Ku ta fusim gishtin e mesit të Bernd Bochard?

Ku ta fusim gishtin e mesit të Bernd Bochard?

Nga Bledian Koka - 14/10/2019

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Bochard nuk e ka humbur vesin e spiunimit te protestave. E ka bërë këtë edhe më herët kur ishte ambasador i Gjermanisë në Tiranë, duke spiunuar protestat e opozitës së Edi Ramës kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Duket qartë se një njeri që vjen nga Gjermania, ku praktikisht njerëzit mblidhen tufë vetëm në October Fest për të pirë birra e për të ngrënë wurstel, zilepset nga aftësia e 300 “spartanëve” të ASTIR-it që “guxojnë” të ngrejnë krye shembullore edhe ndaj një pushteti autokratik si ai i Edi Ramës që do ti nxjerrë në rrugë të madhe. Dikush mund të thotë se i gjendur përballë turmës që e fishkëllente, gjermani i natyralizuar prej vitesh si Rilindas,

Bernd Bochard ishte në të drejtën e vet që në gjaknxehtësi e sipër, tregoi gishtin e mesit, jo një, por dy herë ndaj protestuesve para Drejtorisë së Policisë. Socialistët do ta bëjnë këtë pa dyshim. Sepse fundja ata nuk do të mbrojnë vetëm investimin e tyre simbas shembullit azer të Alievit me “diplomacinë e haviarit”, por do të mbrojnë edhe vetë modelin e tyre të qeverisjes. Atë që pasi marrin votën, të fusin gishtin. E për besë, shembull më të mirë se banorët e ASTIR-it për këtë nuk ka. Sa herë ata dalin në protestë dhe përdhunohen nga policia e Sandër Lleshit, aq herë kumbon në rrugët e Unazës së Re edhe përbetimi i Edi Ramës që për votën e tyre u deklaronte se edhe Enveri të ngrihej nga varri shtëpitë e tyre nuk do të prisheshin.

Bernd Bochard në një vend normal, do të thirrej në Ministrinë e Jashtme e do minimalisht do ti kërkohej llogari se me cfarë gjendje lunatike përfshihet në një protestë civile, guxon të provokojë protestuesit, e më pas do të duhej  të këkohej automatikisht largimi i tij. Skandali diplomatik është aty, por u desh SYRI që të shikohej. Kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë, sepse ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk është e shqiptarëve, por është lodër ushtrimi për baby-face-in Gent Cakaj. Prandaj ky opsion pritshmërie bie ende pa u ngritur. Ajo që bën përshtypje është edhe heshtja e opozitës përballë këtij skandali. Nuk ka vend për tu intimiduar përballë një diplomati që e ka mbushur dhe e ka derdhur me kohë kupën e arsyes.

Gishti i mesit i ngritur dje paturpshmërisht nga Bern Bochard është një fyerje për të gjithë ata shqiptarë që mbështesin betejën e dëlirë të banorëve të ASTIR-it, e jo vetëm. E imagjinoni dot efektin e gishtit të mesit që do të kishte nëse ai do të ngrihej nga ambasadori i OSBE-së në Francë ndërsa ‘jelek-verdhët’ protestojnë në Champs Elysees? A mundet që për njëherë të vetme të mos ndahemi në “ne” dhe “ata”. A mundet që për njëherë të vetme të tregojmë se gishti i nxjerrë dje aq turpshëm nga Bernd Bochard të mos pushojë në të ndenjuart e shqiptarëve, por vetëm në ato të atyre që e lejojnë dhe e pranojnë një akt të tillë? Sepse një vend për gishtin e mesit të Bernd Bochard duhet ta gjejmë, o ta mbajmë vetë, o t’ia kthejmë mbrapsh. Për këtë të dytën duhet shtet, jo republikë bananesh!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari14/10/2019 21:13

E gjeta une vendin e gishtit te Bochardt-it, nje here ne bythen e Rames, pastaj ne te Balles dhe pastaj ne p... te Elises dhe me radhe te kuckave te Rilindjes.

Arta14/10/2019 15:29

In seinem arsch

Jorgo14/10/2019 14:35

Ky palaco ambasador sigurisht as do te ike as do te shpallet non-grata nga Rama. Por nje gje mund te bejne shqiptaret, kudo qe ta shohin ti therrasin me emer e ti tregogojne gishtin, shqiptarce ose sic e beri ai.

Gramoz14/10/2019 14:26

Mos ki hiç merak o Bled, e fut ne byth te vet ai, ai fut ate mikun e te tjerve, e nuk po futka gishtin e vet!

Shto koment

Denonco