Ne mendojmë se jemi më të mirë nga ç’jemi

Ne mendojmë se jemi më të mirë nga ç’jemi

Nga Erald Pashaj - 06/10/2019

Gjatë muajit që shkoi kam takuar disa drejtues biznesesh që më thonë: “Ne jemi më të mirët në Shqipëri”. Në Kosovë më thonë: “Të tjerët janë krejt pa lidhje me shërbimin tonë”, dhe në të dy anët e kufirit kam dëgjuar: “Ne kemi mullirin më të madh në Ballkan”, “Kemi ekspozitën më të bukur në rajon”, “Si i trajtojmë ne punonjësit nuk gjen tjetër, veç në Zvicër po gjetën”, “Ne e kemi bërë këtë për herë të parë në Evropë”. (Kjo “për herë të parë” është shprehja më për të qeshur dhe që e thonë për çdo gjë) “Shërbimin si tek ne, ta shohin në ëndërr klientët”, etj. Çudi e madhe kur i dëgjon!  

Në fakt gjithmonë kam menduar që një shqiptar mesatar mendon se është më i mirë se gjithë të tjerët. (Kohë më parë edhe unë e kam menduar për veten time). Po të pyesësh kandidatët gjatë një interviste të thjeshtë pune, sesi do e klasifikojë veten në përdorimin e ekselit, mund të them që 70% thonë: - shkëlqyeshëm. Po t’i pyesësh për njohjen e gjuhës angleze, 50% thonë: - shkelqyeshëm dhe 45% thonë: - mirë, por nuk e kam praktikuar, dhe vetëm 5% thonë: - jo, nuk di anglisht. Madje kur kam qenë në shkollë të mesme, mësuesit e gjimnazit e konsideronin veten më të mirë se mësuesit e tetëvjeçares.

Gjithmonë e kam pyetur veten se kushedi sa më të mirë e shohin veten pedagogët në universitete krahasuar me mësuesit në gjimnaze.

Them se pedagogët mendojnë se janë 100% më të mirë se të gjimnazeve, e po kështu mësuesit e gjimnazeve mendojnë të njëjtën gjë ndaj atyre në tetëvjeçare. Unë mendoj që më shumë ky është nje iluzion epërsie ndaj të tjerëve, sesa vërtet janë “më të mirë” se të tjerët. Por edhe në qoftë se janë më të mirë, e para ndryshimi ndërmjet tyre nuk është aq sa ata mendojnë dhe e dyta ky ndryshim mund të jetë shkaktuar vetëm nga mjedisi ku një pjesë e njerëzve thjeshtë ka patur fat dhe është gjenduar në një mjedis më zhvillues.

Kjo mënyrë e të menduarit reflektohet edhe në mënyrën sesi bëjmë biznes, si shërbejmë ndaj klientëve dhe si drejtojmë në punë.

Po ku qëndron problemi nëse mendojmë kështu? Problemi qendron se kjo mendësi të lë në vend numëro, madje të çon mbrapa, e më mbrapa nga viti në vit sepse koha ecën, ndërkohë që ti fle me mendjen se je “më i miri”.

Ia thua vetes nja 10 herë këtë dhe fillon edhe e beson, nuk bën asgjë të re, por vetëm përmend të tjerët që nuk bëjnë. Në këtë mënyrë nuk ecën, e nuk je aspak më i miri, dhe në rastin më të mirë je thjesht një mesatar, e në rastin më të keq je shumë pranë problemeve të mëdha që nuk e shikon.

Më mirë të mendojmë ndryshe, të mendojmë që punojmë jo mirë, pa cilësi, pa plan, pa rregulla, kemi defekte, shërbejmë dobët, nuk dimë të shesim siç duhet produktet, sillemi si mos më keq, drejtojmë si feudale, etj. Kjo nuk do t’na bënte keq, përkundrazi do t’na ndihmonte që të përmirësohemi.

Faleminderit që më lexoni, ku edhe unë kam shumë, shumë për të përmirësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

+27798570588 Best Traditional Healer, Lost Love Sp07/10/2019 11:33

Prof. BAZUKE MBALO ‘+27798570588’. Is unique Traditional herbalist healer, Lost Love Spell Caster, Sangoma like no other; His regarded by many as the Greatest healer of this generation;

Am the only best powerful traditional spiritual herbalist healer, Lost Love Spells, Powerful Sangoma, LOTTO Winning Spells, Marriage Spells Caster, AZUUA Magic Ring for wealth, AZUUA Magic Wallet for money, Get Money into your Account Spells, Penis Enlargement Medicine, Back pains Medicine, Hips and Bums Enlargement, Breasts Enlargement, Short boys for money, Black Magic Spells, Voodoo Spells, Binding Spells and many more.

I use the miracle black magic spells and strong herbal medicine to heal and cure all people’s complications in life. I inherited this job from my ancestors of my family. For so long my family has been famous as the best traditional spiritual healer family.

“I can read your fate and destiny accurately by using the ancient methods of checking through water, mirror, your hands and many other enabling me to tell you all your problems, AM the current leader and Foreteller of the grand ancestral shrine of BANTU which has been in existence since the beginning of the world as a source of the most powerful unseen forcers, I have solved many mysterious problems by using the invisible powers. Am regarded by many as the greatest powerful spiritual healer on the planet today”

# Bring back lost lover in (3days).
# Strong love spells/Marriage spells
# Do you want divorce or stop it?
# Make him/her love yours alone.
# Business and money boosting and customer attraction
# Stop court cases(same day)
# Do you have pregnancy complications?
# Get a partner of your choice (3days).
# Job and job promotion
# Remove bad luck
# Remove tokoloshe, cleansing of homes premises.
# pass all assignments: Work interviews, school exams, soccer interviews
# win all chance games (lotto, casino, soccer bet, etc)
# ultimate magic powers for Leadership, preachers(fellowships), sangomas
DETAILED INFORMATION:
CALL/WHATSAPP Prof. BAZUKE MBALO ‘ +27798570588 ’
Email me: prof.mbalobazuka@gmail.com
Visit my website: https://www.best-traditional-herbalist-healer.com/

NOTE: “I HELP AND DO DELIVERIES TO PEOPLE ACROSS THE WHOLE WORLD”.

albana07/10/2019 09:03

realitet i hidhur

106/10/2019 13:28

Ka shume te drejte

popull06/10/2019 11:02

good point of view????! Congrtl

Shto koment

Denonco