Një rënie e paralajmëruar

Një rënie e paralajmëruar

Nga Jorida Tabaku - 08/10/2019

Çfarë po dëgjojmë sot nga goja e zyrtarëve të lartë të Bankës Botërore është një realitet i hidhur i paralajmëruar me kohë nga PD.

Shqipëria ka një rritje ekonomike 2.9%, pra më të ulët se sa parashikimet dhe me gjasë kjo ulje do të thellohet më shumë në vijim.

Shkaqet e një rënie të tillë ekonomike lidhen me situatën jo vetëm politike por edhe me drejtimin e gabuar që ekonomia në vend ka marrë.

Një presion i gjithanshëm shtetëror karshi biznesit, taksat e larta që rëndojnë xhepin e qytetarit dhe një klimë armiqësore investimesh.

Shqipëria është kthyer në një han pa porta ndërsa ekonomia vazhdon të ndëshkohet nga sjellja pa vizion e qeverisë dhe mazhorancës.

Vendi po varfërohet përditë e më shumë ndërsa shqiptarët janë të parët për azilkërkues nga BE-ja. Krahu i punës po bie, biznese po mbyllen ndërsa qeveria vazhdon shpërndarjen e PPP-ve si certifikata të së ardhmes.

Ciklin rënës nuk mundet ta ndalojë kjo mazhorancë, ky kryeministër dhe kjo qeveri. Ne, kemi ofertën e duhur për të nxjerrë nga bataku i çmendurisë që e kanë futur ekonominë ata që duan ta shesin Shqipërinë në tregun e PPP-ve dhe varfërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp08/10/2019 12:13

Znj.A mund të na i bëni të ditur 'ofertën' tuaj?.Për:
1.Ligjin zgjedhor.
2.Financimin e partive.
3.Aleancat.
4.Aleatët gjeostrategjik.
5.Mbi Reformën në Drejtësi,në kushtet kur ajo mund të stopohet, për shkak të këmbënguljes të lidershipit ë ri në PD,që këmbëngul për mos tu fut në sistem .Pra nëse Z.Rama i leverdis sikurse Ju zgjedhjet e parakohshme.
6.Mbi qëndrimet ndaj konçensioneve, të dhëna nën qeverisjen e PD, por edhe këto nën qeverisjen e sotme.
7.Cila është zgjidhja që ofroni për problemin e pronave dhe pasurive të shqiptarëve ,në kushtet e kaosit total të shkaktuar, edhe, nën qeverisjen e PD.
8.Për Akademinë e Shkencave.
9.Për ligjin e Arsimit të lartë.
10.Për shëndetësinë.
11.Për marrëdhëniet me BB dhe FMN.
12.Për nxitjen e investimeve të huaja.
13.Për buxhetin në bujqësi.
14. Për nxitjen e punësimit dhe hapjen e vëndeve të reja të punës.
15.Për reformën në administratën publike.Të gjitha këto(oferta) të bëra publike, do kompaktësonin jo vetëm partinë ,por edhe elektoratin dhe grupet e interesit rreth opozitës.Deklarimet, 'këtu e atje', ngjajnë si raportime gazetarësh nga tereni.
5.Për lobimin si PD për çeljen e negociatave me BE.

Shto koment

Denonco