'BB për Korporatën e Investimeve: Konflikt interesash dhe risk për buxhetin!'

'BB për Korporatën e Investimeve: Konflikt interesash dhe risk për buxhetin!'

Nga Jorida Tabaku - 12/10/2019

Nuk ka gjë më të rëndë për një shtet se sa shndërrimi i pushtetit legjislativ në një noter që voton dhe firmos çfarë t’i shkojë në mendje qeverisë apo pronarëve të ministrave, pra oligarkëve.

Gjithsesi përpara disa ditësh parlamentarizmi shkoi edhe më poshtë, pasi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua projekt-ligji i famshëm i Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Mirëpo e veçanta e mbledhjes ishte se projektligji në fjalë nuk kish ardhur përmes një rruge zyrtare me protokoll. Jo! Komisioni kish vendosur që të shqyrtonte një projektligj,  që sekretariati i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ia ka çuar kryetarit të Komisionit me email.

Praktikisht parlamenti, institucioni më i lartë sipas kushtetutës në vend, nuk respekton as vetë rregullat bazë të diskutimeve proceduriale dhe marrjes së ligjeve.

Tanimë është normale që qeveria, më saktë oligarkët, të komandojë parlamentin dhe deputetët përmes sekretarëve të ministrive.

Siç edhe kuptohet nga projektligji, qeveria ka bërë vetëm disa ndryshime estetike në këtë draft të ri.

Shumica e kërkesave dhe vërejtjeve që i janë paraqitur qeverisë dhe mazhoranës nga institucionet serioze si BB dhe FMN nuk janë pasqyruar. Madje Banka Botërore ka kundërshtuar pohimet e mazhorancës në lidhje me projektligjin.

Në një letër të drejtuar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ato nënvizojnë se shqetësimet e BB-së për draftin mbeten të pa adresuara.

    Problemi në lidhje me mandatin e zgjeruar dhe portofolin e madh institucional që ka KISH e cila është edhe manaxhere pronash, edhe pronare por edhe invesitore nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje logjike dhe ligjore.

    Sakaq BB vëren me të drejtë se propozimet e qeverisë për të supervizuar, rregulluar apo dhe audituar veprimet e KLSH janë shumë të dobëta. Sikundër dhe mungesa e një analize të riskut financiar dhe ekonomik sa i takon borxhit publik.

    Shqetësimet e BB janë mëse korrekte dhe parashtrojnë disa pika kyçe të hajdutërisë që po tenton të shndërrohet në ligj nga Parlamenti. I cili, siç dhe u tha nga deputetët, do të votojë brenda dy javësh në favor të projektligjit që vjedh pronat e qytetarëve dhe ua jep oligarkëve.

    Rruga që kryeministri Rama ka nisur të marrë do të jetë një kosto e lartë që shqiptarët do të mbajnë mbi supet e tyre.

    Pushteti i oligarkëve është tanimë aq i madh saqë me gjasë projektligjet e radhës do t’i shkojnë komisionit nga sekretaret e oligarkëve në email.

    Kjo përbuzje ndaj shtetit dhe Kushtetutës është shembulli më i shëmtuar se si duhet të sillen deputetët e një Parlamenti. Natyrisht këtë ndjesi nuk mund ta kenë deputetë që kanë dalë ose nga paraja e krimit të organizuar apo nga ajo e oligarkëve.

    Shqiptarët duhet t’i japin drejtim vendit dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mundësi.

    Një parlament-noter është ëndrra e çdo trafikanti dhe oligarku madje e çdo qeveritari që shqiptarët i përdor për t’i mjelë kursimet e për t’i ndarë kursimet e tyre me monopolet dhe oligarkët e tenderave.

    Prandaj nuk mund të pritet më asgjë, as taksa më të ulëta, as më shumë shërbime, as më pak informalitet, as ligje më të drejta dhe as konkurencë!

    Misioni e funksioni i këtij parlamenti ka përfunduar!

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    krasasi tp12/10/2019 14:24

    Znj.ish deputete ka të drejt.Jashtë proçedurave, me porosi ministreshe, meren vendime nga Komisionet e Kuvendit, deputetet në seancë ngren dorën si me komandë partie dhe me këto ligje të 'Shtetit të Leshit" siç e etiketonte Z.Basha nga çadra, duhet të përballen qytetarët dhe gjykatat.Të falënderoj nga zemra Znj.ish deputete, për 'spiunllëkun', nga rruga.Më lejoni të sjell në vëmëndjen t'uaj dhe të qytetarëve që: me mijra dosje në gjykata dhe në institucione publike, regjistroheshin dhe regjistrohen "në rërë" kur je afer detit, si psh në Durrës, ose në dëborë kur je afër malit të Dajtit, dmth në Tiranë.Ndaj kur Z.Basha çdo përpjekje të Z.Rama për të bër shtet,e konsideroj si një përpjekje për të bër "shtetin e leshit".Ndaj e ndoqën në protesta.Përpjekjeve të partnerëve ndërkombëtar miq të Shqipërisë për ndryshim nëpërmjet Reformës në Drejtësi ,opozita ju përgjigj nëpërmjet arratisjes me 6 muaj nga Parlamenti.Pastaj, djegjes së mandateve.R.D ishte plani B.Reformimi i shtetit, apo rithemelimi nëse mund të shprehemi kështu,mund të vinte vetëm nëpërmjet rinovimit të parlamentit ,dhe ky proçes nuk mund të realizohej pa rinovim të 'stafeve partiake'.Koha tregoi se as Ju, nuk jeni si Vjosa dhe as Z.Basha nuk është si Albini. ose Ju jeni, por Ne budallejt nuk ju kuptojmë."Misioni dhe funksioni i këtij parlamenti ka përfunduar",konkludoni Ju, por pyetja 5 milion dollarëshe ngelet.Me çfarë ta zëvëndësojmë,me anarki?.Po R.D ?.Në një perceptim të gjerë qytetar, Ajo (RD) konsiderohet si shpresa e fundit për ndryshim.Ju,fallxhorja dhe Shkullaku, thoni që e ka kap Z.Rama .Cështje besimi.Por edhe verifikimi.Në fund do kemi nje produkt.Nuk do presim që verifikimi të ndodh pas vdekjes tonë,siç ndodh në debatin midis besimtarëve dhe ateistëve, për jetën e 'përtejme'.

    Shqiptari12/10/2019 10:49

    Po, po. E frikesuat Ramen! E ka zene diareja nga frika juaj!!!
    Me fjale keni 6 vjet qe ia rruajtet bythen Rames dhe LALI Plehut!!! Ata po bejne cfare iu do trapi dhe as nuk e rruajne per juve!!! Vazhdoni "kercenoni" neper ekrane! Ashtu do edhe Rama me Plehun!!! Ka nje shprehje: Me dor mos luaj, me fjal hani mut gjithe diten dhe gjithe naten!
    Vetem flisni e flisni dhe vetem flisni perpara kamerave, qe ata njerezit e shkrete, te pashprese t'ju votojne neser????!!!!! Ta hane perseri sapunin per djath?? A nuk ishte PD 8 vjet ne pushtet, cfare beri per kete popull??? Ish ministrat hajdute te PD sot ose jane perseri ne krye te PD ose jane futur ne shtratin e ngrohte te pushtetit te Rames.
    Merrni shembull nga Albin Kurti se cfare beri 20 vjet ne opozite!!! Bythe e plasur se disa te mjere e quajne majtist apo marksist, ai mbi te gjitha eshte nje shqiptar trim dhe patriot. Si te hyje nga dera e majte apo te hyje nga dera e djathte, ai punon per popullin dhe shtetin e vet te shumevuajtur!!!! Ku e kemi ne Albinin tone??? Ku e kemi???
    Te lumte o i biri i Kristaq Rames, o i biri i kriminelit qe vari 2 poetet!!!
    Ua dhjeve boterisht te gjithe udheheqesve te deritanishem ne historine e Shqiperise!
    Shehi e kaluar shehikeve!!! Te lumte bytha! Tani te duket vetja edhe si Ismail Qemali, vetem me nje ndryshim diametralisht te kundert. Ai u robetua neper kancelarite e Evropes, duke shkuar me shpenzimet e veta personale per njohjen e pavaresise se Shqiperise, ndersa ti po mundohesh me mish dhe me shpirt me parate e shqiptareve te varfer qe Shqiperia te mbetet jashte Evropes dhe te jete cifliku yt i sigurte!
    Sikur Sali berisha te kishte bere 1 te dhjeten e ketyre qe po i ben ti Shqiperise dhe popullit shqiptar, socialistet do ti kishin vene zjarrin Shqiperise dhe Sali Berishen me gjithe te vetet do ta kishin djegur te gjalle!!!!! Edhe Avni Rustemi qe vrau ne mes te Parist Esad Pashe Toptanin i majte ishte! Edhe Revolucionin e qershorit 1924 te majtet e bene. Edhe Vasil Laci qe i beri atentat ne Tirane Perandorit italian Viktor Emanueli i 3-te, i majte ishte. Edhe atentatori Kajo Karafili i majte ishte. Edhe masakrimin e kundershtareve qe nga 1945 e deri ne 1990 te majtet e bene. Edhe te arratisurit jashte vendit sigurimi dhe agjenturat e majta i vrisnin. Edhe grupi terrorist "Hakemaje per Drejtesi" te majte dhe bij komunistesh jane! Edhe shperthimin e 1997 perseri te majtet e bene!! Edhe Zani Caushi i majte eshte, po te ishte treguar pak i zgjuar dhe i duruar sot do te ishte deputet dhe minister i brendshem i Rilindjes! Te gjithe kriminelet e shqiperise qe sot jane neper burgje dhe pak nga pak, vit pas viti po lirohen, te majte jane! Edhe koalicionin qe rrezoi Berishen ne 2013 perseri te majtet e bene (Koalicioni i qelbesirave PS-LSI-Krim i Organizuar)!!!!
    Por nuk eshte faji yt jooooooo! Ata e kane ne gjak kryengritjen! Ata te marrin gjak ne vetull!
    Te djathtet shqiptar, te masakruar gjate regjimit enverist akoma po bredhin neper gjyqe dhe neper zyrat e komunisteve per te marre shperblimet qe u takon. Ndersa persekutoret dhe masakruesit e tyre sot i kane perseri te gjitha pushtetet, qeverine, parlamentin, gjykatat, prokurorine, jane notere dhe avokate, jane neper zyrat e pushtetit dhe te administrates.
    Imagjinoni vetem para 4 ditesh kur vete Kryeministri bullist, iu drejtua ne Parlament ballistit te diskredituar Alimadhi, me gjuhen e Shefqet Musarait te 60 viteve me pare: Ju ballistet vazhdoni hani pula!!!!! Ja keta jane komunistet e pathyeshem, qe nuk i shkul dot nga pushteti me facebook dhe me konferenca shtypi nga foltoret e PD dhe LSI.
    Ata e dorezojne pushtetin vetem kur iu do trapi!!!! Dhe ua marrin pushtetin te djathteve atehere kur iu do trapi!
    Te djathtet jane frikacake dhe kane mbaruar me kohe! Ata dine vetem te ankohen dhe nuk te prekin me dore! Prandaj i mbajne syte nga Perendimi, BE dhe SHBA per shpetim, njesoj sikur prisnin nga 1945 e deri ne 1990!!!

    Shto koment

    Denonco