Për bisedat në WhatsApp, Rama-Macron

Për bisedat në WhatsApp, Rama-Macron

Nga Hysni Gurra - 04/10/2019

Edi Rama mbrëmë foli për liderë botërorë, bisedat me ta, çështjet e brendshme të vendeve të BE...etj. Madje shkoi deri atje sa si pa mendje, la të kuptohet që ky me Manuel Macron flasin si dy filozofë!

Pra flasin për filozofinë e Kontinentit të Vjetër, ndajnë pikëpamjet e tyre, si mendjet e mëdha pra, Sartre dhe Beauvoir, për luftërat botërore.

Veçse biseda e Ramës dhe Macronit nuk bëhet në kafenenë ‘Café de Flore’ në Saint-Germain-des-Près, kafenenë mitike të filozofëve, por është diçka edhe më e afërt, flasin në WhatsApp!

Thënë më thjesht, ky e kupton Macronin, sepse Macron nuk e ka se nuk do Shqipërinë në EU prej drogës, korrupsionit, mungesën e shtetit të së drejtës etj. Por nuk ia hap negociatat se filozofia e tij për zgjerimin është ajo që e pengon. Se gjoja Macroni është duke menduar një rikonceptim tjetër për EU, tani jemi në momentin që ‘ideja e tij filozofike’ nuk kuptohet dot nga masat e gjera në EU, në Shqipëri jo e jo, këtu vetëm Rama, si njeri i sërës së lartë mund të arrijë ta kuptojë diçka të tillë. Dhe Rama këtë koncept filozofik po mundohet ta shpjegojë për masat e gjera popullore në Shqipëri. Një herë duke përqeshur Dash Shehin, një herë tjetër duke thënë se Ilir Meta ka lujt mendsh, pastaj se Luli është njeriu i rusëve, pastaj se fajin për të gjitha këto e ka Berisha...etj etj.

Sigurisht masat e gjera në Shqipëri ashtu janë, të trasha deri në kufijtë e të pabesueshmes, sa kohë besojnë Ramën që ka hapur 4 herë negociatat me BE deri tani.

Por zoti Edi nuk thotë një gjë, ai nuk e thotë dhe askush nuk e pyet:

-Ore dakort, Macron ka filozofinë e tij, Holanda po ashtu dhe ndaj nuk na i hapin negociatat.

Po Maqedonisë së Veriut pse thonë do ia hapim ata?

A nuk bie kjo gjë në kundërshtim me filozofinë e tyre të zgjerimit?

Shpjegoja pak popullit zoti Edi, shpjegoja pak më qartë këtë koncept filozofik, se helbete të ra ty tani kjo barrë të jesh drejtuesi i një makine të mbushur me të trashë, me rob që s'marrin vesh nga filozofia.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kadriu06/10/2019 23:07

Mos e kerkoni kurre te verteten tek nje narcizist.
Me e shumta qe do te zbuloni eshte nje justifikim qe do ta beje ate viktime apo hero. Por kurrsesi fajtor apo te poshter.

Ajo04/10/2019 17:49

Zoti..... Osumi,
Nuk eshte e vertete se i gjithe populli eshte injorant, por eshte i keqinformuar dhe brainwashed ( ne shqip: popullit i eshte shpelare truri nga propoganda qeveritare) me ndihmen e zellshme te te ashtuquajturve opinioniste. A keni pare qofte nje drejtues emisionesh politike qe intervistojne madherine e tij, Ramen, ti kene drejtuar qofte nje here te vetme kete pyetje te thjeshte dhe direkte: nese Franca dhe Hollanda nuk duan te lejojne zgjerimin e EU me vende te tjera aspiruese, si ka mundesi qe jane dakord ti hapin deren Maqedonise se Veriut dhe neve per te katertin vit radhazi na i perplasin deren ne fytyre? Dhe mos harrojme qe MV ka qene dekada larg Europes se Bashkuar, kur Shqiperia ishte aq prane hspjes se negociatave ne vitin 2013. Pse vazhdojne ti bejne vetem pyetje qe i interesojne Rames dhe e lejojne pa e nderprere me nje shprehje sa idiote aq edhe perulese ne fytyrat e tyre te shitura keq, ndersa Rama, “ udheheqesi global” brockullit si ti doje qejfi?
Sigurisht, masat e gjera, sidomos ne nje vend si Shqiperia, nuk jane edhe aq te afta te ndajne realitetin nga propoganda, por ata jane plotesisht te afte te kuptojne dhe ndjejne ne shpinat e tyre pasojat e keqqeverisjes. Prandaj i duhen Rames lakej te tipit Mero, Balla, Minxhozi, Nano, Fevziu e plot e plot te tjere( ne fakt pothuaj te gjithe “ analistet politike” jane prej kohesh ne xhepin e Rames) qe ta ndihmojne te corosite mendjet dhe te tulate rebelimin e nje populli te varfer dhe fatkeqesisht te perulur, fale represionit 45- vjecar te nenes parti me emrin e kthyer ne PS.

Osumi 04/10/2019 15:50

Edvin Taqi Sumq... eshte kokra e gomarit por fatkeqesisht fjala e tij ze vend ne kete popull injorant qe mbizoteron ne Shqiperi.

Shto koment

Denonco