Nëse edhe pas kësaj fitoreje, Vetëvendosjes nuk i mundësohet drejtimi i Kosovës ...

Nëse edhe pas kësaj fitoreje, Vetëvendosjes nuk i mundësohet drejtimi i Kosovës ...

Nga Kim Mehmeti - 09/10/2019

“Është irituese kur dëgjon se edhe LDK-ja kërkon rinumërimin e votave në Kosovë, se me çdo kusht donë të del e para dhe ta merr postin e kryeministrit?!

Dhe është e pamundur të mos pyesësh vetveten: vallë drejtuesit e kësaj partie mund të jenë kaq të pangishëm dhe kaq të pandjeshëm ndaj vullnetit dhe fatit kolektiv?!

Andaj keni kujdes dhe mos e hidhni poshtë atë që e kam deklaruar para një muaji: si do që të bashkëpunojnë mes veti Lëvizja Vetëvendoje dhe LDK-ja, do mbetet ajo që ato i dallon dhe i ndanë mes veti sa qiellin e tokën: VV e din si i ndihmohet dhe si i shërbehet Kosovës, e LDK-ja e dinë si sundohet e si zhvatet ajo!

Andaj VV e sheh Kosovën si vend të cilit gjithmonë i kanë munguar burrështetas që do i shërbenin asaj, e LDK-ja si shtet të cilit i mungojnë sundues që do vazhdojnë ta zhvatin atë.

Shikuar nga ky këndvështrim, drejtuesit e LDK-së me asgjë nuk dallojnë nga ata të ‘Klanit Pronto’, për të cilët Kryetari i VV ishte, dhe mbeti, armiku më i madh i tyre se cilido burrështetas serb. Pra, LDK-ja e tanishme thuajse me asgjë nuk ndryshon nga PDK-ja, përpos të shkuarës së saj të lavdishme kur i shërbente pavarësisë së Kosovës, e me të cilën, ajo e mbulon të sotmen dhe turpin e saj të viteve kur, si gjithë sunduesit tjerë, e zhvati vendin.

Shkurtë e shqip, LDK-ja i ngjanë një vajze të përdalë, e cila i shitet e i përdridhet atij që i ofron më shumë, por si bijë e familjes së njohur që është, nuk mbetet e pamartuar, sepse dikush e merr për ‘grua’ prej zori, e dikush shkaku i namit familjar! Pastaj siç duket, drejtuesit e saj kanë mendësi politike ‘serbe’ dhe atë që nuk mund ta arrijnë me votë, e realizojnë nëpërmjet të shantazhit. Dhe duke qen të tillë, ata janë mësuar gjithmonë, e me cilindo, të jenë pjesë e qeverisë si dhe të sillen thuajse kurrë nuk e kanë drejtuar Kosovën dhe se nuk janë nga ata që vendit ia morën të gjitha, e nuk i dhanë asgjë!

Andaj duhet thënë qartë e shqip: nëse edhe kësaj radhe shkelet mbi vullnetin e popullit dhe të rinisë kosovare, pra nëse edhe pas kësaj fitoreje, VV i pamundësohet drejtimi i shtetit atëherë nuk ka dyshim se Kosovën ende e kontrollojnë qarqet policore e politike serbe!” (Kim Mehmeti)

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Re bo09/10/2019 21:23

E kemi te lehte ne qe ate qe nuk na proftas ta etiketojme me turli lloj emrash. Andaj Kim mos u merzit. Nuk e kane me ty. Jo. Por nuk bien dakort me vetveten. Nuk e lene mendjen e tyre te notoje ne logjiken e gjerave. Nqs ne Kosove gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet, xmth qe pjesen e luanit te fajit e kane partite nga kane dale qeverite e Kosoves. Padyshim edhe LDK. As mua kjo nuk me pelqen, por me sa duket eshte e vertete. Pastaj, ka kohe qe LVV pritet te marre drejtimin e gjerave ne Kosove. Mbetet te shohim nese gjerat do te ndryshojne per mire. Une jam i djathte e LVV e majte. Te durojme e te shohim. Une per vete i uroj sukses edhe LVV edhe LDK.

vera09/10/2019 16:02

Shpresojme qe VV te jete vigjilente,mos t,ja haje macja peten.

Kosta09/10/2019 11:43

Ne lidhje me opinionin per LDK.....Kim Mehmeti, mendoi se e ka tepruar....ndofta Kimi e ka pire pak, fare pake nga ajo kupa e corbes serbe dhe te Sorosit?....eedhe mundet se edhe Kimi eshte shqiptar....e ka pak gen shitbleresi.....

Kosta09/10/2019 11:43

Ne lidhje me opinionin per LDK.....Kim Mehmeti, mendoi se e ka tepruar....ndofta Kimi e ka pire pak, fare pake nga ajo kupa e corbes serbe dhe te Sorosit?....eedhe mundet se edhe Kimi eshte shqiptar....e ka pak gen shitbleresi.....

Shto koment

Denonco