërë ndonjë qytetar i thjeshtë shqiptar, me siguri do të hante një dru të fortë nga banorët e Astirit që kanë një vit që luftojnë për të drejtat e tyre.
Paturpësisht zotëria përfiton nga imuniteti dipllomatik, e kujton se me një ndjesë formale, mund ta kalojë këtë sjellje rrugaçërore.
Në fakt, kjo ngjarje nuk duhet të na bëjë që të përgjithësojmë tek ky person, politikanin gjerman., apo politikën gjermane.
Gjesti i tij, është i afërt me veprimet prej karagjozi të Ramës.
Ka qenë pra vetëm një shenjë e nervozizmit të humbësit, pasi vetë u fshi nga lista e politikanëve të Gjermanisë, e duke e ndjerë se edhe "miku" i tij shqiptar sëshpejti do të ketë po ate fat, i iku mendja të gjorit, e haroi se akoma figuron si ambasador i OSBE.
Me këtë gjest që bëri, jo vetëm që e përjashtoi veten nga aktiviteti publik, por e mbylli "karrierën" e tij si një gjerman i përbuzur që turpëroi edhe vendin e tij.
Të mos harojmë se ishte parlamenti gjerman ai që ja futi gishtin e mezit Ramës e mikut të tij gjerman, duke mbështetur shqiptarët edhe të Astirit, e duke demaskuar qeverinë shqiptare me 9 kushtet që i vuri për çeljen e negociatave.
Ato 9 kushte , demaskuan edhe qëndrimin korruptiv të këtij ambasadori, prandaj i iku mendja të gjorit.
Ai është thjesht një gjerman me preajardhje nga Gjermania lindore

Gladiator.15/10/2019 05:18

E keqja me e madhe sot per sot ne Shqiperi e ka emrin Edvin Kristaq qelbesira. Ky bandit po mban peng gjithe shqiptaret. Vendi i tij eshte BURGU.

krasasi tp14/10/2019 19:34

Për një javë do harrohet gishti i ambasadorit.Celja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë këtë javë, është një ngjarje e madhe.Këtu fillon edhe zgjidhja e halleve të 'astirianëve'.Kryebashkiakët dhe Kryeqeveritarët e Tiranës janë përgjegjësit kryesor të halleve dhe humbjes së kursimeve të qytetarëve.Të më tregoj kush që këtu e 25 vjet kan?7 një proçes -verbal të policisë bashkiake apo të ndonji institucioni publik ku i paralajmëron qytetarë që mos të ndërtojnë brënda këtij perimetri apo trajektoreje të caktuar.Pa leje kanë ndërtuar pothujse të gjithë.Po legalizimet apo hipotekimet me urdhë partije, apo me Euro janë bërë.Qeveri(të)a si bashkëfajtore, duhet të kthehen edhe në 'bashkëvuajtëse.Ku vajti qindi të vejë edhe mijta thoshin pleqtë e moçëm dikur.

FILANTROPI dt. 14 tetor 201914/10/2019 17:32

Ai nuk ikën nga Shqipëria se nuk e le Tao tao bashkë me Kryekaridhaton e ripjerdhjes.

PATRIOTI DT 14 tetor 201914/10/2019 17:27

Me gishtin e mezit lart ambasadori i OSBE BORSCHARD jo vetëm që fyeu ata protestues në rrugë por në opinionin tonë ai ka dashur tju thotë të gjithë shqiptarve dhe xhon turqve të rinj të politikës se BE jua ka futur në këto momente sepse nuk ka çelje të negociatave për Shqipërinë. Por le ti kthehemi edhe njëherë "xhestit" të palaços Borschard. Por sikur ta bënte këtë sjellje në atdheun e tij në Gjermani çfarë mund ti bënin këtij "shkërdhate" gjermanët?..

sx14/10/2019 17:21

ate gisht, thuajeni cope, ta fuse ne b e tij dhe te se shoqes.
ky qelbesire duhet paditur e ne mos kane guximin ta bejne, duhet rrahur qe ta mare vesh.
nuk i thuhet me turp i thuhet bq

Ani14/10/2019 17:10

Mather fack borschart.

PATRIOTI DT 14 tetor 201914/10/2019 16:53

Me gishtin e mezit lart ambasadori i OSBE BORSCHARD jo vetëm që fyeu ata protestues në rrugë por në opinionin tonë ai ka dashur tju thotë të gjithë shqiptarve dhe xhon turqve të rinj të politikës se BE jua ka futur në këto momente sepse nuk ka çelje të negociatave për Shqipërinë. Por le ti kthehemi edhe njëherë "xhestit" të palaços Borschard. Por sikur ta bënte këtë sjellje në atdheun e tij në Gjermani çfarë mund ti bënin këtij "shkërdhate" gjermanët?..

Albi14/10/2019 16:17

Plak matuf

Skrapari14/10/2019 16:15

Jo te largohet por te zhduket bytheq...

Shto koment

Denonco